Albspirit

Media/News/Publishing

1982/Gënjente si të gjithë për shifrat imagjinare të sukseseve, burg Thomait, sekretarit të parë

1982/Gënjente si të gjithë për shifrat imagjinare të sukseseve, burg sekretarit të parë

Kastriot Dervishi

Nisur nga fakti se komunizmi është mashtrim publik (propagandë) dhe krim (deri gjenocid kundër njerëzimit), as nuk mund të pritej që edhe midis njëri-tjetrit të mos gënjenin. Të gjithë gënjenin në regjimin komunist me shifra të paqena. Gënjeshtra ishin kthyer në sistem. Raportimi kryesori ishte ai midis zvogëlimit të sipërfaqes dhe rritjes së prodhimit. Erdhi, një kohë që regjimi mendoi të bënte një shembull. E zgjodhi këtë pikërisht nga një rreth i varfër dhe pa peshë ekonomike si ai i Pukës. Në pranga u vunë sekretari i parë Thoma Dine dhe kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit, Bogiç Mataj. Për sekretarin e parë u tha fillimisht se në vitet 1979-1981 ishin zbuluar mashtrime të mëdha në raportimet nga kooperativat bujqësore. Implikoheshin 115 komunistë e kuadro në raportime falso. Karakterizohej si “mikroborgjez”, “intelektual i sëmurë”, “mendjemadh”, “karrierist”. Më 7.9.1982 Byroja Politike autorizoi arrestimin e tij. U dënuan nëpërmjet një procesi penal.

Please follow and like us: