Ilir Levonja: Shtatorja e teto Ollgës
Tushemishti, fshati periferik i Pogradecit, u bë i njohur në mbarë vendin nga sharmi dhe humori elegant i një zonje nga qyteti i Korçës. Emri i saj është teto Ollga. Përse e them këtë, sepse shumë prej nesh pasi kuvendonim e qeshnim me batuat e zonjës, konkludonim tek Tushemishti. Shtëpia me atë burimin si ujdhezat e Petëfit, kanalet me bordura, ku teto Ollga shtyn në ujë postierin etj. Pra ishte teto Ollga që na njohu me fshatin. Sikur ajo të mos kish ekzistuar, edhe Tushemishti do mbetej në listën e pambarimtë të atyre kalimtarëve që na shkojnë sysh dhe mbetën po anonimë.
Sot erdhi dita që Tushemishti ta konfirmoje edhe vet ketë. Dhe kjo është më e bukur, sepse ka emocion. Mirënjohja është virtyt që i rri bukur të dya palëve. Megjithëse nuk duhet menduar se deri dje fshati dhe njerëzit nuk e pohonin. Puna është se si, se qysh, pra të përjetohet e përcpeptohet më me prezencë mirënjohja e nje komuniteti ndaj nje invidi që bëhet simboli. Paralelisht mund të ketë pasur prej kohësh tentativa. Nuk i përjashtoj. Gjithsesi teto Ollga sot është aty. Sa në krye të kohës do të vëreni se nuk ka shqiptar që do e bjeri rruga dhe mos ta dëshiroj të shkeli në Tumeshemisht e të bëj një foto me Ollgën. Kjo ka rëndësi. Dhe ai kryetar komune bashkë me skulptorët duhen përgëzuar publikisht. Nganjëherë gjetjet e thjeshta kapin vlerën e arit të zi. Kësisoj ata e meritojnë falënderimin publik.
Nga ana tjetër ka disa detaje që konkludojnë.
E para, Shqipëria zotërohet në rrugë dhe vende nga disa tipa monumentesh, luftëtarë, patriotë-rilindas, udheheqës, poetësh, akademikë-gjuhëtarë, nuk e di se çfarë mund të shtoj tjetër. Dhe pak fare artistë. Ndofta artisti apo arti është viktimë neglizhente për faktin tematik. Megjithëse zor ta besosh që një komb i nënshtruar nga ideologjitë t’i kemi lënë në mëshirë të ekzistencës. Kemi dëgjuar shumë herë që të na thonë se, ‘i mirë i mirë ky film apo ky artist në këtë rol, por i shërbeu sistemit’. Në rastin konkret teto Ollga, komunizmit. Nëse do gjykojme kështu i bie që në periferinë tonë sociologjike, do ketë gjithmonë viktima. Me Ollgën dhe Tushemishtin nuk ndodhi kështu. Ndofta koha, ndofta Ollga qe me fat, por një gjë është e qartë karshi monumenteve deri të revolucionarëve nga Kina a Kuba arritja artistike ka triumfuar. Pavarësisht se kjo edhe spjegon deri diku mungesën e monumentit të artistit të skenës, arritja artistike triumfoi.
E dyta, përmasa që marrin batutat e nje personazhi filmi shkojnë më tutje, mundin edhe kohën.
Pavarsisht tematikës, vlera transformohet, rilind ekziston me po të njëjtin potencial. Kjo në thelb përbën edhe anatominë e mendësisë njerëzore. Kur u kthye Ollga nga fshati, të shikonte shtëpinë në qytet i tha fqinjës, thumbane haje kungullin Lefkë, haje se të ëmbëlson. Ndaj njerëzishëm le t’i themi, mirë se na erdhe teto Ollgë.
Korrik 2013.