Albspirit

Media/News/Publishing

Kemal Libohova denoncon tjetërsimin e pronës së tij në rrugën “Murat Toptani”në Tiranë, të shpallur trashëgimi kulturore, foto ekskluzive

Të bësh sot një ndërhyrje në banesën tënde në kryeqytet është thuajse e pamundur, nëse nuk ndjek procedurat ligjore, pra që të marrësh një leje pranë organeve përkatëse në bashkinë e kryeqytetit. Madje edhe kur e ke marrë këtë leje, për shkak të denoncimeve apo telefonatave që vijnë nga qytetarët fqinjë me atë që bën një përshtatje në banesën e tij, ia behin në çast punonjës të policisë bashkiake, por edhe ata të Policisë së Shtetit.

Megjithatë kjo nuk ndodh gjithmonë. Në mes të Tiranës, në pjesën më të vizituar nga kryeqytetasit dhe turistët e huaj është tjetërsuar prona e Kemal Libohovës, pinjoll i familjes së shquar shqiptare Libohova, që ka dhënë aq shumë për Shqipërinë, që ndodhet në rrugën “Murat Toptani”, nr. 8. Për këtë shkak ai ka bërë një denoncim në Policinë Bashkiake të Tiranës ku kërkohet veprim i menjëhershëm.

Fotografia e Alb-Spirit.com

Denoncimi i plotë i Kemal Libohovës në Policinë Bashkiake të Tiranës

Unë i quajtur Kemal Libohova, një nga pronarët e shtëpisë në rrugën ‘Murat Toptani’ nr. 8, e cila është shpallur monument kulture nga shteti, si më poshtë: DENONCOJ për ndëhyrje të paligjshme spekulative dhe në shkelje të ligjeve të shtetit shqiptar për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës. Kjo shkelje është kryer nga banorë të cilët banojnë ngjitur me murin e vjetër dhe antik të shtëpisë sonë në anën lindore, ku janë hapur dy dritare. Ju lutem të ndërhyni menjëherë që të pengoni këtë shkelje flagrante dhe spekulative. Mbetem në pritje të ndërhyrjes suaj të menjëhershme.

Please follow and like us: