Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda Gjoci: Gruaja shqiptare, mjerisht e dhunuar!

 

Pavarësisht makiazhit me kolore e batuta banale kafenesh të Edi Ramës, gjendja e gruas në Shqipëri është nën një presion mesjetar duke reflektuar dhe vetë qeverisjen klanoro-sulltanore të vendit.

Nënat e vajzat shqiptare vuajnë jo vetëm mbeturinat e doket e kaluara, por jetojnë ekonomikisht skajet e mbijetesës, të papuna; ato që janë në punë me paga të trishtueshme në një shoqëri të kushtueshme.

Turp për një kryeministër që me çitjane e batuta tallet anekënd Shqipërisë dhe mijëra nëna nuk kanë drekën t’ua shërbejnë vogelushëve, pa përmendur qindra që jetojnë pa energji e pa ujë të ndaluar nga “reformatori” i çitjaneve!

Sot në varreza anë e kënd vendit prehen tragjikisht qindra gra e vajza të vrara e masakruara, ndërsa në spitale paraqiten me mijëra të rrahura kafshërisht e dhunuara.

Natyrisht nuk jam aq infantine sa të fajësoj Edi Ramën për çdo rast, por kam gjithë argumentet jetësore njerëzore e psikologjike ta fajësoj e ngrej gishtin mbi të në dy aspekte të cilat përbëjnë shtyllën dhe shtysën themelore të kësaj gjendje:

-E para ne jemi një vend i vogël që jetojmë energjikisht epokën dixhitale dhe nuk ka njeri që nuk e di me shembuj se Kryeministri i Shqipërisë është i dalluar e provuar botërisht si një dhunues frekuent grash. Ky fakt i jep kurajo deri në qytetari krimit e dhunes ndaj grave.

-Edi Rama në 6 vite qeverisje ka rrënuar jo vetëm moralin demokratik, por dhe rendin ekonomik, duke e shndërruar vendin në ‘parajsë’ të varfërisë. E këtë më shumë se kushdo e përjeton dhe e pëson gruaja.

Emancipimi e revulucionarizimi i jetës së gruas shqiptare janë veçse pikturë e degraduar propagandistike e laboratorit mashtrues mediatik të Edi Ramës. Ndaj le të mos ndalojmë së ngrituri zërin, të reflektojmë të protestojmë për të shporrur simbolin kombëtar e individual të dhunës së grave shqiptare dhe jo vetëm me një emër të përveçëm: Edi Rama.

Kjo nuk zgjidh ‘deus ex machina’ çdo problem të gruas shqiptare, por shkallmohet një skelë themelore që mban gjallë krimin dhe dhunën njerëzore.

Please follow and like us: