Achileas Paraschos: DASHURI E DYZUAR
Achileas Paraschos
Çdo zemёr mundet njё Hyjneshё ta çmendё e ta lajthisё
mjafton njё gotё mbushur farmak e mendja majё çatisё,
veç zemra ime s’ёshtё kёsoj, mё ka tjetёr namuz,
se helmin thith nga njё leshverdhё e tё syzezёs buzё,
njёra mё puth edhe mё vdes, e tjetra vjen atёherё
e me njё puthje mё ringjall e prapё mё çon nё ferr…
Njё trëndafil jetёn ma merr, njё trëndafili ma ruan,
zjarri ma ndez zemrёn e gjorё, e flaka vjen ma shuan,
nё krahё tё vdekjes ujё i shenjtё simbol pavdekёsie
e tok me ujin pi farmak qё vdekjen prapё mё bie.
Rroj edhe vdes, nё çdo agim qё zbardhёllon nё terr,
vdekja nё qiell mё dёrgon e qielli nё skёterrё…
Oh, ç’ ëmbёlsi, vdekja mё gjen qarkuar me ylbere,
netёt e mia leshverdhojnё e ditёt janё esmere,
sa del leshverdha nё agim çel ngjyrat e pranverёs
dhe qiellin dhe diellin dhe mrekullitё e erёs,
por dhe syzeza virgjëreshё kur nis edhe afrohet,
nё qiell yje vezullojnё dhe reja turbullohet.
Si nёnё e dhembshur qielli stolis leshverdhёn time,
i fal ndriçimin flakёror, tё diellit agime,
e perëndime gjithё lezet i vesh nё gushё e faqe
freski nё gji, rreze flori, flokёt si manushaqe.
Veçse rrufenё k’saj vasheje nёna nuk ia dhuron,
pse vetё vështrimi i saj rrufe si vetёtimё ndriçon!
Por tek syzeza ime veç si mbi njё yll tё shkruar,
Hadesi tok me qiellin duart i kanё bashkuar,
njёri katranin i blatoi nё atё sy tё shkretё,
nё vetulla e nё qerpikё, nё flokё e nё gёrshet.
Por ndёn atё shikim, o Ζot, shkëndijё qё xixёllon,
agimi falet nё errёsirё e natёn pёrgjёron!
Kur nis leshverdha e kёndon iso i mbajnё bilbilat,
aromat kёndshёm psherёtijnё, buzёqeshin karafilat,
po kur syzeza buzёt hap e kёngёs ia merr shtruar
me sy tё hapur ëndёrroj, e gjoksi rreh malluar…
Shpirtin tek buzёt lehtё e puth, e kёnga gurgullon
siç uji puth tokёn me afsh e pema lulёzon!
Pa del leshverdha buzagaz, krahёhapur, gjokszbuluar
e me dёshirё e gaz më pret: tjetra e dashuruar,
kur mё shikon qё rri mёnjanё e sytё mё mbushen lot
vjen e afrohet tёrё merak, me lajle e lule bot…
Buzёqesh me flokun e argjentё, pёr sytё e zinj unë qaj,
me yjet netёve gёzoj, me agimet ëndrra ndaj.
Kё dashuroj? tё dyja tok… ky shpirti im i do,
nё ferr tё digjet pёrvëlim, ndanё qiejve, ngado,
se qё tё dyja mё mungojnё kur njёrёn nuk kam pranё,
mungon nga dhembja ç’ do gёzim e gazi dhembje s’mban,
e mua mё pёlqen tё thith veç nga njё gotё trazuar,
tёrё shkumёn e pavdekёsisё, dhembjen me gaz bashkuar!
Shqipёroi Arqile Garo, libri “Pelegrin në Ujëvarat e Poezisë Helene”.