Albspirit

Media/News/Publishing

Rajmonda Bulku-Edi Ramës: Ndërto teatër të ri, jo duke shkulur të vjetrin!

Image result for policet te teatri

Aktorja dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rajmoda Bulku iu është përgjigjur postimit të kryeministrit Edi Rama në Facebook, i cili e citonte atë duke thënë se ishte pro ndërtimit të një teatri të ri. Rajmonda Bulku i kërkoi Ramës të respektojë traditat dhe të ruajë historinë.

“Unë jam për një teatër të ri, dhe i qëndroj deklaratave te mia, por jo ne dhunim te ligjeve, kolegeve, miqve e shokëve te mi! Respekto traditën! Ruaje historinë!”, ka qenë reagimi i saj.

“Ndërto teatër të ri, jo duke shkulur të vjetrin! Jam larg dhe me vjen keq që mungoj te jem mes kolegësh në teatër …!!!! Ne krahët e mi mbaj mbesën time qe me mrekullon dhe dëshiroj qe te behet aktore teatri….!!!”- shprehet aktorja pak orë pas mesazhit që dha Kryeministri Rama.

Rama shkroi sot në Facebook mesazhin e saj, që ishte pro prishjes së Teatrit.

“Minoranca e zhurmshme dhe e verbër teatralo – politike, nuk përfaqëson asfare opinionin e shumicës së komunitetit të artistëve të skenës, për projektin e Teatrit Kombëtar!

Ja çfarë mendon një aktore e njohur e skenës kombëtare, e cila jo vetëm s’ka asnjë lidhje me këtë shumicë qeverisëse, po ka qenë aktive si qytetare qysh në kohën e ndryshimeve historike dhe më pas edhe si deputete, në radhët e Partisë Demokratike, duke cituar Rajmonda Bulkun:

“Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër. Nuk ka rëndësi fare se çfarë.”

“Godina e teatrit duhet shembur, pa dyshim. Ne po përjetojmë kushte mizerabël. Unë nuk e di se si punojmë aty, është turp të punosh aty. Tani që u gjet Turbina, shumë mirë, ajo sallë është për atë zonë, atë lagje dhe si ajo duhet të ndërtohet edhe një në Kombinat, edhe një në Laprakë, që padyshim është një lagje afër Tiranës. Unë do të dëshiroja që të ngrihet një Teatër i ri Kombëtar, me parametra të tjerë.” Një ditë më parë në profilin e saj Facebook, Rajmonda Bulku dukej u dyzuar, teksa pyeti publikuën, nëse duhej prishur apo jo godina e vjetër./noa.al/

Please follow and like us: