Albspirit

Media/News/Publishing

Mirënjohje punonjësve të policisë bashkiake me inspektor Riza Mihën!

 

Fotografia e Alb-Spirit.com

Pas denoncimit të Kemal Libohovës, reagon menjëherë policia bashkiake e kryeqytetit

 

 

 

Mbrëmë kemi publikuar një denoncim të Kemal Libohovës, për tjetërsim të pronës së tij në rrugën “Murat Toptani” nr. 8 që është shpallur edhe monument kulture që ruhet nga shteti. Po ashtu kemi dhënë të plotë edhe denoncimin e bërë në policinë bashkiake të kryeqytetit, prej një nga pjestarët e kësaj prone, Kemal Libohovës.

Ndërkaq ka qenë i shpejtë dhe i menjëhershëm reagimi i këtij institucioni që ka dërguar në vendgjarje ditën e nesërme, datë 27 korrik 2019 një trupë policore me drejtues inspektorin Riza Miha dhe ka parë nga afër ndërhyrjen e fundit që ishte bërë në ndërtesën ngjitur me objektin monument-kulture, por edhe ndërhyrje të tjera që janë bërë kohë më parë nga banorë të tjerë aty afër. Inspektori Riza Miha komunikoi drejtpërdrejt me Kemal Libohovën dhe rimori edhe një herë shqetësimin e tij që ishte dërguar në formë elektronike në Policinë Bashkiake.

Kemal Libohova shprehu mirënjohjen për gatishmërinë e treguar nga ky institucion, nga mënyra e komunikimit si dhe nga hapat që do të ndërmerreshin më pas për të ndaluar ndërhyrjet e paligshme që cenojnë pronën private e cila ka edhe vlera kulturore historike.

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Për të parë denoncimin e Kemal Libohovës klikoni këtu:

Kemal Libohova denoncon tjetërsimin e pronës së tij në rrugën “Murat Toptani”në Tiranë, të shpallur trashëgimi kulturore, foto ekskluzive

 

 

Please follow and like us: