Albina Deda: Teatri, sfidë e kujtesës kombëtare!
Ne do ta ndalim Edi Ramën dhe çetën e tij të shembë Teatrin e vetëm Kombëtar Shqiptar.
Ai shkatërroi demokracinë dhe po servir me dhunë klepto-oligarkinë!
Ai po varros pa kthim drejtësinë!
Ai po kthen në çdo qelizë të pushtetit pasardhësit e kastës piramidale të komunizmit, simbolet dhe zakonet më të mbrapshta të diktaturës!
Ai po luan me lobet dhe qeveritë antishqiptare me kufijtë etnikë të Kosovës duke dashur t’i dhurojë e t’i shkëmbejë pabesisht!
Ndërsa me Teatrin Kombëtar, përveç efekteve korruptive të pasurimit e pastrimit të parave të korrupsionit e krimit, ai synon dhe fshirjen e kujtesës kulturore shqiptare duke e zëvendësuar me zhgarravinat e tij perverse arkitekturore!
Tani i duhet thënë Stop dhe Stop!
Nuk ka qelizë të kombit e demokracisë ku të mos ketë ushtruar tjetërsim ky i çmendur!
Nuk ka më kohë!
Vullneti dhe mbështetja mbarëshqiptare sot është më e madhe se kurrë!
#mbroteatrin