Albspirit

Media/News/Publishing

Kjo turiste e ka në terezi, ua lyp shkodranëve në mes të Pedonales

Vendi ynë numëron me qindra apo edhe me mijëra të varfër, madje në varfëri ekstreme dhe në çdo qytet disa prej tyre kërkojnë edhe lëmoshë rrugëve për bukën e gojës. Çudia vjen nga Shkodra, ku një turiste në Pedonalen e Shkodrës, e cila duket se është e huaj dhe  është shfaqur duke lypur para që të blejë birra dhe hashash. Ajo është e ulur në një nga zonat më të frekuentuara në Shkodër. Madje pa asnjë kompleks,  kërkon para që të blejë birra dhe hashash. Në foto dallohen dy çantat e turistes, si dhe një gotë metalike ku qytetarët mund t’i dhurojnë para. Nuk dihet arsyeja pse kjo turiste ka mbetur pa para dhe nëse ajo e ka bërë këtë veprim për të tërhequr vëmendje.

Please follow and like us: