Albspirit

Media/News/Publishing

Agim Ismaili kontrollon burgjet me drejtorë të komanduar

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili është emri më i akuzuar i momentit për disa skandale dhe abuzime me tenderat në drejtorinë që drejton, por pavarësisht kësaj, ai vazhdon të jetë ende në detyrë. I përfolur edhe më shumë se ministrat, rasti i Agim Ismailit është i paprecedentë, pasi është  bërë objekt diskutimi çdo të enjte edhe në parlamentin e Shqipërisë. Skandalet e Agim Ismailit u denoncuan fillimisht nga deputeti demokrat Lefter Maliqi, i cili zbuloi lidhjen nepotike dajë-nip, mes Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, Dritan Palnikaj, i cili u shkarkua më pas nga detyra me firmë të kryeministrit Edi Rama. Gazeta SHQIP u thellua më tej, duke investiguar rastin dhe na rezulton se Ismaili, i cili çuditërisht vijon të qëndrojë ende në detyrë, ka liruar, shkarkuar, pezulluar, komanduar me dhjetëra drejtues burgjesh dhe punonjës. Burime të sigurta nga Drejtoria e Burgjeve i thanë gazetës SHQIP se Ismaili ka kapur të gjitha drejtoritë rajonale përmes një skeme abuzive me drejtorë të komanduar, në kundërshtim me ligjin, të cilëve u bën presion të firmosin tendera abuzivë, nën kërcënimin se do i largojë nga puna. Përmes kësaj skeme, Ismailaj kontrollon të gjithë tenderat që zhvillohen në Burgje.

Burimi i tha SHQIP se Ismaili ka pezulluar 7 drejtorë burgjesh dhe në vend të tyre ka komanduar disa të tjerë, të cilët i mban vazhdimisht nën presion.

Lista e siguruar nga gazeta SHQIP/ Ja drejtorët e pezulluar dhe të komanduar nga Ismaili

  • Ka pezulluar Drejtorin e Auditit, Gjin Lleshin
  • Ka çuar për pezullim drejtorin e Logjistikës, Bert Mihali
  • Zv.Drejtorin e Përgjithshëm e ka të komanduar, është oficer policie dhe vartës i drejtorit të policisë.
  • Zv.Drejtorin i Përgjithshëm është me gradën Drejtues, i komanduar në një pozicion civil, në kundërshtim me ligjin.
  • Në Rrogozhinë ka komanduar drejtor, një specialist të Drejtorisë së Përgjithshme
  • Drejtorin e Korçës e ka të komanduar me një Specialist  të Drejtorisë së Përgjithshme.
  • Shefi juridik i Fushë Krujës është komanduar drejtor në Vlorë
  • Shefin e policisë se burgut 302 është komanduar drejtor i burgut 302
  • Drejtorin e Vaqarrit e ka komanduar dhe në Elbasan.
  • Në Krujë është komanduar drejtor një specialist i edukimit në Drejtorisë së Përgjitheshme
  • Drejtorin juridik e ka çuar shef tek burgu 302
  • Shefin juridik të Peqinit e ka komanduar në Drejtorinë e Përgjithshme, shef sektori te zyra Juridike
  • Shefin e drejtorisë Juridike Lezhë, e ka komanduar në Drejtorinë e Përgjithëshme, tek drejtoria Juridike.

Por situata më e paprecedentë është në Shkodër. Pas shantazheve të Ismailit, drejtori i burgut të Shkodrës paraqiti dorëheqjen tek ministria, por ministria nuk ja miratoi. Në shkelje flagrante me ligjin, aktualisht janë në detyrë dy drejtora, një ekzistues dhe një i komanduar.

Miliarda lekë tendera në duart e Ismailit 

Deputeti demokrat Lefter Maliqi ka denoncuar me shifra abuzimet, ku nipi (Dritan Palnikaj) bënte tenderat dhe daja (Agim Ismaili) i firmoste dhe i merrte në dorëzim.

Sipas tij, deri tani janë bërë 7 tendera, kurse dy tendera të mëdhenj duan t’i bëjnë sekret.

Sipas tij bëhet fjalër për një tender 700 milionë për rikonstruksionin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe tenderi 4 miliardë për blerje armatimi.

Skandelat me tenderat 

Blerje pajisje logjistike diku te 90 milionë

Blerje pajisje mjekësore diku te 70 milionë

Rikonstruksion burgu Vaqarr diku te 40 milionë

Rikonstruksion burgu Lezhë diku te 50 milionë

Rikonstruksion ujërave të zeza, burgu Korçë, diku te 20 milionë.

Ndertim puse uji diku te 20 milionë.

Gjithsesi, pavarësisht këtyre skandaleve dhe pavarësisht se është bërë objekt diskutimi çdo të enjte në Kuvend, si asnjë drejtor tjetër, ai vazhdon të jetë ende në krye të Burgjeve./gazeta shqip/

Please follow and like us: