Albspirit

Media/News/Publishing

Arben Malaj: Një anekdotë për qeverisjen e të diplomuarve nga Harvardi

“Me kthe qenin të të tregoj se ku ke studiuar dhe për ke punon”. Kjo është një nga shakatë më therëse për këshilltarët e huaj, qoftë edhe nga universiteti i Harvardit ku ka qenë ” Senior Fellows” në 2005-2006 Veliaj. Lodhen përditë e më shumë të bindin popullin se po e qeverisin Shqipërinë me Universitetin e Harvardit. Veliajt për të fshehur padijen e tyre përpara ekspertëve shqiptarë preferojnë vetëm/kryesisht ekspertë të huaj. Ky është dëmi më i madh që i bëhet formimit të kapitalit shkencor dhe qeverisës të vendit tonë. Fshehja pas universiteteve të mëdha është prova më e madhe e padijes, paaftësisë dhe keqqeverisjes. Në rrjetet sociale ka shume linke për humorin ndaj paaftësive të studentëve të universiteteve më të mira në botë. Kjo është një prej tyre. “Një njeri ishte duke ecur përgjatë një rruge në fshat. Papritur has një bari dhe një tufë të madhe delesh.

Udhëtari me çantë kompjuteri në shpine i thotë bariut, “Unë do të vë bast 100 dollarë, ndërsa ti do më japësh një dele, në qoftë se unë menjëherë gjej sa kafshë ka kopeja juaj. Bariu e pranon bastin, 100 dollarë ishte një shumë e mirë. “973” i thotë menjëherë burri. Bariu habitet, tufa e tij kishte saktësisht 973 kafshë. Në rregull i thotë bariu, unë jam një njeri i fjalës, merre vetë një kafshë.

Burri merr një kafshë dhe fillon të ikë. “Prisni”, bërtet bariu, të cilit i dhembte shumë marrja e qenit.

I lutet udhëtarit “Më jep një mundësi të dytë dhe basti do të jetë dyfish. Unë do të gjej se ku punon ti.

Në qoftë se humbas, ti do të marrësh dy kafshë nga kopeja ime, ndërsa në qoftë se e gjej, do të më kthesh kafshën që më more. Udhëtari bie dakord. Bariu i thotë i sigurte “Ju jeni një ekonomist i diplomuar në një nga universitetet më të mira në botë dhe punoni për një organizate joqeveritare. Mahnitëse, përgjigjet udhëtari ju e keni gjetur saktësisht. Ju lutem më thoni si e gjetët ju këtë. “Epo,” thotë bariu, ” me kthe qenin tim dhe unë do t’ua tregoj”. (Bariu i tha merr një dele se fitove bastin – atë kërkoj udhëtari si bast, por i rritur vetëm në ambiente akademike dhe pa asnjë eksperiencë praktike – shumë studentë të universiteteve të tjera më të mirë në botë – nuk e dallojnë dot delen nga qeni).

Please follow and like us: