Albspirit

Media/News/Publishing

PD publikon përgjimin ku del dhe prokurori i bëshëm Osmani

Ish deputeti demokrat, Ervin Salianji dorëzoi këtë të mërkurë një CD në KPA, ku sipas tij provohet se prokurori Gent Osmani ka komunikuar në mënyrë jo vetëm miqësore me Alfred Alizotin, por më pas përgjimi është fshirë.

“Duhet të hapet një hetim për shpërdorim detyre për të dy prokurorët, por kryesisht për prokurorin pa short dhe të imponuar nga politika, Gent Osmani”, tha ish deputeti demokrat.

Gent Osmani është anëtar i KLP-së i cili vendos për emërimin, shkarkimin apo transferimin e prokurorëve të çdo niveli, po ashtu edhe për krijimin e SPAK-ut.

Por çfarë përmban ky përgjim? Sipas PD-së,  në audio-përgjim tregohet bashkëpunimi mes prokurorit Gent Osmani me dëshmitarin e sajuar Fredi Alizoti, për të mbuluar përfshirjen në trafikun e drogës të Agron Xhafajt, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

https://www.facebook.com/opinioni.al/videos/2155987417864256/

Please follow and like us: