Altin Kajtazi: PËRTEJ QENIES SONË
Dielli praroi ngjyrë ari!
Përendesha e pyjeve (Diana), kjo zanë ilire tregonte se adhurimi i diellit është bekim, sepse të rrekesh me kërkua dritë përtej është kufizim në horizont.
Prandaj, është parë se mbas kësaj, ndikimi margjinal është i dukshëm dhe i fuqishëm, e cilido të ishte më i rëndësishëm se sa dielli, i grimcuar nga ne deri në pikëpamjen e fundit të ekzistencës tonë.
Po i numëroi sikur janë ditët e fundit që do të shohë diellin duke praruar, po dielli do praroi edhe pa mua, kështu kishte treguar një mbret Ilir shumë përpara në tokën dalmate ushtarëve të tij!
(BETIMI) Qëndroni të pathyeshëm si dielli!
Ushtarët u shpërndan më nxitim duke u pëshpëritur, njeri nga ata filloj të simbolizoj diellin, duke mos e ditur rolin e ekzistencës së tij.
Ecja më këndvështrim jepi një pamje të qetë dhe shumë të thjeshtë plotë më absurd, në ketë kontekst, ushtari i njëmendësuar sheh mbretin të ulur më një shikim kah dielli, ai filloj ta dëgjoj komunikimin që mbreti po e bënte më diellin. Ky dëgjim ushtarin e tronditi, dhe pa se si arrin që mbreti mbas këtij komunikimi të rigjenerohet fizikisht dhe shpirtërisht!
Andaj, vërejta botën reale të kuptimësisë qëndruaka tek adhurimi i perëndisë (arritje e qëllimit nuk varet nga dikush tjetër, por të vetë njeriut që nëse dëshiron që çdo gjë të ndryshojë duhet virtyt, moral, drejtësi), atëherë ndihmë do kesh nga demoni që do ecë përkrah subjektit… vazhdojë diskutimi më vetveten se era sjellka pluhurin e lumi freskinë!.
Fatzinj do jenë lakuriq n’ketë botë
Një kupë verë nuk do arrin ta pinë
Në tryezën e gostisë
Për shkak të turpit të lakuriqësisë…
Madhështia e krijimit të gjithçkaje mishëron atë që kërkon vetëm dritën, se midis jetës dhe vdekjes është gjumi i përjetësisë (një ëndërr që zgjati më shumë se sa e menduam ne), pra drita e njëtrajtshme i nënshtrohet ciklit jetësor.
Kapërcimi i lumit më shkopin në duar qenka më lehtë thoshte më zë të mekur ushtari i plagosur.
Lëviza së bashku më brengen time që është e kamotshme, përtej vetë jetës sime, ashtu më thanë edhe të tjerët është baltë kjo jetë, dhe do behësh dhe do behësh.
Qielli krijoj furtunë, dhe u luta vetë qiellit që të shkatërronte ketë të keqe që ka kapluar portën e “parajsës” o parajsë e ferrit.
Perënditë do mblidhen një ditë për ngjarjet e fundit!
U habita, perënditë takohen për ne, për trishtimin dhe tmerrin që e ka kapluar njerëzit, nuk besojë, ne jemi duke ecur nëpër tokën e zezë të përjetësisë!… po mërzitem kur po shikoj që këta po ecin jo në rrugën e dëshiruar, por në një mal që fund nuk kishte, kërkonin një rreze dielli për të gjetur rrugën e humbur, por aty pranë takuan një plak i cili kishte ngulur sytë kah dielli dhe nuk shikonte asgjë tjetër, njeri më zë të lartë bërtiti sikur të ishte i çmendur (mendonte se ishte i zgjuar nga të çmendurit).
Vetë-kuptimësia e jetës qëndruaka përbrenda kësaj fushe që s’kishte shkelur njëri, veç disa të çmendur që vihen së kërkuari kuptimin e jetës se amshuar (qenësia e jetës njerëzore ballafaqohem më dy botë): bota e perëndive dhe botën e nëndheshme. Vija vertikale tregon botën e perëndive, se ne qëndrojmë përballë diellit (LINDJES), ndërsa bota e nëndheshme i përket qëndrimet horizontal (VDEKJES).
Çdo ditë sillemi në këtë rreth vertioz ulje-ngritje në një fund tragjik për të gjallët që ëndërrojnë sikur kanë hyjnitë pranë tyre, por…
…kuptimi i qenies tonë, rri i buzëqeshur
i vërejtur qielli rri, por kthjellet
ngadalë zgjohu o njeri…
ia dole t’hysh, por do dalësh kokulur
pa u merakosur për atë që e le pas
buzëqeshja po ngrihet po bëhet nur…
t’vdekurit të gjallë janë sot!…
Kështu vazhdojnë të këqijat që janë të panumërta, që përgjigjja do mungon për sa kohë perënditë nuk do të tregojnë për atë bisedën që e kanë bërë shumë kohë më parë, pra ne duhet ta dimë se çka do të pasohet prej konkluzave që shpresojë shumë se do jenë më efekt më të madh në ditë në vazhdim, apo do presin edhe shumë vite ketë heshtje…
Duhet venë njerëzit në fragmentim, apo duhet vazhduar më të njëjtën ritëm që sa kohë kërkohet, por siç po duket nuk po kërkohet nga ne, është dikush në mes që po kërkon të bëjë lavdi, apo ka ndryshuar është bërë më i egërsuar… nuk e di!…
Unë po e shoh të kundërtën qenka bërë egoist, gjithçka e bënë për vete, dëshiron të marr edhe më shumë emrin e lavdisë, por se sa i shërben ajo njeriut më egon e palëkundur më rrënjë që nuk dihet se ku janë mbjellë, unë do i them në vargje…
…mbyteni egon
ka dal në fushë bën ç’ka dëshiron…
perënditë e shohin përfytyrimin e plotë
do e bëjnë pluhur harrese
njeriun jo-ekzistent
qëndro nëse ke forcë përballë – ulur në gjunjë!
do shohësh forcën tende përballë natyrës
do jetë shkatërrimtare…
dielli shkrin akujt t’ngrirë mbi supet tona…
Përtej qenies tonë është një fragment epik, që vjen sot i mbuluar mbi dhe, shkëlqen më shumë së sa dielli dhe ka forcën e rinisë. Bota njerëzore nuk po e shpreh ndriçimin, a ndoshta ne jemi verbuar nga drita e tepërt!
Kufijtë midis këtyre dy botëve kundërvihet sepse është ireale, por njerëzimi vazhdon jetën duke mos jetuar për as në një moment, gjithmonë mbi bazën e fantazisë benë çlirimin nga vuajtjet dhe nga vdekja që çdo herë bashkëdyzohet.
Pusho zemërimin, kërkon që ta tërheq vëmendjen e perëndive duke u vërsulur mbi njeriun që të tregohesh më i plotfuqishëm përballë perëndive, ndonëse askund njeri nuk ishe, çdo gjë vërehet nga lartë si një vrojtim që i benë një fushë të rrafshët që nuk ka as edhe një pemë të vetme, këtu shoh një përsiatje e vazhdueshme për të dalë nga errësira drejt dritës, një kapërcim që nuk do jetë e lehtë për sa kohë në si qenie luftojmë për ekzistencën e të mirave materiale, dhe asnjëherë nuk jetojmë më realitetin, ne nuk po i japim kuptim jetës së përditshme, por gjithnjë më imazhin e protagonistit “njeri”, ky është një koloritet i absurdit duke jetuar një jetë të shfrenuar dhe të çuditshme ashtu si një shfaqje teatrale, ku vëllimi i saj është përbrenda realitetit imagjinar që shfaqet si reale për audiencën, pasi mënyra e shfaqjes është e ndërlikuar, kultivon disa ndjenja momentale, por hartimi i realitetit ndërlikon jetën reale, si e shohim dhe si është, ka një distancë të ndërmjetshme, parakuptohet si qenie e ligështisë….
Çdo gjë është shkak i çdo gjeje
Përfytyrim që s’shihet vetëm nga dy sy
Zbeh realitetin përbrenda…
Të shohësh pikëllimin më urtësi
Hyjnitë n’qiell do t’japin më shumë forcë
Lutu hyjnueshëm
N’tempullin ku u rrite
Me sytë e tu do shohësh
Çlirimin e shpirtit!
Ka shumë antagonizma përbrenda jetës, ato duhet luftuar më aq forcë sa goditjet tua shpojnë një tempull, ku sublimi i saj nuk qëndron të godina e moçme, por pranë disa gurëve, ku në disa prej tyre është shkruar historia, nga e gjithë kjo kuptohet fare mirë se ky qytet Dalmat është tempulli i diturive, sublimin ka për ta nxjerr koha, koha do të na e tregojë, por unë besojë në Brigjet e Ilirisë, ashtu siç thoshte oratori i famshëm i vjetërsisë Romane Ciceroni, i cili e quan Durrësin: “Qytet i lirë dhe i shënuar e në rast se zhurma e madhe e tij nuk do t’a lerë të qetë ka për të shkuarë gjetiu”. (Cicer.epist. ad familjar. 14, 1.7, “Dyrrahium veni, quad et liberia civitas est in me officiosa et proxima Italiae. Sed si offendet me loci celebritas, alio me conferam”).
Çdo komb ka historinë e tij, por të rrosh më histori të krijuar më sakrificë është peshë e rendë, e rendë aq sa lypset që shumica e vendeve të heqin dorë prej mëvetësisë se rrejshme të trashëguar me shekuj që ne të ndriçojmë jo vetëm veten tonë, por edhe më gjerë deri në vetë-kuptimësinë e dritës.