Albspirit

Media/News/Publishing

PD kryen vetingun e të zgjedhurve të saj

Zyrtarët e Partisë Demokratike do të kalojnë përmes një kontrolli të integritetit moral dhe profesional, pavarësisht se janë jashtë të gjithë institucioneve qendrore dhe vendore.

Ka nisur plotësimi i strukturave, proces ky që paraprihet nga kalimi në sitën e vettingut i të gjithë zyrtarëve të PD, përfshirë edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Formulari i vetëdeklarimit ka 13 faqe dhe është i vlefshëm edhe për çdo kandidat për zgjedhje vendore apo parlamentare. Në të kërkohen të dhënat personale, të dhëna për punësimin, të dhëna mbi shkollimin, mbi eksperiencën në punë, të dhëna për pastërtinë e figurës që lidhen me gjendjen gjyqësore dhe të dhëna mbi veprimtarinë politike.

Zyrtarët demokratë, janë të detyruar krahas çdo eksperience punësimi apo niveli arsimimi, të deklarojnë edhe marrëdhënien e tyre me ligjin.

Formulari është i ngjashëm me atë të dekriminalizimit, ndërsa kërkon të detajuar në qoftë se zyrtari ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet shqiptar ose i huaj dhe a është dëbuar nga ndonjë shtet.

Në seksionin e të dhënave për veprimtarinë politike, formulari kërkon në detaje informacion nëse zyrtari ka qenë i përfshirë në veprimtari politike duke nisur nga periudha 1944 deri në 1991, si dhe të deklarojë nëse ka qenë anëtar apo kandidat i Byrosë Politike, i Komitetit Qendrorë të PPSH, Anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, bashkëpunëtor (kalec, spiun), i ish Sigurimit të Shtetit, anëtarë i komisionit qendror të Dëbim-Internimit, punonjës i Institutit të Studimeve M-L, drejtuesapo denoncues ose dëshmitar në procese politike të posaçme.

Please follow and like us: