Albspirit

Media/News/Publishing

HISTORIKU I SIGURIMIT TЁ SHTETIT PRANЁ DEGЁS SЁ PUNЁVE TЁ BRENDSHME, LIBRAZHD (2)

Image result for bedri blloshmi

 

Bedri Blloshmi

Ish i përndjekur politik

  1. Zbulimi dhe goditja e grupeve armiqësore

 

Me daljen e hapur në skenë të revizionimit jugosllav në vitin 1948 e si rrjedhim me prishjen e marëdhënieve me Jugosllavinë, zbulimi jugosllav intensifikoi masat dhe punën e tij subversive ndaj vendit tonë. Përveç futjessë bandave e diversantëve në vendin tonë ai mori maa të shpejta për gjallërimin e rekasionit të brendshëm, sidomos të mbeturinave të organizatës “Fronti i Rezistencës”. Për këtë ai jo vetëm që mori në lidhje agjenturën active që kishte rekrutuar, por aktivizoi edhe atë pjesë të agjenturës që i kishte dhënë detyra për të qëndruar vetëm në pritje për të vepruar kur të kishte moment opportune.  Krahas kësaj zbulimi jugosllav gjeti si formë efikase në këtë periudhe krijimin e grupeve armiqësore me tendencën organizimin e shtimi të rahdëve të tyre dhe në koordinim me ndihmën e jashtme të hidheshin në kryengritje për përmbysjen e pushtetit popullor në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe në rrethin e Librazhdit vepronin 4 grupe armiqësore me 29 persona. Njëkohësisht vepronin në rrethin e Librazhdit dhe nëpërmjet tij hidheshin me zbulimin jugosllav edhe dy grupe të tjera të cilët qëndrën e kishin në Lin të Pogradecit dhe në Gore të Kavajës në përbërje të të cilëve ishin 10 persona. Detyrat që mernin keto grupe nga zbulimi jugosllav ishin të shumta të cilat synonin në rritjen e pakënaqësisë në popull, në nxitjen e arratsjeve jashtë shtetit, këtë e lidhnin edhe me prishjen e marëdhënieve me Jugosllavinë, me krijimin e çetave e njisiteve që do të kryenin aksione ndaj forcave tona etje, të gjitha këto me pikësynimin kryesor të rrëzonin pushtetin popullor në Shqipëri dhe të vendosnin një qeverri kuislinge e cila do të shfrytëzonte deri në palcë popullin tonë. Ndër grupet armiqësore të krijuara gjatë kësaj periudhe, më i organizuari dhe më numur më të madh personash është ai i Rrajcës, ku zbulimi jugosllav kohë më parë kishte krijuar rezidenturën e cila më vonë u bë degë e “Frontit të Rezistencës”dhe varej direkt nga komiteti koordinues me qëndër në Pogradec. Mbështetjen kryesore për krijimin e këtij grupi zbulimi jugosllav e gjeti tek njerëzit me të kaluar të keqe politike si dhe të predispozuar për të zhvilluar veprimtari armiqësore kundër pushtetit popullor. Kjo rezistencë përbëhej nga 11 veta dhe kryetar kishte Musa Ballshkashin dhe pjesëtarë të tjerë Halil Bozha, Mefail Gega, Sali Hoxha, Gjyladin Halili, Maksut Çollaku, Emin Tarushi, Selim Laçka, Sali Dashi, Sali Vasku dhe Serjan Maliqi. Më aktiv dhe që paraqiste rrezikshmëri më të madhe ishte Halil Bozha, i cili ndiqej me pseudonimin “surrati”. Në zbatim të detyrave që kishin marrë nga zbulimi jugosllavë në muajin nëntor të vitit 1948, Musa Ballshkashi sëbashku me Halil Bozhën kaluan ilegalisht kufirin dhe u takuan me Osman Lamiçen të cilit i raportuan mbi përbërjen dhe aktivitetin e grupit të tyre. Në të njëjtën kohë ata muarën detyra dhe udhëzime për intensifikimin e veprimtarisë armiqësore edhe në këto drejtime:

-Të zhvillonin agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor dhe të nxitnin akoma më shumë tendncën e arratisjeve.

– Të krijonin një çetë të armatosur e cila në ″kohë të përshtatshëme do të kryente disa aksione në rrugën automobilistike të Qafë Thanës duke u rënë në befasi autokolonave ushtarake që do të kalonin.

– Do të mblidhnin informata me karakter politik, ushtarak dhe ekonomik ku periodikisht do t’ja dorëzonin agjentit ndërlidhës Osman Lamçe.

– Gjithashtu muarën udhëzime për koordinimin më të mirë të punës me grupin e Pogradecit kryetar i të cilit ishte Estref Zagorçani. Duke u nisur nga madhësia, shtrirja dhe aktiviteti që zhvillonte ky grup armiqësor, tani u cilësua si degë e ″Frontit të Rezistencës e cila mbante lidhje direkte me qëndrën në Tiranë dhe me UDB- në jugosllave. Për realizimin më të mirë të detyrave nga këto dy grupe si dhe për ruajtjen e konspiracionit të punës, dilte detyrë immediate vendosja e një agjenti ndërlidhës midis ″Frontit të Rezistencës dhe UDB- s jugosllave. Si element më I përshtatshëm u caktua Halil Bozha i cili bënte pjesë në grupin e Rrajcës. Për këtë më 26. 6. 1949, Halil Bozha shkoi në Tiranë dhe u takua me Isa Xhelon i cili ishte një nga krerët kryesorë të ″Frontit të Rezistencës. Takimi u bë më parullën që i kishte dhënë Estref Zagorçani e cila ishtë ″mësuesi falnderon. Mbasi u njohën Isai e prezantoi me Hamdi Frashërin, i cili mbasi u njoh me biografinë e Halilit si dhe duke parë cilësitë shumë të përshtatshme të tij, e ngarkoj me detyrë që të çojë postën në Komitetin e Strugës (Jugosllavi). Halili mbasi mrr të gjiha udhëzimet këthehet në fshat dhe më datën 9. 7. 1949, kalon kufirin dhe shkon në shtëpinë e Osman Lamçës. Aty ai gjeti dy oficera të UDB-së jugosllave të cilët i informoi me hollësi për gjëndjen dhe aktivitetin e grupit armiqësor. Pastaj ata i dhanë detyra  porosi për krerët e ″Frontit të Rezistencës që vepronin në Shqipëri si dhe i premtuan edhe një herë se jugosllavët janë të gatshëm për ta ndihmuar këtë organizatë me çdo gjë, sepse kështu e kërkontë edhe situate aktuale e krijuar. Në fund ata i dhanë Halilit si shpërblim për punën që kryente edhe 25.000 lekë (të vjetra). Me qëllim që t’i zbatonte drejt dhe në kohë detyrat që ju ngarkuan, Halili më vonë kaloi disa herë kufirin dhe çonte dhe merrte postën në UDB- në jugosllave. Pra Halil Bozha ishte një nga dërlidhësit kryesore që lidhte organizatën ″Fronti rezistencës me UDB- në jugosllave. Para kësaj situate operative të krijuar organeve të sigurimit u dilnin detyra të rëndësishme dhe urgjente, kjo edhe për faktin se për veprimtarinë armiqësore që zhillonte organizata ″Fronti Rezistencës u vunë në dijeni mbasi kjo organizatë kishte filluar veprimtarinë armiqësore, fakt ky që kërkonte që të veprohej me shpejtësi për zbulimin e goditjen e veprimtarisë armiqësore dhe të elemntit armik duke prvenuar kështu dëmet e pasojat që do t’i sillnin pushtetit popullor si dhe duke bërë që të implikohet një masë sa më e pakët e personave që lidheshin me aktivitet armiqësor. Për vetë rëndësinë që kishte ky problem, shtrirjen dhe rrezikshmërinë që paraqiste për të ardhmen, puna për zbulimin e godtitjen e saj e centralizua me Ministrinë dhe drejtohen nga Drejtori i Sigurimit të Shtetit.Për të zbuluar në kohë veprimtarinë armiqësore të këtij grupi trahdëtar, organet e sigurimit të shtetit muarën njësëri masash agjenturalo- operative dhe nëpërmjet disa kombinacioneve agjenturale u arrit që të depërtohej në thellësitë të veprimtarisë armiqësore që ajo zhvillonte. Përveç drejtimit të agjenturës ekzistuese në këto zona u realizua edhe tërheqja në bahkëpunim sekret me material shtërngues si: ″Demografiku”, ″Oxhaku etj. Nga agjentura e zonë si më të përshtatshëm u drejtuan informatorët ″Pend Kuqi”, ″Zhavori hollë”, ″Banga e Dardhës” dhe ″Gjinari”. Mbasi u studjuan dhe një herë pjesëtarët e grupit, në vartësi me materialet që kishin dalë, u arrit në konluzioni puna dhe vëmendja kryesore duhje përqëndruar për përpunimin e shpejtë të Gjyladin Halilit, Selim Laçkës, Selim Karajt e Maksut Ҫollaku të cilët njiheshin si agjentë të zbulimit jugosllav. Tendenca kryesorë e pjesëtarëve të këtij grupi ishte forcimi i mëtejshëm i lidhjeve me zbulimin jugosllav, nxitja dhe marja e masave të nevojshme për realize e arratisjeve në Jugosllavi, si dhe puna e madhe propagandistike gojore dhe nëpërmjet materialeve të ndryshme që vini nga jashtë për rritjen e pakënaqësië në popull dhe shtimin e rradhëve të tyre. Kjo vërtetohet nga të dhënat e agjenturës që ajo jepte gjatë kësaj kohe për këta elementë. Më datën 30. 8. 1949, bp ″Pendë kuqi” raporton se në bisedën që ka zhvilluar me Rexhep Halilin, ky i fundit i ka thënë së vëllai i tij Gjyladin Halili, ka shkuar deri në Tetovë të Jugosllavisë për të rregulluar çështjen e strehimit me qëllim ë të stabilizohet me gjithë fëmijë andej sepse këtu nuk jetohej, ndërsa më 2. 4. 1950, po ky bp njofton se më datën 25. 3. 1950 ora 18.00, në shtëpinë e Dine Alles u mblodhën këta persona Dine Alla, Maksut Ҫollaku, Pasho Ҫollaku dhe Gjyladin Halili. Në mbledhje Dine Alla tha: Ne duhet të lidhemi me Jugosllavinë, për këta na duhet të shkojmë një nga neve. Maksut Ҫollaku dhe Gjyladin Halili thanë se këtë punë e bëjmë neve, kurse ju sëbashku me Pashon të shpërndani traktet që do të sjellim neve nga Jugosllavia. Edhe bp ″Oxhaku” gjatë ksaj kohe raportonte se Selim Laçka i kishte thënë se kush do të kalojë në Jugosllavi, i kaloj unë jo natën por ditën. Për të njëjtat gjëra informonte dhe bp ″Banga e dardhës”. Qoftë nga këto të dhëna si dhe nga të tjerat që duallën më vonë u vërtetua se këtë grup armiqësor në shërbim të zbulimit jugosllav e kishte organizuar oficeri UDB- së Ugrin Zhifko. Ky kishte krijuar rezidentuar në shërbim të zbulimit jugosllav edhe në Lin të Pogradecit. Këto grupe armiqësore qëndrën e ndërlidhjes me zbulimin jugosllave e kishin në fshatin Radolisht të Jugosllavisë në shtëpinë e Osman Lamçes. Atje shkonin vazhdimisht Maksut Ҫollaku e Gjyladin Halili. Të njëjtën gjë bënte dhe Osman Lamçia, i cili kishte ardhur disa herë në Rrajcë ku merrte takim me pjesëtarët e grupit, i furnizonte me material propagandistik të cilën e shpërndanin në zona të ndryshme si dhe u jepte udhëzimetqë dërgonte qëndra e zbulimit jugosllav në Strugë. Me qënë se veprimtaria e këtij grupi armiqsor u zbulua nga organet e sigurimit të shtetit në përfundim të vlerësimit të materialeve u vendos që të goditeshin elemntët më kryesorë që ishin më të kompromentuar në veprimtarinë armiqësore dhe që kishin kryer krime të rënda, ndërsa pjesa tjetër për të cilët nuk disponokeshin materiale të mjaftueshme u evidentuan si kontigjente armike si dhe u çelën përpunime të reja ku si rezultat i intensifikimit të masave agjenturalo- operative vazhdoi përpunimi i tyre për zbulimin në thellësi e gjërësi i veprimtarise armiqësore që ata zhvillonin.

Perveç grupit të Rrajcës në rrethin e Librazhdit vepronte edhe një grup tjetër, aktiviteti i të cilit shtrihej ne fshatrat Pishkash, Skroske dhe Qukës- Shkumbin. Ai përbëhej nga Kurti Mekshi, Mehmet Mekshi, Estref Mekshi, Sali Omeri, Adem Çela dhe Jonuz Kopaçi e Shaban Kopaçi. Ky grup lidhej ngushtë dhe bashkëvepronte me grupin e Rrajcës,

Detyrat kryesore që do të kryente ky grup ishin:

-Të grumbullonte informata me karakter politik, ushtarak dhe ekonomik të cilat do t’ja dorëzonin zbulimit jugosllav.

-Do të zhvillonin agjitacion e propagandë armiqësore qoftë gojore, ashtu edhe nëpërmjet shpërndarjes së materialeve propagandistike me përmbajtje armiqësore të cilat i merrnin nga Jugosllavia. Në kuadrin e kësaj pune të luftonin për shtimin e radhëve të tyre.

-Të organizonin grupe të armatosura të cilët do t’i përdornin kundër pushtetit popullor.

– Do të nxisnin tendencat e arratisjeve duke shtuar kështu sa më shumë kontigjentet e të arratisurve ne Jugosllavi.

-Të kryenin akte terrori kundër patriotëve të ndershëm dhe kuadrove të Partisë dhe pushtetit popullor.

Mbi veprimtarinë armiqësore të këtij grupi armiqësor në fillim denoncoi pranë organeve të sigurimit të shtetit patrioti Emin Ozuni nga fshati Skroskë i cili midis të tjerash tha se në bisedën që kam bërë me Kurt Mekshin, ky i fundit më tha:”Kam marrë një letër nga I arratisuri Xhelo Allhidri, në të cilën më shkruante se Jugosllavia është gati të ndërhyjë ushtarakisht në Shqipëri, prandaj ju lutem të lajmëroni Sali Omerin dhe Jonuz Kopaçin, të cilët janë caktuar komandanta për të formuar çeta të armatosura me besnikët e tyre dhe të qëndrojnë të gatshëm, që kur të lajmërojmë neve ata do të veprojnë. Letrën ma ka sjellë Mefail Gega nga fshati Rrajcë dorazi”. Ky denoncim u vlerësua nga organet e sigurimit të shtetit të cilët për të sqaruar më mire gjendjen drejtuan agjenturën që punonte e banonte në ato zona si dhe që gëzonte besimin e elementit armik. Pa kaluar shumë kohë agjenti “Rojtari” raportonte se në bisedën që kishte bëre me Jonuz Kopaçin më daten 3. 3. 1950, midis të tjerave i kishte thënë se: “neve kopaçajt jemi të lidhur me njëri tjetrin dhe me Sali Omerin nga Skroska nga i cili presim lajme që na vinë nga Xhelo Allhidri e Rakip Hoxha, të cilët janë arratisur ne Jugosllavi. Gjatë viteve 1949- 1950 si rezultat i veprimtarisë armiqësore që zhvillonin grupet armiqësore të Rrajcës e Skroskës sidomos për nxitjen e arratisjeve jashtë shtetit, u arrit që të arratisen në Jugosllavi 15 persona ku 7 prej tyre u vunë në shërbim të zbulimit jugosllv të cilët u përdorën në bandat e diversantët që vepronin kundër vendit tonë. Nga materialet e mëvonëshme qe dispononin organet e sigurimit të shtetit u vërtetua se Gjyladin Halili ishte agjenti i zbulimit jugosllav me psudonimin “Ramushi” i cili ishte rekrutuar nga UDB-ja jugosllave në vjeshtë të vitit 1949 kur ky kalonte ilegalisht kufirin dhe shkonte në fshatin Radozhd tek Mitro Qose për të marë disa velenca që kishte lënë qysh në kohën akoma nuk ishin prishur marëdhëniet me Jugosllavinë. Aty Gjyladini shkoi sëbashku me Murat Karanë por me qënë se Mitron nuk e gjetën ne shtëpi, ata shkuan tek nje miku i Mitros. Pas pak vinë tre oficera të UDB- së jugosllave Gjyladinin dhe Mitron e veçuan nga njeri tjetri. Gjyladinit i hodliën një batanie në kokë dhe e fusin në makinë dhe e dërgojnë në Ohër, ku mbasi marrin një sërë informatash prej tij, ky pranoi te bashkëpunojë me UDB- në jugosllave si agjent për zonën e Rrajcës, e cila si zonë kufitare paraqiste mjaft interes për zbulimin jugosllav. Gjithashtu UDB- ja i ngarkoi detyra Gjyladinit edhe për disa lidhje që vepronin ne rrethin e Durrsit e zonën e Kavajës sepse Gjyladini atje kishte një pjesë të tokës e pasurisë së tij dhe për një periudhë të konsiderueshme kohe banonte atje. Siç u vërtëtua edhe më vonë, Gjyladini punojë intensivisht për studimin e gjetjen e elementëve të përshtatshëm me piksynim që edhe atje të krijonte një grup armiqësor. Si kandidat të përshtatshëm ai gjeti Ali Hoxhen dhe Lush Dedën nga fshati Gosë i Kavajës ku veç detyrave e udhëzimeve që u dha bëri që këta dy elementë të votonin kundër kandidatëve të frontit demokratik. Ai i udhëzoi se si do të punonin për shtimin e radhëve të tyre dhe se do të vendosnin lidhje të rregullta me zbulimin jugosllav nëpërmjet grupit të Rrajcës. Edhe agjenti “Sllanka” raportonte se në bisedën që kishte zhvilluar me Gjyladin Halilin ky i fundit i kishte thënë se kam dashur të dëmtoj pak këmbën me qëllim që të vija ne spital te Durrsit gjoja për t’u shëruar, por në fakt do të kryeja detyrat që më ka ngarkuar zbulimi jugosllav. Kështu veprova por e preva shumë këmbën keshtu që e kam dëmtuar vehten dhe në vazhdim të bisedës i propozon agjentit “Sllanka” të punojë për zbulimin jugosllav, t’i vetëm shkruaji një letër organeve të UDB- së jugosllave dhe ata do të udhezojnë se si me punuar. Me qëllim që të forconte akoma më shume bindjen tek Gjyladini e si rrjedhim tek zbulimi jugosllav, agjenti “Sllanka” beri dy letra dhe Gjyladini pa humbur kohë i nisi ne Jugosllavi me Murat Karajnë. Më vonë Gjyladini i tha bp “Sllanka” se letrat t’i kam dërguar, por sa të vinë udhezimet nga zbulimi jugosllav t’i do interesohesh për të mesuar se sa jugosllavë ndodhen nëpër burgje, sa prej tyre punojnë me sigurimin shqiptar etje. Më vonë Gjyladini tërhoqi edhe vëllanë e tij të quajturin Hamit Halili për të punuar ne favor të zbulimit jugosllav të cilin ashtu si personat e tjerë e ka dërguar disa herë ne Jugosllavi për të dërguar informata e marrë udhezime. Kjo u be më e domosdoshme mbas prerjes së këmbës gjë që e pengoi te shkonte vetë andej. Mbi bazën e këtyre materialeve si dhe të informaftave të tjera te bp”Pendë kuq”, “Poça e baltës” dhe “Gledhata” e të deponimeve të bera ne hetuesi nga Halil Bozha dhe Musa Ballshkashi më 10. 1. 1951, organet e sigurimit të shtetit arrestuan Gjyladin Halilin dhe Selim Karanë, kurse Murat Maraj mbasi mori vesh këtë gjë, u arratis ne Jugosllavi. Gjatë proçesit hetimor dhe në gjyq të pandehurit se si mbeturina të grupit të Rezistencës që ishin, që nga viti 1949 ishin vënë në shërbim të zbulimit jugosllav. Veprimtaria armiqësore shtrihej kryesisht në grumbullimin e informatave me karakter politik, ushtarakë dhe ekonomik të cilët ose i dërgonin vetë kur kalonin ilegalisht në Jugosllavi, ose ja u jepnin bandave dhe divesantëve me të cilët ata merrnin takim herë pas here. Gjithashtu ata kishin zhvilluar agjitacion e propagandë armiqësore, kishin studiuar e punuar sistematikisht për shtimin e radhëve të tyre si dhe për vendosjen e lidhjeve të reja me interes për zbulimin jugosllav. Por me gjithë goditjet qe iu bënë këtyre grupeve armiqësore nga të dhënat që merrnin vazhdimisht organet e sigurimit të shtetit dilte se akoma nuk ishin likujduar plotësisht rezidenturat e zbulimit jugosllav në zonën e Rrajcës. Ndë  kontigjentet armike më me interes që kishin mbetur ishin Maksut Çollaku me dy vëllezërit e tij Isak Çollaku dhe Myslym Çollaku e Selim Laçka. Nga të dhënat e fundit dilte se në shtëpinë e Maksut Çollakut kishin ardhur banda të zbulimit jugosllav për të marrë informata e dhënë udhëzime e materiale propagandistike me përmbajtje armiqësore të cilat do të shpërndaheshin në zona të ndryshme. Për këtë lidhje e veprimtari përseri hedhin dritë të dhënat e agjenturës si bp “Gjinari” më datën 4. 3. 1953, informonte se Selim Laçka i kishte thënë se Maksut Çollaku është miku i ngushtë i Ugrinit (oficer i UDB- së jugosllave). Edhe Stefan Gjora në deponimet e tij thotë se: “Para se të arratisej Ugrini, më mori dhe shkuam sëbashku tek Nezir Çollaku, aty në shtëpi gjetëm të birin e tij Maksutin. Gjatë bisedave shkëmbyem mendime rreth marëdhënieve me Jugosllavinë dhe më në në fund Ugrini më tha : “Më mori ne qafë Neziri që më lidhi me Kajo Frengovën. Më poshtë Stefani shpegon se në një rast tjetër kemi shkuarë tek shtëpia e Selim Laçkës, aty f jetëm dhe prej këtu Ugrini u arratis ne Jugosllavi. Këto të dhëna e shpegime përforconë akoma më slmmë edhe dëshmimtari Qemal Laçka, i cili duke folur për veprimtarinë armiqësore të Selim Laçkës thotë se: Selimi më ka dhënë një pushkë të markës jugosllave dhe më tha se duhet të shkosh në Jugosllavi për t’u takuar me Ugrin Zhfkov, unëe do të jap një letër për të. Unë nuk pranova një gjë të tillë, por Selimi më tha: Duhet të organizojmë një grup personash për të vepruar kundër pushtetit popullor si dhe të na mbledhi informata me karakter politik, ushtarak dhe ekonomik. Siç del edhe nga sa u theksua edhe me lart, organeve të sigurimit të shtetit, gjatë këesaj periudhe u është dashur të punojnë me zgjuarsi e vgjilencë, durim  trimëri sepse çdo nxitim apo zvarritje ne zbatimin e detyrave ishte me pasoja të rënda për interesat e Partisë e të popullit. Kështu mbasi u goditën elementët kryesorë të grupeve armiqësore të Rrajcës e Skroskës, organet e sigurimit me gjithse e dinin dhe ishin të bindur plotësisht për lidhjet që kishin mbetur dhe aktivitetin armiqësor që ata zhvillonin, nëpermjet agjenturës dhe bashkëpunimin me masat e popullit, nën drejtimin e Partisë krijuanë përshtypjen se gjoja nuk dinim gjë për veprimtarinë armiqësore të tyre. Për të forcuar akoma më shumë bindjen, me kombinacione e legjenda te përpunuara mirë keta elementë u caktuan edhe me punëra e detyra te atilla që sipas tyre të kishin mundësi takimi e lidhje me zbulimin jugosllav, por atje që më parë ishin ndërtuar kurthet agjenturale me agjenturë rrinte në pritje. Gjithashtu me efikasitet u shfrytëzuan edhe lidhjet martësore e fisnore të cilat forconin gjithnjë e më shumë besimin tek elementi armik nga njëra anë si dhe krijimin e mundësi për të depërtuar në thellësi të veprimtarisë armiqësore. Në disa rraste organet e sigurimit të shtetit me qëllim qe t’i demaskonin sa më shumë elementet armiq, arrestimin e tyre e bënin në ato vende e kohë të atilla ku ata nuk mund ta justifikonin për asnje rrast ndodhjen e tyre apo materialet qe kishin me vehte. Kështu psh kur të dhënat dilnin se ndonjëri kishte materiale propagandistike me vehte të cilat i sillte nga Jugosllavia për t’i shpërndarë në zona të ndryshme të rrethit në koordinim edhe me sektorin e policisë bëhej ndalimi e kontrolli i tyre gjoja për materiale që ndalohej shitja privatisht e tyre si raki, duhan etje, dhe me ketë rast si “rastesisht” kapeshin materialet kompromentuese duke bërë njëkohësisht edhe arrestimin e tyre.

————-

Qemal Laçka ka qënë bp i organeve të sigurimit dhe ka tradhëtuar.

—————–

Edhe për veprimtarinë aimiqësore të Maksut Çollakut veç materialeve të tjera, deklaroi me hollësi vëllai i tij në hetuesi i cili theksonte se: në vitin 1950, ka ardhur në fshatin Rrajcë Kajo Zekman Frengova (nga Jugosllavia), i cili solli materiale propagandistike për t’i shpërndarë Maksuti. Pozitiv është fakti se organet e sigurimit të alitetit kanë ditur të kombinojnë drejt dhe në kohë llojet e punës dhe masat agjenturalo- operative. Kurdoherë hetuesia ka qenë ajo që jo vetëm ka vërtetuar materialet që ishin grumbulluar në rrugë operative por ka hedhur dritë mbi momente e episode të tjera të cilat i kanë piketuar punën për të ardhmen sektorit operativ. Ashtu si më parë edhe tani mbi bazën e të dhënave të agjenturës deponimeve të Stefan Gjeros në hetuesi, u bë goditja e Pasho Zitos nga fshati Katjel si dhe më vonë i disa lidhjeve të tij. Pothuaj se paralel me këto grupe, në këtë kohë vepronte edhe nje grup tjetër i “Frontit të Rezistencës” i cili përbëhej nga 7 ushtarë të një reparti qe ishte i disllokuar në gazermat e fshatrave Babje e Mirakë. Krerët e “Frontit të Rezistencës” e krijuan ketë grup duke rekrutuar ushtarë që vinin nga radhët e elementit të deklasuar siç ishte S. R të cilit iu dha detyra që të krijonte një grup me djem që vinin nga radhët e shtresave të pasura si dhe elementë të tjerë të deklasuar duke pregatitur kështu kushtet për hedhjen në erë të depove të armatimit sipas urdhërit që do të jepej nga qëndra. Mbasi të kryente këtë akt diversionist sëbashku me grupin e tij do të arratisej në zonën e Çërmenikës me qëllim që të vepronin si forcë ushtarake e organizuar kundër pushtetit popullor. Sipas udhëzimeve të zbulimit jugosllav, ky grup krijoi lidhje edhe me disa elementë të tjerë armiq të rrethit tone siç ishin Qamil Buzhiqi dhe Ferit Dosku, të cilët edhe këta të fundit përpiqeshin të krijonin një grup më vete. Sipas marrëveshjes së lidhur, Qamili e Feriti do të furnizoheshin me armë e materiale të tjera nga S. R e grupi tij dhe mbasi të kyenin aktin e diversionit, Qamili e Feriti do më strehonin dhe më vone do t’i vinin në lidhje me bandën e Isak Alles e cila vepronte në zonën e Çërmenikës.

Për keto veprime organet e sigurimit të shtetit u vunë në dijeni dhe krahas masave të tjera agjenturalo- operative dh ushtarake që morën ato studjuan me kujdes agjenturën ekzistuese për të gjetur një kandidat të përshtatshëm që ta drejtonin tek Ferit Dosku e Qamil Buzhiqi si elementë më të përshtatshëm e të mundshëm per t’u përpunuar nga ku pastaj do të kalohej tek grupi armiqëesor dhe lidhjet e tij. Nga studimi që iu bë agjenturës bp më i pershtatshëm u gjend agjenti “Roja” i cili ishte i një shtresë me elementët të cilët do të përpunonte. Agjenti “Roja” në opinion që me parë ishte disposuar për veprime që kryente dhe parashikonte për të ardhmen të krijonte Ferit Dosku. Me qellim që te hynte sa më mirë dhe më shpjet ne përpunimin e tyre “Roja” u dërgua me legjendë për të prodhuar qymyr ne pyll, ku më vonë të njëjtën punë filloi ta bëjë edhe Ferit Dosku. Me një herë me 22. 6. 1950, agjcnti “Roja” raportonte se: “Qamil Buzhiqi i kishte thëne se kemi lidhje me një ushtar që rri në depo dhe kur ishte Xhevdet Blloshmi, i cili ky i fundit ishte arratisur jashtë shtetit, më ka dhenë një kv. me kafe. 3 thasë me tagji dhe dy automatikë. Pastaj organet e sigurimit të shtetit punën e tyre e koordinuan me sigurimin e ushtërisë ku muaren njësëri masash agjenturalo- operative si transferim dhe lëvizje të pjesetarëv të grupit nga një vend në tjetrin duke i mbuluar kështu të gjithë me agjenturë, morën masa ushtarake përforcuese për sigurim fizik të depove e objekteve duke evituar kështu hedhjen e tyre në erë nëpërmjet aktit diversionist që ishte parashikuar të kryhej. Disa pjesetarëve të grupit të cilët ishin të ngarkuar ne veçanti për grumbullimin e informatave me karakter ushtarak, me kombinacion i u servirën disa materiale gjoja të karakterit sekret me qëllim që të sqaronin mirë pozitën e se cilit pjesemarrës si dhe të kristalizonin më qartë mënyrën e transmetimit të tyre e lidhjen me grupet e tjera deri edhe ne zbulimin jugosllav. Për të gjitha këto veprime të organeve të sigurimit të shtetit ata nuk dyshuan, por vazhduan punën e aktivitetin e tyre armiqësor i cili i demaskoi e kompromentoi akoma më shumë para ligjeve të shtetit si dhe beri të mundur dëshifrimin e të gjithë pjesetarëve të grupit. Në kohën kur S. R priste urdhërin për kryerjen e aktit të diversionit, nga ana e komandës eprore u dha urdhëri që ai të transferohej në një repart tjetër me qëllim që arestimi tij të bëhej gjysmë sekret sepse krijohej mundësia e zbulimit të gjithë lidhjeve që kishte të cilët pas largimit të tij filluan të bënin mbledhje e grindeshin se kush do të ishte ne krye të grupit, si do t’i mbanin lidhjet me grupet e tjera, me zbulimin jugosllav dhe me vetë S. R. për të cilin nuk dihej se ku kishte shkuar. Ndërsa për dy elementët e tjerë qe ishin civilë përunimi I tyre vazhdoi sepse veprimtaria e tyre lidhej me elementë te tjerë armiq.

  1. Mbrojtja e ekonomisëe socialiste, detyrë e rëndësishme e organeve të sigurimit të shtetit.

Ashtu si sektorët e drejtimet e tjera të gjithë jetës së vendit tonë, edhe ekonomia socialiste ka qenë një nga drejtimet kryesore të veprimtarise armiqësore. Kjo qofte me grumbullimin e dorezimin e informatave me karakter sekret ashtu dhe ne sabotimin e paralizimin e saj në një kohë kur ajo po rimëkëmbej dhe kishte hyrë ne rrugën e zhvillimit socialist të saj. Gjatë kësaj periudhe në rrethin e Librazhdit çështja e bukës se popullit u normalizua dhe për ditë e më shumë rriteshin ndihmat nga shteti si me farëra të ndrsyhme, specialistë etje. Por edhe në drejtim të zgjidhjes e kultivimit të farnave armiqtë drejtuan veprimtarinë e tyre armiqësore qoftë në propagandën që ata zhvillonin se gjoja këto nuk prodhohen dhe nuk vlejnë, prandaj të mos t’i mbjellim, por edhe në qoftë se do të na detyrojnë t’i kultivojmë, mos u bëni shërbime me qëllim që mos të prodhojnë, dhe kështu do te dështojnë planet e shtetit, propagandonte elementi armik nëpër masat e popullit, ashtu edhe në prishjen direkt te farnave me preparate të ndryshme të servirura e udhëzuar nga zbulimi jugosllav.

Në rrethin e Librazhdit në këtë kohë veprimtaria armiqësore ka qenë më e theksuar ne formën e sabotimit, te vjedhjeve me shuma të mëdha si dhe të organizimit per diversion. Më e theksuar kjo veprimtari armiqësore ka qenë në zonën e Rrajcës e Quksit dhe në disa rraste kishin lidhje edhe me elementë armiq të zonave të Pogradecit e Korçës. Gjithashtu elementi armik përpiqej që vendimet e urdhëresat e lëshuara nga qeveria për sektorin ekonomik të bënte çmos për t’i sabotuar, ose faljen e ndonjë tatimi që bëhej nga shteti ta përdorte si kundër propagandë se gjoja këta të pushtetit i bëjnë keto per të zbutur popullin sidomos në momente politike si periudha e zgjedhjeve ose edhe ne vartësi me zhvillimin e situatave politike ndërkombetare. Format kryesore të veprimtarisë armiqësore në sektorin ekonomik ishin vjedhjet, fallsifikimi i dokumentave, djegia e dokumentave, trajtimi i keq i puntorëve me qëllim armiqësor, sabotimi në ndërtime, siç ishte rrasti i sabotimit gjatë ndërtimit të rrugës Qukës- Stravaj, këtë veprimtari armiqësore elementi armik e zhvillonte jo vetëm si individ por edhe në grupe të organizuara. Si rezultat i punes së mirë që zhvilluan organet e sigurimit të shtetit u arrit që gjatë vitit 1955 të zbuloheshin e goditeshin edhe dy grupe armiqësore në ekonomi që kryesoheshin nga Hamit Kaca dhe Isuf Gjura. Edhe trajtimi i keq i puntorëve në sharrën e Stravajt bëhej me qëllim armiqësor për të rritur pakënaqësitë e urrejtjen ndaj pushtetit popullor. Para kësaj situate operative të krijuar, organeve të sigurimit të shtetit u dilnin detyra të rëndësishme për organizimin e punës agjenturalo- operative në këtë sektor shumë të rendësishëm dhe jetik për popullin dhe pushtetin popullor. U muarën masat e nevojshme për pastrimin e elementit armik nga sektori ekonomik dhe krahas kësaj u seleksionua edhe agjentura që nuk jepte të dhëna me vlerë operative. Gjithashtu u ngrit agjenturë e re nga radhët e punonjësve të sektorit ekonomik, u muarën masa për evitimin në kohë të akteve të diversionit. Duhet theksuar se dobësi më të mëdha u konstatuan tek agjentura e sektorit të policisë e cila nuk sinjalizonte në kohë për vjedhjet në sektorin ekonomik. U muaren masat e nevojshme për foricimin e punes agjentural operative sidomos në sektorin e sharrave dhe në disa degë të kooperativave te shitblerjes, mbasi u bë një studim i hollësishëm u ngrit agjenturë e re, u muaren masa në koordinim edhe me sektorin e policisë për sigurimin e objekteve ekonomike. Njëri nga grupet kryesore armiqësore që vepronte në sektorin ekonomik gjatë kësaj periudhe ka qenë grupi i tregëtisë i kryesuar nga Isuf Gjura, i cili u vuri zjarrin magazinave të ndërmarjes tregëtare Librazhd, duke i shkaktuar ekonomisë popullore humbje në shuma të mëdha, kjo e kalonte shumën prej 4 milion lekësh. Isuf Gjura ishte nga fshati Kutërman i rrethit Librazhd lidhje e ngushtë shoqërore e Bardho Lekës. Ky për një kohë të gjatë punoi si shitës në tregëti. Gjatë kësaj kohe Isufi përvetoi pasurinë socialiste në shuma të mëdha dhe duke parë rrezikun se do të zbulohej, në rrugë e forma jo të drejta mundi të largohej nga ky sektor pa u zbuluar. Në fillim u caktua si sekretar lokaliteti dhe në 1953 kaloi me punë ne komitetin e Partisë të rrethit. Edhe caktimi në keto detyra i forcoi akoma më shumë bindjen qoftë atij ashtu edhe ne opinionin shoqëror se nuk do të zbulohej dhe se gjoja nuk kishte përvetuar pasurine socialiste. Me gjithatë Isufi gjithnjë e ndjente vehten të shqetësuar për krimin që kishte kryer sado që kishte bashkëpunuar ngushtë me Destan Sinanin nga Zdrajshi dhe me qënë se kryente detyrën e zëvëndës kryetarit të kooperativës shitblerjes në Librazhd kishte patur mundësi dhe marrë masa për mbulimin e përvetimit të pasurisë socialiste ne grup. Por me kalimin e kohës këta elementë duke e ndjerë frikën se një ditë do të zbuloheshin dhe demaskoheshin, biseduan se si duhet ta maskonin më shumë vjedhjen që kishin kryer. Varianti më i mirë ishte djegia e magazinave të tregëtisë ku sipas tyre nuk do të merrej vesh se çfarë sasi malli ka patur ne fakt dhe sa ka qenë vjedhur. Çdo gjë do të merrej sipas dokumentave të cilat i kishin rregulluar me aqë kujdes. Isufi sëbashku me Destan Sinanin mbasi e diskutuan gjatë këtë çështje bënë edhe planet dhe caktuan ditën se kur do ta digjnin, çfarë masash do të merrnin pas ketij akti me qëllim që të mos zbuloheshin, me cilët persona do te bashkepunonin etj. Në vjeshtën e vitit 1954, u dogjën magazinat e qytetit të Librazhdit por autori nuk u gjet. Për këtë organet e sigurimit të shtetit në bashkëepunim edhe me, organet e Partisë morën masa të shpejta dhe organizuan punën agjenturalo- operative për zbulimin e autorëve të krimit. Shkaku kryesor për zbulimin e autorëve t’ë krimit u bë me stimi i rojeve të magazinave i quajturi Lile Janku, i cili gjatë natës që u dogjën magazinat ishte roje nate. Gjatë hetuesisë intensive që atij i u bë ai pranoi se ishte bashkëpuntor në krim. Atij i kishin caktuar të kryente detyrën si roje në kohën që do të kryhej krimi. Me qëllim që të mos dilnin direkt ne skenë, Isufi sëbashku me Destanin gjetën si element të përshtatshëm për kryerjen e krimit S. D. nga fshati Gizavesh. Këtë e porositën që në bashkëpunim edhe me rojen e natës si dhe me masat e tjera që kemi marë ditën që do t’u vësh zjarrin magazinave, llogarite që në darkë të kesh miq në shtëpi dhe mbasi të kini rënë për të fjetur, t’i do të vish nëe Librazhd dhe realizosh detyrën dhe natën përseri do të shkosh në shtëpi. Kjo bëhet me qëllim që mos të zbulohesh, edhe po ta akuzojnë për këtë krim, miqtë që ke futur ne shtëpi do të dalin dëshmimtarë që ti ke qënë në shtepi sëbashku me ta. Pa humbur kohë në bazë të detyrave të caktuara, u veprua, çdo veprim u krye sipas planit të bërë por si në rrugë agjenturalo- operative ashtu edhe nga deponimet e të pandehurit Lile Jevku u pranua se S. D natën që u dogjën magazinat mbasi kishin ngrënë darkë dhe miqtë kishin rënë në gjumë, ishte ngritur e ardhur në Librazhd ku mbasi bisedoi dhe u sigurua nga roja e natës se nuk do zbulohej, hodhi benzinën nëe vende më të përshtatëshme për ndezjen e zjarrit në magazinën kryesore që ishte planifikuar të digjej dhe i vuri zjarrin. Me njëhere udhëtoi gjithë natën dhe shkoi në shtëpi e ra të flinte, familja e miqtë në mëngjez nuk kuptuan gjë për këtë krim që ai kreu. Vlera e dëmit që i erdhi shtetit nga djegia e ketyre magazinave i kalonte 4 milion lekë (të vjetra). Të gjithë pjesëtarët e grupit u kapën dhe në hetuesi pranuan planet dhe krimet që kishin kryer të cilët dhanë llogari para gjyqit të popullit. Qrganizatorë kryesorë ishin Isuf Gjura dhe Destan Sinani të cilët u dënuan me vdekje, ndërsa të tjerët moren dënime të ndryshme sipas ligjit. Karakteristike dalluese e veprimtarisë armiqësore në sektorin ekonomik ishte se edhe këtu në forma e metoda të kamufluara prapa vjedhjeve e sabotimeve dilte dora e zbulimit jugosllav. Edhe në këtë sektor, ashtu si në fushat e tjera të jetës armiku perpiqej të kompromentonte njerëzit tonë, shtresat e varfëra dhe kryesisht të godiste ose bënte për vehte komunistët sepse duke vepruar kështu godiste Partinë e pushtetin popullor. Shpenzime të mëdha u desh të bëheshin edhe për ndërtimin e bazamentit të sharrës në Stravaj të cilin me qëllim sabotimi e kishin ndërtuar në kundërshtim me kushtin teknik, defiçitet, sufiçitet dhe vjedhjet ne mënyrë të organizuar ishin karakteristike për sektorin ekonomik gjatë kësaj periudhe.

  1. Prefeksionimi ideollogjik e profesional, arsimor e ushtarak i kuadrit.

Për të përballuar me sukses detyrat e mëdha që u dilnin organeve të sigurimit të shtetit në këtë periudhë, një faktor i rëndë sishëm ishte edhe puna që duhej bërë me kuadrin për ngritjen ideollogjike e profesionale, arsimore e ushtarake. Këtë e bënte më të domosdoshme qoftë format, metodat e taktikat qe përdorte elementi armik i brendshëm ne koordinim me zbulimet e huaja, ashtu edhe shkalla e ulët e nivelit arsimor e profesional i kuadrove që shërbenin në organet e sigurimit të shtetit. Efektivi i degës përbehej nga13 kuadro. Në janar të vitit 1950 dega u suprimua dhe mbeti vetëm postë policie e cila varej nga Qarku i Elbasanit. Qrganizata bazë e Partisë kishte 8 antarë Partie dhe 4 kandidatë Partie. Në punën ideollogjike që bëhej me komunistët e kuadrove ishin në radhë të parë zbërthimi i vendimeve e direktivave të Partisë duke i shoqëruar këtë edhe me tema e zberthime teorike. Tema të tilla u zhvilluan si për rritjen e rrolit udheheqës të Partisë, ose ç’është Partia dhe përse i duhet ajo klasës puntore, mbi rritjen e vigjilencës revolucionare, mbi zhvillimin e luftës së klasave etje. Kërkesë kryesore për ngritjen arsimore e kulturore të kuadrit ishte vazhdimi i shkollave. Për këtë të gjithë kuadrot u regjistruan në shkollat e mbrëmjes të cilët me gjithë punën e madhe qe kishte në këtë periudhë i vazhduan e mbaruan me sukses. Vazhdimi i shkollave i dha një shtytje të madhe si rritjes së nivelit të punes ideologjike dhe edukative, ashtu edhe asaj profesionale.

Në punën që bëhej për ngritjen profesionale, me të gjithë sektorin e sigurimit zhvilloheshin tema, përgjithesime e materiale të tjera që në radhe të parë bënin fjalë për njohjen e normave të punës agjenturalo- operative, të njohjes në thellësi të formave e metodave të veprimtarisë armiqësore që zhvillonin zbulimet e huaja, të organizimit të punës agjenturalo- operative në bandat që armiku kishte ne vendin tonë, ose të grupeve armiqësore e organizatave tradhëtare. Të gjitha këto bërë që të zgjerohet akoma më shume horizonti i njohjes e vlerësimit të situatave operative të krijuara, ndryshimi të cilave vinte nga dita ne ditë. Gjithashtu ngritja arsimore e profesionale i dha një shtytje përpara edhe punës për edukimin e drejtimin e agjenturës rendimenti i punës të së cilës sa vinte e rritej si në sasi ashtu edhe në cilësinë e të dhënave. Përveç punës profesionale e cila më në mënyrë të programuar zhvillohej në gjithë sektorin e sigurimit, puna profesionale zhvillohej edhe në bazë seksionesh, me qëllim që rritja e aftësive profesionale të kuadrit të mos mjaftohej vetëm me punën që bëhej ne kuadrin e përgjithshëm, por kuadrot të aftësoheshin edhe sipas specifikës së punës e problemeve qe ndiqnin. Kështu puna e diferencuar u zhvillua me seksionin e dytë i cili organizonte punën agjenturalo- operative për kapjen e agjentëve të huaj, për zbulimin e kapjen e bandave. Gjatë kësaj periudhe (1953- 1954) organizata bazë e Partisë varej direkt nga Komiteti Partisë së rrethit Librazhd. Kjo bëri që të forcohej më shumë rroli udhëheqës e kontrollues i Partisë mbi të gjitha problemet që kishte sektori shtetëror, të organizonte e drejtonte gjithnjë e më mirë gjithë punën politico- ideollogjike të kuadrove e komunistëve të këtij sektori.

 

KREU I IV- Të. LUFTA KUNDЁR ZBULIMEVE IMPERIALISTO- REVIZIONISTE

(1956- 1960)

  1. Situata në rreth.

Gjatë kësaj periudhe si rjedhim i momenteve dhe situatave të brendëshme dhe të jashtme edhe situata operative në rrethin e Librazhdit kishte pësuar ndryshime sasiore e cilësore, kjo periudhë karakterizohej me një luftë të ashpër që bënte populli ynë kundër revizionizmit jugosllav dhe makinacioneve të tij në koordinim edhe me revizionistët e tjerë qe akoma s’kishin dalë hapur ne arenën ndërkombëtare. Në botë lufta e popujve të shtypur kundër imperializmit dhe kolonizatoreve kishte marë përpjesëtime të mëdha. Ёshtë pikërisht kjo aresyeja që edhe imperializmi dhe revizionizmi u hodhën në ekpasion për të shuar këto vatrarevolucionare. Në të njëjtën kohë ata filluan dhe kurdisin edhe plane te reja për shtimin e radhëve të tyre dhe përhapjen e agjenturave edhe në vendet ish socialiste. Si rezultat i kësaj veprimtarie subresive në vitin 1956, u organizua kundërrevolucioni ne Hungari, sulmi kundër Egjiptit si dhe përpjekjet e vazhdueshme të revizionistëve për gjunjëzimin e Partive marksiste- leniniste që qendronin në pozita revolucionare. Vëmendje të veçantë për imperializmin dhe revizionizimin tërhiqte Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë e cila as një herë nuk pajtohej me këto koncepte e mendime pacifiste që të shpinin në humbjen e lirisë e vendosjen e kapitalizmit. Përkundrazi ajo zhvilloi një luftë të ashpër dhëmb për dhëmb me imperiamizimin e revizionizmin pavarësisht nga madhësia apo bllokadat që i kurdiseshin. Gjatë kësaj periudhe zhvillohej një luftë e fortë parimore në rrugë partie midis Partisë së Punës se Shqipërisë dhe Partisë Komuniste të BS, luftë e cila vinte gjithnjë duke u ashpërsuar deri sa doli hapur në vitet 1960. Ashtu si në vende të tjera, edhe në Shqipëri imperializmi e revizionizmi kishin bërë planet e tyre për përmbysjen e pushtetit popullor duke krijuar dhe aktivizuar edhe agjenturën e tyre brenda në radhët e Partisë dhe të pushtetit siç ishte Liri Belishova, me përkrahësit e saj dhe më vonë grupi armiqësor i Teme Sejkos. Pra kjo periudhë karakterizohet nga një luftë e ashpër kundër elementit armik dhe në veçanti atij të deklasuar i cili punonte intensivisht për minimin dhe rrëzimin e pushtetit popullor. Ashtu si në mbarë vendin edhe në rrethin e Librazhdit i gjejmë fijet e këesaj veprimtarie armiqësore në forma dhe metoda me të sterholluara se sa në periudhën mbas çlirimit. Kështu në qoftë se zbulimet imperialist- revizioniste nuk patën sukses me bandat që hodhën në Shqipëri, ato tani filluan të aktivizojnë agjenturën e vjetëer si dhe të nxitin format e tjera të veprimtarisë armiqësore si atë të agjitacionit e propagandës, përhapjes se panikut deri në nzitje për arratisje. Veprimtaria armiqësore e theksuar ishte në zonën e Hotolishtit, Berzeshtës, Rrajcë, Qarrishtë dhe shtrihej deri ne Lunik. Karakteristika kryesore ishte se elementit armik në koordinim dhe i nxitur dhe nga zbulimet e huaja punonte për sabotimin e direktivave të Partisë dhe qeverisë, për dëmtimin e ekonomisë socialiste, për shtimin e radhëve të pa kënaqurve, kurdoherë duke i lidhur me situatat se duhet të ndjekim vijën politike të shteteve të tjera, kjo më e theksuar me rritjen e luftës së Partisë sonë kundër revizionizmit Hrushovian. Në këto vite direktiva e Partisë për kolektivizimin e bujqësis gjeti përkrahje dhe miratim të plotë nga populli shqiptar, por me gjithatë edhe në këtë drejtim pati përpjekje të elementit armik për sabotimin e kësaj direktive. Përsëri këtu në plan të parë na del elementi i deklasuar dhe kulaku të cilët si ne Lunik dhe Dorëz duallën hapur për shkatërimin e kooperativave bujqësore. Gjithashtu rrethi i Librazhdit ashtu si më pare, për zbulimet e huaja ishte mjaft i përshtatshëm dhe shërbente si rrugë kalimi per futjen e agjentëve në thellësi. Kështu gjatë kësaj periudhe si rezultat i veprimtarisë subersive të zbulimit jugosllav bëri që të riaktivizohen agjentë dhe të rekrutohen edhe 4 të tjerë nga zbulimi jugosllav. Në të njëjtën kohë ato mbeturina të bandave që nuk u asgjesuan në rrethin tonë por u arratisën perseri në Jugosllavi si ajo e Bardho Lekës, dhe e Kamber Biçakut, filluan veprimtarinë e tyre jo më si më pare por duke ardhur në brezin kufitar dhe kryer takime fizike të shkurtëra me qëllim kryesor për grumbullim informacioni dhe të situatës në rreth ku pastaj nga studimi i bënin këtyre fakteve përcaktonin edhe elementët e mundshëm për rekrutim si dhe veprimet sabotuese dhe diversioniste që do të kryente elementi armik i brendshëm. Përballë këesaj situate të krijuar organeve të sigurimit të shtetit nën udhëheqjen e Partisë u dilnin detyra akoma më të mëdha për shpartallimin e këtyre planeve që kurdiseshin nga armiqtë e brendshëm në koordinim me ata të jashtëm. Nga vetë situata e krijuar kërkohej që në radhë të parë të forcohej puna agjenturalo- operative në zonën dhe brezin kufitar si dhe të përsosej më shumë metoda e punës se p. operativë ne pergjigje të situatës se krijuar. Po ashtu kërkohej edhe pregatitje më e lartë politiko profesionale me qëllim që të ishin në gjendje të kuptonin dhe kapnin në kohe fijet e veprimtarisë armiqësore te cilat drejtoheshin në sfera të ndryshme deri edhe ne Parti.

  1. Detyrat e sigurimit në rreth dhe ndryshimet strukturale.

Përballë situatës së krijuar me qëllim që organet e sigurimit të shtetit t’i kryejnë sa më mire detyrat e ngarkuara nga Partia lindëte nevoja që ato të bëheshin sa më operative dhe të aplikueshme. Kjo veç të tjerave duhej parë edhe në strukturën ekzistuese të tyre. Në vitin 1958, u bë riorganizimi i ri ku u suprimuan qarqet dhe rrethin e Librazhdit u krijua dega e punëve të brendëshme me kompletim organik me vehte. Nga vetë situatat e krijuara dhe detyrat që u dilnin organeve të sigurimit të shtetit, duhej bërëe ndryshime e plotësime edhe në strukturë dhe organikë. Gjatë kësaj periudhe dega kishte këtë strukturë organizative: Kryetar dhe zëvëndës kryetar, një instruktor kuadri dhe kartoteke. Ndërsa teritori u nda në katër zona siç ishin ajo e Çermenikës, Qëndrës sëbashku me zonën e Polisit, e Quksit dhe zona e Rrajoes e cila tashmë ishte shkëputur nga rrethi Pogradec në të cilën përfshihej edhe Miniera e Pishkashit. Duke parë se nga vetë situata e krijuar veprimtaria armiqësore në zonë dhe brezin kufitar ishte më intensive, përveç zonave u caktua edhe një p. operativ për zonën e brezin kufitar i cili vaj nga dega e zbulimit të kufirit në Ministri Gjithashtu dega kishte edhe një shifrant dhe një radist. Gjatë gjithë kësaj periudhe vrejmë se zbulimi jugosllav vetëm që nuk e ndërpreu për asnjë çast veprimtarinë armiqësore të vendit tonë por përkundrazi e intensifikoi akoma më shumë duke prefeksionuar format e metodat e veprimtarisë së tij subersive. Nëpërmjet agjenturës së tij në rrethin tonë zbulimi jugosllav nxiste aratisjet jashtë shtetit, zhvillonte agjitacion e propagandë therëse miqësore nëpërmjet të cilës kërkonte të rriste numurin e të pa kënaqurve të përhapte panik dhe të përçante unitetin e popullit rreth Partisë. Duke parë edhe zhvillimin e situatave ndërkombëtare ku klasat e përmbysura bënin përpjekje dhe po mernin përseri pushtetin në fuqi edhe në rrethin tonë si në mbarë vendin elementi i deklasuar dhe veçanti ai kulak u hodh në një aktivitet të mpreftë armiqësor ku menduar se i erdhi dita për të fituar përsëri parajsën e humbur. Veprimtaria armiqësore në këto drejtime që thamë gërshetohej edhe me atë që zhvillohej në drejtim të ekonomise. Prandaj ishte një ndër detyrat kryesore dhe imperative për organet e sigurimit shtetit që të organizonin mirë punën dhe ta prefeksiononin akoma më shumë për mbrojtjen e ekonomisë socialiste. Edhe këtu format dhe metodat e veprimtarisë armiqësore paraqiteshin më të prefeksionuara e për rrjedhim edhe lufta kundër tyre duhej zhvilluar me më forcë dhe me komlekse. Prandaj, krahas detyrave që kryenin zonat për këtë sektor mjaft të rëndësishëm u tregua një kujdes i veçantë edhe nga vetë udheheqja e degës, të cilët herë pas here ne bashkëpunim me zonat analizoi dhe ndiqnin problemet për këtë sektor.

  1. Zbulimi dhe goditja e rezidenturave të zbulimeve armike.

Në rrethin e Librazhdit gjatë kësaj periudhe vepronin 6 rezidentura me 21 persona të cilat vereshin direct nga zbulimi jugosllav. Të tilla ishin ajo e Marko Laçkës me 5 persona, e Ahemt Gurrës me 5 vetë, e Ymer Çollaku me 4 vetë, Refik Beqos me 3 veta, Ferit Doskut me 3 persona dhe mbeturinat e bandës së Bardho Lekës me 4 veta. Këtyre duhet shtuar edhe 11 agjentë që disa herëe kishin kaluar kufirin dhe marrë detyra nga UDB- ja jugosllave të cilët më vonë u zbuluan dhe u demaskuan nga organet e sigurimit të shtetit ne koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me popullin. Tani shikojmë se zbulimet e huaja armike dhe në veçanti ai jugosllav e ndryshuan metodën e veprimtarisë së tyre subersive e cila më parë ishte ajo e hedhjes se diversantëve dhe bandave, tani fillojnë ta zhvillojnë me shpejtësi veprimtarinë e tyre armiqësore nëpërmjet krijimit të rezidenturave si dhe aktivizimit të agjenturës së tyre në rrethin tone. Tipike për t’u theksuar është veprimtaria armiqësore e rezidenturës së Marko Laçkës e cila përbëhej nga 5veta dhe varej direkt nga UDB- ja. jugosllave. Në vitin 1956, agjenti i UDB- së Marko Laçka në krye të grupit të tij merr detyra të hollësishme nga UDB- ja jugosllave qoftë për konsolidimin e shtimit të radhëve të grupit ashtu edhe për drejtimet se ku duhet ta zhvillonte veprimtarinë armiqësore kundër Partisë dhe pushtetit popullor, se si duhej ta pengonte dhe sabotonte ndërtimin e socializmit etje. Detyrat të rëndësishme mori gjithashtu edhe për punën që duhet të bënte ai vetë sëbashku me grupin për ngjalljen e panikut e pakënaqësive në popull, të urrejtjes që duhej krijuar kundër diktaturës se proletariatit dhe të nxitjeve për arratisje jashtë shtetit. Për realizimin e këtyre detyrave ai porositej nga UDB- ja jugosllave që mbështetjen e bazën kryesore ta ketë tek elementi i deklasuar me përbërje e qëndrim të keq politik, por krahas kësaj të shfrytezonte edhe atë masë njerëzish që ishin jo sa duhet të qartë politikisht dhe si të lëkundur me lehtësi mund të tërhiqeshin në radhët e armikut. Kjo, porosiste zbulimi jugosllav ka rëndësi të dyanëshme nga njëra anë shtohen radhët e armikut e si rrjedhim do ta kemi më lehtë për një kryengritje të armatosur, dhe nga ana tjetër e që eshtë mjaft e rëndesishme është se një pjesë të këtyre njerëzve t’ë lëkundur dhe të pa qartë do të kenë mundësi t’i fusim duke depërtuar në vende të rëndësishme në organet e pushtetit dhe të ekonomisë. Marko Laçka ishte nga qyteti i Pogradecit, deri ne vitin 1953 ka punuar në organet e punëve të brendëshme si P; operativ për sektorin e zbulimeve. Nëe këtë kohë ai arratiset në Jugosllavi ku u vu plotësisht dhe në mënyrë active në shërbim të UDB- së jugosllave. Veprimtaria e këtij agjenti paraqiste rrezikshmëri të madhe për faktin se ai për një periudhë kohe punoi në organet e sigurimit e për rrjedhim jo vetëm  që ishte i specializuar dhe njihte format e metodat e punë por për një kohë ai luajti edhe rrolin disinformues ndaj organeve të sigurimit të shtetit. Zbulimi jugosllav pati avantazhe me rekrutimin e tij kështu që ju krijuan dhe mundësite e përshtatëshme për të rritur qoftë numurin e rezidenturave ashtu edhe të rekrutimit të agjentëve. Në përbërje të grupit të rezidenturës së Marko Laçkës ishin edhe Sali Dashi nga Rrajcë- fusha, shtresë e pasur kulak, Mehmet Golemi nga fshati Kotodesh, shtresë e mesme dhe lidhjet e të arratisurve, Bezat Allko dhe Sali Hoxha përkatesisht në fshatrat Kotodesh dhe Rrajcë- fushë, të dy me origjinë shtresë e mesme, Babai i Saliut i quajtur Hajredin Hoxha ka qenë kryeplak dhe komandant i milicisë dhe i ballit në atë zone. Në përbërje të grupit ishte edhe Vesel Dajlan Shkalla nga fshati Rrajcë- Sutaj me përbërje e qëndrim të mirë politik, ish antar Partie. Me arratisjen e Marko Laçkës UDB- ja jugosllave e ngarkoi atë për organizimin e këtij grupi në zonën e Rrajcës. Markoja punoi sistematikisht për pregatitjen ideollogjike dhe profesionale të pjesëtarëve të grupit që para se të arratisej, u tregon format dhe metodat se si duhej zhvilluar veprimtaria armiqësore e cila kryesisht shprehej në mbledhjen e të dhenave me karakter sekret e propagandë amiqësore kundër pushtetit popullor, ne nxitjet për arratisje etje. Markoja në zbatim të detyrave te UDB- së jugosllave i vë nëe dijeni të gjithë pjesëtarët e grupit se me gjithse do të arratisej bashkë me familjen e tij në Jugosllavi veprimtaria armiqësore jo vetem qe nuk duhet ndërprerë por përkundrazi duhet intensifikuar akoma më shumë. Ai u premtoj pjësetarëve të grupit se mbasi të nxirte familjen e tij ne Jugosllavi do këthehej përsëri për të marrë edhe ata. Arratisjen Markua e realizoi me ndihmën e Vesel Shkallës. Veç fakteve e provave të tjera për këtë raporton edhe agjenti me pseudonimin “Shpardhi” i cili midis të tjerave thotë se natën që u arratis Marko Laçka, Vesel Shkalla nuk ishte në minierë. Të nesërmen kur ai erdhi nuk ishte në gjendje të punonte sepse e zinte gjumi në frontin e punës. Njëkohësisht Veseli i tha agjentit se Marko Laçka u aratis dhe se e kishte kapur frika se mos e arrestonin edhe atë me qene se ka patur shoqeri te ngushtë me Markon. Gjithashtu bp “Riza” raportonte se në bisedën që ka patur me Mehmet Golemin ky i fundit i tha se kemi biseduar me Marko Laçkën për t’u arratisur në grup unë, Sali Dashi, Sali Hoxha, Vesel Shkalla nga Rrajca dhe Bezat Allkoja nga Kotodeshi. Me qënë se Markua u arratis me gjithë familje, ne kemi frikë se mos na arrestojnë, prandaj edhe po shpejtojmë masat qe të arratisemi sa më parë ne Jugosllavi pa pritur që të vijë Markua të na marrë siç na ka premtuar. Nga analiza qe ju bëri sektori i sigurimit këtyre të dhënave si dhe nga provat materiale me vlerë ligjore dhe materiale të tjera operative që disponoheshin u konkludua dhe u vendos që të kryhej arrestimi i Sali Dashit, Vesel Shakllës, Mehmet Golemit dhe Bezat Allkos. Në sqarimin e situatave operative të krijuara gjatë përpunimi dhe goditjes të kesaj rezidenture organet e sigurimit të shtetit i kushtuan kujdesin e duhur edhe verifikimit dhe kontrollit të saktësisë së të dhënave duke i prerë rrugën kështu disinformacionit që mund te servirej ose realizohej nga zbulimet e huaja organeve tona nëpërmjet bashkëpuntorëve që ata kishin. Kështu bp “Katallogu” i cili ishte bërë vëlla me Marko Laçkën dhe si rjedhim siç doli dhe nga materialet e tjera të më vonëshme ishte nëe dijeni të plotë të veprimtarisë së Markos, duke qenë në pozita tradhëtije ai nuk informoi organet e sigurimit të shtetit për të por përkundrazi duke qenë plotësishtë në pozita tradhëtie ai ndihmoi për realizimin e arratisjes së Marko Laçkës. Për këtë më vonë ai u arrestua dhe u dënua 5 vjet heqje lirie. Me zbulimin e goditjen e rezidenturës së Rrajcës të organizuar e drejtuar nga zbulimi jugosllav nëpërmjet agjentit Marko Laçka organet e sigurimit futën në dorë edhe një seri materialesh të tjera me vlerë operative rë cilat i hapën perspektiva dhe horizont më të qartë pune sektorit operativ për të ardhmen. Nga kjo delte detyrë imperative për organet e sigurimit që të zbulonin më në thellësi veprimtarinë e kësaj rezidenture duke kapur të gjitha fijet dhe lidhjei që kishin mbetur. Kështu Sali Hoxha si pjesëtar i grupit nuk u arestua sepse nuk ishin provat e plota por me nje herë u intensifikuan masat agjenturalo- operative si në drejtim të tij ashtu edhe të lidhjeve të tjera. Kështu në drejtim të Saliut u drejtua agjenti “Demografiku” si dhe informatorët “Sako” dhe “Lule Diellit”. Nga të dhënat që u muarën dolli qartë se Sali Hoxha kishte vepruar si pjesëtar aktiv i këesaj rezidenture kjo vërtetohet edhe na e dhëna e agjentit “Demografiku” i cili më 30. 3. 1958, raporton se: “Në bisedën që kam bërë me Sali Hoxhën në shtëpinë e tij midi të tjerave Saliu i ka thënë atij se ne Jugosllavi jetojnë shumë mirë dhe jo si këtu që po vdesim për bukë. Mua më doli nga borxhi Marko Laçka që kur ishte këtu se më tha hajde të ikim ne Jugosllavi, kështu si mua i tha dhe Sali Dashit dhe Vesel Dajlanit. Të gjitha këto gjëra që na ka thënë Marko Laçka atëherë po na dalin të vërteta sot”. Kjo e dhënë u vërtetua edhe nga burime të tjera dhe mbasi u grumbulluan edhe materiale me vlerë ligjore më daten 3. 7. 1953, u arrestua dhe ju dha gjyqit Sali Hoxha i cili u dënua me 7 vjet heqie lirie. Sëbashku me Saliun u arrestuan edhe Ahmet, Sulo e Pasho Dashi të cilët kishin zhvilluar veprimtari armiqësore në formën e agjitacionit e propaganda, kishin propaganduar e bërë pengesë për ngritjen e kooperativës bujqësore në fshatin e tyre si dhe mbanin armë pa leje. Këta ishin tre djemtë e Sali Dashit element kulak dhe që kryente dënimin në burg. Procesi hetimor i kësaj rezidenture jo vetëm që vërtetoi plotësisht veprimtarinë armiqësore të kësaj rezidenture për të cilën organet e sigurimit te shtetit kishin materiale në rrugë operative por ai u zgjerua akoma më shumë në lidhjet dhe bashkëpuntorët me të cilet kishin kryer krime. U vertetuan gjithashtu edhe masat që kishin marrë pregatitja dhe tentativa për arratisje. Në hetuesi agjenti UDB- së Marko Laçka deponoi mbi format e metodat që kishte përdorur për kompromentimin dhe aktivizimin në veprimtari armiqësore të elementëve të pjesëtarëve të grupit, kështu ai deponoi se mbështetjen kryesore unë e kërkova ta gjej tek elementi i deklasuar dhe kulak. Të tilla ishin Sali Dashi e Sali Hajredin Hoxha, të cilët si elementë kulakë dhe qe kishin akumuluar një urrejtje të madhe ndaj pushtetit popullor dhe diktaturës së proletarëatit e që të fitojnë pushtetin e humbur, unë pa tjetër do të gjeja përkrahje plotë tek ata. Unë me qëllim i ngacmoja deponon Marfrua dhe i prëgatisja psikollogjikish duke u thënë se kulakët së shpejti kjo qeveri do t’ i likujdojë do t’i fusë në burg, pranda që të shpëtoni duhet të arratiseni në Jugosllavi. Por që t’ja arrini kësaj me sukses dhe që të fitoni besimin e UDB- së jugosllave duhet të veproni në grup si brenda vendit ashtu edhe jashtë do te arratiseni sëbashku.

Gjithashtu Marko Laçka në zbatim te detyrave që merrte nga zbulimi Jugosllav si formë të punës për shtimin e radhëve te grupët përdori edhe nxitjen e ndjenjës se hakmarrjes për hasmeri që para çlirimit. Ai u thoshte se gjaku nxihet marrë se kjo është një nga traditat më të mira të popullit tonë, se po nuk more gjakun nuk je burrë nuk ke si i del në sy botës. Në këtë mënyrë ai foli Sali Hoxhës duke nxitur për t’u hakmarrë ndaj Selman Dashit I cili para çlirimit i kishte vrarë babanë. Markua i tha Saliut se të ndihmoi unë për të marrë hakun e babait dhe nje kohësisht edhe për t’u arratisur në Jugosllavi. Një formë me mjaft interes për kompromentimin dhe shtimin e radhëve të armikut ishte edhe ajo e kompromentimit të njerëzve me përbërje e qëndrim të mire politik. Kështu Markua merrte detyrën nga UDB- ja jugosllave që si vetë edhe shokët e tij të krijonin shoqëri e miqësi me njerëz me përbërje e qëndrim të mirë politik. Duke vepruar kështu ju do të kamufloni më mirë veprimtarinë tuaj armiqësore si dhe do te keni mundësi për të grumbulluar të dhëna me karakter sekretë. Në zbatim të këtyre detyrave Markua duke shfrytëzuar zakonin e vjetër të lidhjes së gjakut u bë vëlla me Vesel Shkallën, i cili ishte antar Partie. Në vazhdim pastaj duke shfrytezuar traditën e mirë të popullit shqiptar të besës Markua midis të tjerave i tha; “Shqiptari po dha fjalën ther djalin e fjalën nuk e kthen”. Githashtu për t’i krijuar shtuar akoma më shumë urrejtjen kundër Partisë Markua shfrytëzoi edhe disa veti e cilësi të dobëta te Veselit si atë karjeriste të smirës etje. Kështu ai thoshte se t’i ke luftuar për këtë parti prandaj vendin nuk e ke për puntor, ty ta kanë ngrënë hakun se gjoja Partia e pushteti nuk të kanë vënë në vendin që të takon etje. Mbas një përpunimi të tille Markua arriti që Veselin ta fusë në rrugën e veprimtarisë amiqësore duke i ngjallur atij ndjenjën e tradhëtisë ndaj Atdheut ne formën e arratisjes. Të njëjtat forma përdori edhe me Muhamet Golemin e Bezat Alikon të cilët kishin qenë si elementë aktivë me ballin në fshatin Kotodesh dhe që ishin demaskuar na Partia e pushteti popullor. Me këta thotë Markua, krijova shoqëri dhe duke shfrytëzuar pakënaqësitë e tyre ndaj pushtetit popullor i nxita dhe arrita që t’i bind për t’u arratisur jashtë shitetit. Mjaft interes paraqet edhe veprimtaria armiqësore e Ahmet Gurrës, i cili në krye të rezidenturës së përbërë prej 5 vetash ka zhvilluar aktivitet të theksuar armiqësor kundër Partisë e pushtetit popullor. Ajo që hodhi dritë dhe që u bë pikënisje për zbulimin e kesaj rezidenture ishte e dhena e agjentit “Bredhi” i cili midis të tjerave ne fillim të vitit 1959 raportonte: “Ahmet Gurra në bashkëpunim me vëllanë e tij Isufin dhe xhaxhanë Selim Mehmet Gurrën pregatiteshin për t’u arratisur në Jugosllavi. Kjo e dhënë u vlerësua nga p. operativ i cili mori një sërë masash agjenturalo- operative si për prevenimin e arratisjes ashtu dhe për zbulimin e veprimtarisë së tyre armiqësore. Bashkëpuntorët që u drejtuan tek këta elementë herë pas here raportonin se objektet e perpunimit midis të tjerave shpreheshin, se ne jemi kulakë, keta do të na likujdojnë, ne Shqipëri nuk jetohet, njerëzit trajtohen keq, së shpejti pritet të ndryshojë situata. Gjatë perpunimit të këtyre objekteve dolli se kjo rezidenturë ishe lidhur edhe me Mefail Biçakun nga Qarrishta dhe me Ferit Doskun ne Dorëz të cilët edhe këta të fundit po ndërmershin veprime për krijimin e një grupi më vehte. Ferit Dosku kishte edhe lidhje miqësore me Ahmet Gurrën, motra e Feritit ishte martuar me vëllanë e Ahmetit. Gjatë kesaj kohe agjentura raportonte pakënaqësite që kishin shprehur edhe këta objekte dhe se Ahmeti me shokët e vet po pregatitej për arratisje. Për zbulimin sa më në thellësi të veprimtarisë armiqësore të kesaj rezidenture u koordinua puna edhe me degën e punëve të brendëshme Pogradec e cila drejtoi bashkëpuntorin “Rraketa”. Nga të dhënat e këtij bashkëpuntori doli se Ahmeti është takuar disa herë me diversantin Bardho Leka. Këto të dhëna u vërtetuan edhe me të dhëna paralele ku më hollësisht informoi “Nogoli”. Nga të gjitha këto materiale të grumbulluara u vërtetua plotësisht se Ahmet Gurra me vëllezërit e tij, babai i tyre Dauti dhe xhaxhai i tij Selimi me djalin e tij të quajtur Seit, kishin kaluar plotësisht në pozita armiqësore kundër pushtetit popullor. Agjentura gjatë kesaj kohe informonte se këto objekte jo vetëm që zhvillonin agjitacion e propagandë armiqësore, pregatiteshin për arratisje jashtë shtetit, grumbullonin të dhëna dhe ja jepnin zbulimit jugosllav, por në ndonjë rast çfaqnin edhe deshirën për terror. Kjo më e theksuar nga Estref Gurra i cili çfaqte dëshirën për terror ndaj nje delegacioni sovjetik që vizitonte vendin tonë. Kjo e dhënë u vërtetua dhe nga thëniet e dy denoncuesve dhe mbi bazën e këtyre materialeve më datën 25. 5. 1959, u bë arrestimi i Ahmet Gurrës dhe Estref Gurrës.

Që në fillim të proçesit hetimor u vërtetua se Ahmeti, Dauti dhe xhaxhai i tij Selimi kanë zhvilluar agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor, kanë patur tendencën e arratisjes në Jugosllavi duke pritur nga dita në ditë ndryshimin e situatës.Veprimtaria e tyre armiqësore konsistonte ne luftën për të penguar kolektivizimin e bujqësisë për të mos shlyer detyrimet shtetërore duke i konsideruar ato si të pa drejta, se këto të qeverisë po shfrytëzojne popullin në palcë. Duke patur parasysh se veprimtaria e tyre duhej zbuluar në thellësi e gjerësi, perpunimi i këtyre objekteve vazhdoi edhe në dhomat e izolimit ku agjenturës së birucës i kanë folur për gjithë veprimtarinë armiqësore që kanë kryer dhe janë përpjekur edhe aty që të bëjnë plane per t’u arratisur. Me veprimtarinë armiqësore të kësaj rezidenture përveç Mefail Biçakut që ishte bp i organeve të sigurimit lidheshin edhe element në rrethe të tjera si me Mihan Qesha i cili punonte si rrobaqepës në Elbasan, Mustafa Goda, mësues nga Elbasani si dhe dy elementë të tjerë nga Peshkopia. Për veprimtarinë armiqësore të Ahmet Gurrës të dhëna me rëndësi janë marrë nga bp me pseudonym “Patate Lushnjës” ku midis të tjerave informon: “Titua kishte shkuar për vizitë në Greqi dhe kishte biseduar me lidhjen e Partisë ballkanike ku kanë biseduar që ta ndajnë Shqipërinë në dysh, gjysmën ta marrë Greqia dhe gjysmën Jugosllavia, gjithashtu Titua ka vizituar Egjiptin ku I ka thënë Naserit se më mirë ishe me Ingliteren (Anglinë) se u lidha me BS. Naseri i është përgjigjur se jam lidhur me BS se është fuqi e madhe do të më ndihmojë por Titua u përpoq ta bindë Naserin se ke vepruar keq sepse edhe unë isha i lidhur me BS por u shkëputa dhe u lidha me SHBA”. Ahmet Gurra kishte akumuluar një urrejtje të madhe për komunistët sa që atë e shprehte edhe në mënyrë figurative dhe me sakasma e krahasime injoruese. Ne lidhje me ketë agjentura raporton se Ahmeti është shprehur: “Nje herë na ishte një bari duke ruajtur nje tufë dhën, aty vjen nje ujk dhe i thotë bariut të më japë dy deshë. Bariu përgjigjet se nuk janë bagëtitë e mija por janë te beut. Ujku i thotë se shko e merri leje beut dhe thuaj se ka ardhur një ujk e kërkon dy deshë. Bariu i thotë se une shkoj por t’i më ha bagëtitë, por ujku i jep besën se pa ardhur t’i nuk i ha bagetitë. Bariu shkoi tek beu dhe ja thotë këtë gjë. Beu i thotë qe jepi 12 deshë dhe kur bariu u këthye ja tha kete gjë ujkut. Në këtë kohë ujku thotë se nuk dua asnjë dash por a pe gjë rrugës. Bariu i u përgjigj se pashë nje kuçedër duke pire ujë në lumë. Atëherë ujku thotë se ky është mbreti i komunizmit që u pi gjakun njerezve”.

Nga kjo e dhënë del urrejtja e madhe që ka ky elementë armik ndaj komunistëve dhe sistemit socialist, del dinakria e tij dhe vendosmëria për të zbatuar deri në fund detyrat e zbulimit jugosllav. Mjaft të mprefta ishin edhe të dhënat që vinin në ngarkim të bp dizinformues Mefail Biçakun, i cili veç të tjerave u thoshte pjesëtarëve të tjerë se kulakët nuk kanë vend në Shqipëri sepse qeveria e sotme do t’i likujdojë prandaj duhet te arratisen në Jugosllavi, për këtë do t’u ndihmoi unë sepse banoi në zonën kufitare dhe e di mirë kufirin. Nga këto të dhëna si dhe materiale të tjera që dispononin organet e sigurimit të shtetit u vërtetua plotësisht se Mefail Biçaku i cili ishte bashkëpuntor me pseudonimin “Vigjilenti” kishte kaluarë plotesisht në pozita tradhëtie. Duke shfrytëzuar njohjen dhe lidhjet e mëparëshme shoqërore që disa nga pjesëtarët e këtij grupi kur ishin në pozita të shëndosha, me përbërje dhe qëndrim të mirë politik; që kishin me p. operativ u arrit që Mefail Biçaku me porosi të Daut Gurrës (babai i Ahmeti dhe Istrefit) t’i thotë p. operativ se janë arrestuar pa faj, prandaj të bënte çmos për t’i liruar nga burgu. Në qoftë se do të veprohej kështu thoshte Mefaili unë nuk do kursej asgjë për organet e sigurimit të shtetit dhe një nga një gjithë diversantë dhe bandat do t’i sjell këtu. Situata operative e krijuar u studjua dhe u vlerësua me kujdes nga sektori operativ ku u hodh ideja që ky moment shfrytëzohej për futjen e p. operativ në përpunimin e këtyre objekteve. Mbasi u diskutua edhe me linjat perkatëse në Ministri, me miratim të Ministrit të Punëve të Brendëshme u bë plani për futjen e p. operativ në përpunimin në thellësi e gjerësi te Këtyre objekteve. Me mjaft mjeshtëri nga organet tona u shfrytëzuan disa momente për të “bindur” Mefailin dhe githë objektet e tjera se p. operativ ishte dakord me pikpamjet e veprimet e tyre, do t’i ndihmonte për realizimin e detyrave por s’kishte ardhur koha akoma për të dalë hapur. Midis të tjerave ju servir disa herë rasti i p. operativ të Pogradecit Marko Laçka i cili ishte arratisur jashtë shtetit dhe vënë plotësisht në shërbim të UDB-së jugosllave. Përveç kësaj legjende nga ana e organeve të sigurimit me plane masash të studjuara mirë u parashikuan dhe njësëri kombinacionesh e legjendash të tjera për futjen sa më mirë të p. operativ në perpunimin e këtyre objekteve e si rrjedhim në depërtimin në thellësi të veprimtarisë subversive të zbulimit jugosllav. Gjithashtu për qëndrimet dhe reagimet e Mefailit ndaj të afërme të tij si dhe ndaj afrimit të vazhdueshëm me p. operativ, në se do të kishte qëllime të këqia ndaj tij u drejtuan bashkëpuntorët “Këndi  drejtë”, “Adriatiku” e “Guri kuq”. Gjithashtu u drejtua edhe bp “Miku personal” i cili ishte qytetari Jaho Balliu ku kishte denoncuar për Selim Gurrën se zhvillonte agjitacion e propagandë armiqësore dhe se kishte lidhje me Mefail Biçakun. Për futjen e p. operativ në përpunimin e këtyre objekteve jo vetëm që u shfrytëzua situata operative e krijuar por siç do shifet edhe më poshtë kjo ishte domosdoshmëri edhe për faktin se një pjesë e mire e agjentures që përpunonte këto objekte dhe rezidentura kishte tradhëtuar. Nga materialet ekzistuese si dhe ato që u grumbulluan gjatë kësaj kohe në ngarkim të Mefail Biçakut dhe Selim Gurrës qoftë operative dhe me vlerë ligjore shërbyen plotësisht për arrestimin e tyre. Gjatë proçesit hetimor u vërtetua plotësisht se Ahmeti, Selimi, Dauti, Estrefi kanë zhvilluar agjitacion e propagandë armiqësore ne grup të përbashkët, janë përpjekur të grumbullojnë e rekrutojnë njerëz me të meta në biografi për t’ i vënë në shërbim të tyre. Gjithashtu u vërtetua se në vitin 1947, Selimi e Mefaili janë takuar me të arratisur: Hazis Biçakun, Isak Alla dhe Xhevdet Blloshmi. Për këtë Selimi deponon:”Në vitin 1947, më ka ardhur në shtëpi Mefail Biçaku dhe më tha se duan të takojnë të arratisurit Hazis Biçakun nga Letmi dhe Isak Alla nga Zgoshti. Mbasi më caktoi vendin e takimit tek “bregu i kokiçit” në orët e vona të ditës shkova në vendin e takimit ku prita rreth një gjysmë ore dhe atje erdhën të arratisurit Kamber Alla (vëllai i Isak Allës) dhe Rakip Qoshi nga Zgoshti, me vehte kisha marrë edhe bukë dhe ushqime të tjera të cilat ja u dhashë. Pak përtej vendit të takimit u takova edhe me Isak Allen, Xhevdet Blloshmin dhe djalin e Hazis Biçakut. Aty ata më pyetën dhe më kërkuan një seri informatash me karakter politik, ekonomik dhe ushtarak të cilat për aqë sa dija ja u dhashë. Ata më propozuan që të arratisesha bashkë me ta për në Jugosllavi ose Greqi, por unë nuk pranova sepse kisha fëmijet e vegjël. Mbas tre muajsh Mefaili më tha se Hazis Biçaku me shokë ka ikur jashtë shtetit. Ata gjithashtu më dhanë detyra me karakter spiunazhi si agjitacioni e propaganda, sabotimi etje, për kryerjen e të cilave ata jo vetëm që më vunë para përgjegjësisë por edhe më kërcënuan”. Në të njëjtën kohë hetuesia si dhe vazhdimi i përpunimit agjentural në dhomat e izolimit vërtetoi se çdo vit Mefaili me Selimin kanë shkuar në Jugosllavi dhe janë takuar me oficerë të UDB- së jugosllave ku kanë dërguar informata të rëndësishme si dhe kanë marë detyra nga zbulimi jugosllav. Midis kuadrove te UDB- së ata janë takuar edhe me priftin Stizan Kristiq¹ dhe më shpesh me oficerin e UDB- së Sandrin². Gjthashtu u vërtetua se Mefaill bashkë me Selimin në verën e vitit 1959, kishin bërë planin dhe pregatitjet e nevojshme për t’u arratisur në Jugosllavi. Siç doli edhe nga proçeset e mëvonshme objektet e perpunimit dhe si rjedhim edhe zbulimi jugosllav i krijuan besimin ndaj p. operativ që u fut në përpunim për faktin se menduan që ashtu siç depërtuan në degën e punëve të brendëshme të Pogradecit më me sukses do të vepronin në rrethin e Librazhdit ku siç e thamë dhe më sipër edhe vetë karakteri i lidhjeve e njohjes të disa objekteve me p. operativ ishin mjaft bindëse dhe prandaj edhe i besuan atij.

 

¬¬________________________

 

  1. Stizan Kristiqi, prift, para lufte ka qenë deputet i Strugës, ndërsa gjatë luftës ka qenë me punë në rrethin tonë në fshatin Qarrishte ku pastaj me prishjen e marëdhënieve u largua në Jugosllavi.
  2. Sandrin, oficer i UDB- së me shërbim në zonën e Dibrës, ka qenë organizatori dhe drejtuesi kryesor i diversantëve që kanë ardhur nëvendin tonë dhe në veçanti për rrethin e Librazhdit.

 

———————

 

Nga përmbledhja e gjithë materialeve operative dhe hetimore rezulton se zbulimi jugosllav interesohej kryesisht për gjendjen ekonomike të “vendit tonë në se ka bukë e ushqime për popullsinë, mbi çmimet e artikujve bujqësore dhe indiustrialë, çfarë objekte industriale ndërtohen në vendin tonë ku ndërtohen ato dhe nga i marrin maqineritë, çfarë pune behet në drejtim të gjeollogjisë, cili është karakteri i kontratave me shtetet e huaja, kush janë udhëheqesit e Partisë dhe të shtetit në rreth, çfarë lëvizje bëjnë ata nëpër zona, cilët janë komunistët, antarët e këshillit popullor dhe të frontit etje. Më 13 shtator 1960, në vartësi me situatën operative të krijuar ku si rezultat i goditjes së rezidenturave, asaj të Rrajcës me në krye Marko Laçkën dhe asaj me në krye Ahmet Gurrën, rezidenturat dhe agjentët e tjerë të zbulimit jugosllav pësuan një goditje të fortë dhe për rrjedhim itensifikuan veprimtarinë e tyre e cila tani në radhë të parë ishte ajo e arratisjes me që duhej të shpëtonin kokën. Më e theksuar dhe masa më të shpejta mori rezidentura që drejtohej nga Ferit Dosku. Përballë kësaj situate të krijuar organeve të sigurimit të shtetit u dilte detyrë imperative që të intensifikonin dhe të shpejtonin masat e tyre agjenturalo- operative për zbulimin dhe goditjen në kohë të veprimtarisë armiqësore dhe të elementëve armiq që bënin pjesë dhe implikoheshin në këto rezidentura doli detyrë kryesore që të shpejtohej goditja e rezidenturës të kryesuar nga Ferit Dosku. Për këtë në mënyrë sekrete u arrestua Ferit Dosku i cili pranoi në hetuesi tendencën e arratisjes të cilën e kishte patur qysh në vitin 1957 dhe se për këtë shpesh herë kishte biseduar edhe me Murat e Demir Doskun por këta të fundit ishin bërë pengesë edhe për Feritin mbasi nuk kishin njeri të përshtatshëm për ti ndihmuar që të kalonin kufirin. Me gjithatë përkrahje dhe ndihmën konkrete e gjetën tek Mefail Biçaku, i cill u premtoi se do t’i ndihmonte që të arratiseshin sëbashku me familjet. Koha për arratisje u caktua kur posta e Qarrishtes do të ulej nga verorja në atë dimërore por kjo nuk u realizua dhe malet u bllokuan nga dëbora e madhe që ra të vite e si rrjedhim në pranverën e vitit pasardhës Feriti u mobilzua ushtar në birgadën e punës në Sarandë. Mbas mbarimit të shërbimit ushtarak Feriti përsëri mori masat për të realizuar arratisjen jashtë shtetit. Për këtë ai bisedoi me Veli Biçakun, dhe në fund ranë dakord që të arratiseshin. Mbi bazën e këtyre materialeve organet e sigurimit të shtetit në muajin shtator të vitit 1960 kur Feritin e arrestuan në mënyrë secrete mbasi ai pranoi tendencën e arratisjes, i  propozuan për ta tërhequr në bashkëpunim sekret mbi bazën e materialit shtërngues (të provave ligjore që dispononin për të dhe që e kompromentonin para ligjës). Por nga studimi i cektë që ju bë kësaj kandidature si dhe nga mungesa e studimit të materialeve me vartësi edhe me pjesëtarët e tjerë, organet tona nuk arritën që të kuptojnë se ky nuk ishte kandidat i përshtatshëm per t’u tërhequr në bashkëpunim, se ky ishte në krye të pjesëtarëve tjerë, prandaj ai pranoi vetëm formalisht dhe më vonë kaloi në pozita tradhëtie der sa realizoi arratisën jasht shtetit. Nga sa sipër del se këto rezidentura dhe elementë të veçantë ishin me përbërje e qëndrim të keq politik dhe ishin vënë në shërbim të UDB- së jugosllave që në vitin 1947. Si agjent ndërlidhës midis këtyre dhe UBB- së jugosllave shërbente Mefail Biçaku, i cili vazhdimisht kishte dhënë të dhëna me karakter sekret për probleme politike ushtarake dhe ekonomike. Gjithashtu duke shfrytëzuar situatat e krijuara këto rezidentura janë përpjekur dhe kanë mbajtur lidhje të vazhdueshme edhe me diversantët e tjerë që kanë ardhur në vendin tonë ku i kanë strehuar dhe ushqyer ata duke i ndihmuar edhe për plotësimin e detyrave të ngarkuara nga zbulimi jugosllav. Në të njëjtën kohë duke shfrytëzuar lidhjet fisnore e shoqërore të tyre ata kanë grumbulluar rreth vehtes duke i vënë edhe në shërbim të zbulimit jugosllav një numur të konsiderueshëm personash, vazhdimisht kanë nxitur dëshirën për arratisje në jugosllavi. Në këtë mënyrë menduan se do të vepronin edhe me p. operativ të cilin siç u theksua më lart avash avash e pranuan dhe e futën në rrethin e tyre me qellim strategjik që të vinin në lojë organet e sigurimit të shtetit. Por kjo jo vetëm që nuk u arrit por organet e sigurimit të shtetit e vunë në lojë zbulimin jugosllav nëpërmjet rezidenturave dhe agjentëve të tyre dhe rroli i p. operativ qe mjaft i rëndësishëm per zbulimin e shpejtë e goditjen e këtyre rezidenturave dhe elementëve armiq. Rroli i tij konsiston në faktin se zbulimi jugosllav pa kërkuar që ta vërë në prova bindëse për “besnikërinë” ndaj tij të p. operativ, i besoi dhe i tregoi të gjitha lidhjet e këtyre elementëve. Kjo u bë edhe më e domosdoshme edhe për faktin se p. operativ me disa nga keta elementë të cilët para se të kalohej në pozita armiqësore kishte patur marëdhënie shoqërore te mira. Gjithashtu hodhën dritë dhe i dhanë një shtytje përpara punës së sektorit operativ edhe kombinacionet agjenturale që u organizuan qoftë ato të thjeshta ose të ndërlikuara si për zbulimin në thellësi të veprimtarisë armiqësore ashtu edhe për futjen e bashkëpuntorëve në përpunimin e objekteve, për sigurimin e materialeve me force ligjore etj. Përveç zbulimit e goditjes se rezidenturave organet e sigurimit të shtetit ju vunë një punë itensive edhe për zbulimin e goditjen e agjentëve të veçantë të zbulimeve armike që vepronin gjatë kësaj periudhe në rrethin tone. Vëmendja kryesore e organeve tona u drejtua tek të riatdhesuarit që jo vetëm që kishte materiale në ngarkim të tyre por edhe aktiviteti i tyre gjatë kohës qe ishin jashtë shtetit ishte i madh. Kështu në vitin 1960, u arrestua i riatdhesuari Shaban Maliq Çuku nga fshati Rrajcë e që vinte nga shtresat e mesme fshatare. Qoftë në rrugë operative ashtu edhe proçesi hetimor vërtetoi se Shabani gjatë kohës që ishte i arratisur në Jugosllavi ishte vënë në shërbim të zbulimit jugosllav ku aktivisht kishte vepruar edhe ndaj vendit tone. Këto biseda Shabani i kishte bërë me disa nga lidhjet shoqërore e miqësore të tij. Në drejtim të tij kanë dhënë disa bashkëpuntorë por më të rëndësishme jane të dhënat e bp “Triunfusi” i cili në bisedën që ka bërë me Shabanin midis të tjerave ai ka thënë se: “Kam ardhur 5- 6 herë me detyra në Shqipëri për të grumbulluar informata mbi forcat ushtarake, lëvizjet e komunikacionit dhe gjendjen ekonomike në Shqipëri. Ne vinim tre katër shokë bashkë dhe qëndronini 4- 5 ditë ku ushqimet i kishim me vehte e si rrjedhim sa po kryenim takimet me agjenturën kalonim përsëri në Jugosllavi”. Ndërsa bp “Lule diellit” Shabani i shpreh: “Kam dalë në Shqipëri shumë herë i ngarkuar nga UDB- ja jugosllave, bile edhe kur u vra një nga të arratisurit në Ngolik tek Pasho Kullolli. Në atë kohë aty kam qenë edhe unë bashkë me ta. Një herë tjerë kam ardhur në Katjel njëherë kam qëndruar tek guri toçkës ne Prosnik të Urakës etje”. Të dhënat e këtij karakteri dhanë edhe bashkëpuntorë “Fletorja”, “Dinamiku”, “Trebeshina” dhe “Çajë mali”. Në hetuesi Shabani pranoi se kur më doli e drejta për të ardhur në Shqipëri, para se të merja pasaportën më thirri Ugrin Zhivkua bashkë me një oficer të UDB- së ku mbasi më dhanë një sëri detyrash që do të kryeja në favor të zbulimit jugosllav, unë nënëshkrova dhe një deklaratë se gjithmonë do të flisnja mirë për Jugosllavinë dhe do t’ë bashkëpunonja me UDB-në. Në këtë periudhë u arrestua edhe i riatdhesuari Reik Zenel Beqo nga fshati Rrajcë Sutaj, cili u kap në tentativë për arratisje. Refiku në vitin 1957 arratiset në Jugosllavi ku mbasi qëndron disa kohë kalon në Greqi ku më vonë shkon në Francë dhe në prill të vitit 1960 erdhi në Shqipëri. Refiku në kohën kur ishte në Greqi vazhdoi shkollën “Vasil Sofia” ku mbas disa kohësh u thirr në ambasadën amerikane në Greqi na gjenerali amerikan Xhon Zhen për t’u tërhequr në bashkëpunim sekret në vafor të zbulimit amerikan. Gjatë proçesit të tërheqies present ka qenë edhe i arratisuri Faik Bukmiri, i cili shërbeu si përkthyes. Refiku mbasi pranoi bashkëpunimin me zbulimin amerikan lëshoi edhe deklaratën për bashkëpunim. Ai qëndroi disa kohë në kampin e Siros të Greqisë deri në fillim të vitit 1959. Pastaj shkoi në Strazburg të Francës ku pranë nje universiteti mësoi gjuhën frengjishte. Refiku ka shkuar edhe në një kamp të Italisë me qëllim që të rekrutojë të rinj shqiptarë dhe pastaj t’i dërgonte në Frankfurt t’ë Gjermanisë. Në muajin gusht të vitit 1960. Refiku u kthye në Shqipëri nga Franca me detyra konkrete të dhëna nga Faik Bukmiri e Gani Mark Deda ku veç të tjerave ata e porositën që të bënte çmos për stabilizimin e tij në Tiranë dhe që andej të jepte informata me karakter politik, ekonomik e ushtarak. Refiku do t’i mbante lidhjet nëpërmjet ambasadës jugosllave në Tiranë ose në ndonjë rast të kalonte ilegalishtë kufirin në drejtim të postës së Rrajcës dhe që andej të jepte informata e te merte udhëzime të reja. Nga përpunimi i shpejtë që ju bë këtij objekti sidomos pas kthimit të tij në Shqipëri u vërtetua në rrugë operative veprimtaria e tij armiqësore. Survejimi jepte lëvizje të vazhdueshme të Refikut në qytetet Tirane, Durrës Elbasan dhe qytete të tjera por në mënyrë më të theksuar në atë vendë ku kishte të disllokuara reparte ushtarake. Mbasi ai realizoi disa detyra që i ishin ngarkuar si dhe duke parë forcën e organeve të sigurimit të shtetit çfaqi dëshirën që të aratisej. Për ketë u intensifikuan masat agjenturalo- operative, u bënë plane të përbashkëta edhe me kufirin në veçanti postën e Rrajcës, u mbajt në survejim të vazhdueshëm dhe si rrjedhim u kap në tentativë për arratisje në Jugosllavi. Gjatë, kontrollit personal që ju bë ju gjënd dhe aparat fotografik por me dinakri arriti qe filmin që kishte Brenda në aparat ta djegi.

Nga përpunimi tij në hetuesi si dhe nga hetuesija itensive që u zhvillua me të Refiku pranoi se ishte vënë në znbulim të shërbimit amerikan dhe se nëpërmjet ambasadës jugosllave ose kalimi në mënyrë ilegale në kufi ka dorëzuar informatat e grumbulluara. Në sajë të masave agjenturalo- operative që muarën organet e sigurimit të shtetit u bë e mundur që të zbulohen dhe të goditen edhe agjentët e tjerë qoftë ata të rekrutuar ashtu edhe ata që i riaktivizuan.

  1. Mbrojtia e ekonomisë socialiste dhe detyrat e organeve të sigurimit të shtetit.

Në qoftë se shikojmë detyrat që zbulimet armike ngarkonin agjenturës së tyre në drejtim të ekonomisë arrijmë në konkluzion se krahas drejtimeve të sektorëve të tjerë edhe ekonomia socialiste ka qenë një ndër drejtimet kryesore të veprimarisë armiqësore. Zbulimet armike krahas marjes së informatave me karakter politik dhe ushtarak agjenturës i jepnin detyra edhe për grumbullimin e informfatave me karakter ekonomik. Por ato nuk mjaftoheshin me kaqë, veprimtari të theksuar armiqësore zhivilluan edhe për sabotimin e ekonomisë sonë socialiste, sabotimin e direktivave të Partisë për ngritjen e forcimin e saj etj.

Gjatë kësaj periudhe si në mbarë vendin tonë edhe në rrethin e Librazhdit kishte gjetur perkrahje dhe po zbatohej direktiva e Partisë për kolektivizimin e bujqësisë. Duhet thënë se elementi armik i brëndshëm dhe ai i jashtëm e shfrytëzuan me shumë mjeshtëri këtë moment të rëndësishëm politik që jo vetëm të mos zbatohej direktiva e Partisë por të rrisnin numurin e të pakënaqurve ndaj pushtetit popullor. Elementi armik duke përfituar në ndonjë rast edhe nga puna sqaruese jo në nivelin e duhur që bëhej me masën propagandonte se “ja edhe atë pak tokë që ju dhanë pushteti popullor përseri po ja merr, me hyrjen ne kooperativë jetesa juaj eshte e pamundur, gjendja ekonomike do të rëndohet deri në atë shkallë sa që edhe bukë thatë nuk kini për të ngrënë” etje. etje. parulla armiqësore qe hidhte armiku në popull.

Në të njëjtën kohë krahas kolektivizimit të bujqësisë, Partia orientonte që të forcohet ekonomia, të ngrihet industria, të ngrihet mirëqënia e masave punonjëse, të ngrihet mirëqënia e jetesës në fshatin tonë socialist etj. Përballë këtyre detyrave të rëndësisishme që shtronte Partia, organeve të sigurimit të shtetit u dilnin detyra të rëndësishme për zbulimin në kohë të elementit armik dhe veprimitarisë së tyre armiqësore e cila edhe në këtë sektor sa vinte e ndërlikohej dhe prekte sfera e drejtime kryesore të tij. Gjithashtu shtrohej me forcë nga Partia edhe futja e shkencës dhe teknikës në bujqësi ku dhe për këtë elementi armik u përpoq që te sabotonte. Për t’ja dalë me sukses kësaj detyre organet e sigurimit të shtetit nën udhëheqjen e Partisë si detyrë kryesore dhe imperative i vunë vehtes që t’ë rrisnin rendimentin e agjenturës edhe për këtë sektor me qënë se edhe niveli i saj dhe shkalla e njohjes për këto probleme ishte e paktë. Rëndësi ju kushtua ngritjes së agjenturës në objektet kryesore ekonomike dhe në vende kyçe ku pritej veprimtaria armiqësore. Kështu në radhët e agjenturës u tërhoqën edhe specialisti për të gjithë sektorët e ekonomise; si në atë të bujqësisë, në sektorin e kultivimit të barnave dhe bimëve mbi baza shkencore, për sabotimin e të cilave elementi armik punonte intensivisht. Kështu u veprua edhe në sektorin e tregëtise, të ndërtimit, industrisë etj. Rëndësi e veçante ju kushtua dhe punës agjenturalo- operative në sektorin gjeollogji- miniera. Kjo merrte rëndësi qoftë për faktin se rrethi ynë ishte mjaft i pasur në minerale të dobishme ku krahas shfrytëzimit të tyre vazhdonte edhe studimi dhe kërkimi i mineraleve të dobishme; ashtu edhe për arësye se revizionistët sovjetikë me dinakri po sabotonin në studimin për zbulimin e mineraleve si dhe në objektin ku kishte filluar shfrytëzimi i tyre. Veprimtari më të theksuar armiqësore kundër kolektivizimit të bujqësisë u zhvillua në zonën e Lunikut ku elementët e deklasuar dhe në veçanti ai kulak në mënyrë të organizuar u ngritën kundër krijimit të kooperativës bujqësore. Kulaku Seit Albrahimi jo vetëm që nuk pranoi të hyjë në kooperativë por propogandoi me të madhe edhe tek fshatarët e tjerë që ata të mos pranojnë për t’u bashkuar në kooperativën bujqësore. Po ashtu edhe në zonen Dorez, Gizavesh elementi i deklasuar të nxitur nga zbulimi jugosllav me qëllim që të pengonin kolektivizimin e bujqësisë arritën deri aty sa t’i dalin përpara taktorit dhe të vrisnin traktoristin. Krahas masave të tjera organet e sigurimit i kushtuan kujdes edhe koordinimit të punes me sektorin e policise i cili gjatë kësaj kohe i dilnin detyra mjaft të rëndesishme për luftën që duhej të bënte për sabotimin e vendimeve të qeverisë. Organet e sigurimit në momente dhe situata të caktuara bënë të njohur dhe përcaktuan detyra të përbashkëta se prapa mos zbatimit të një vendimi apo të një urdhërese të qeverisë fshihet dora e elementit armik e për rrjedhim e zbulimeve armike. Duhet theksuar se gjatë kësaj periudhe organet e sigurimit të shtëtit nën udhëheqjen e vazhdueshme të Partisë si gjithmonë kanë zhvilluar një politikë të drejtë goditje të studjuar dhe me partishmëri për goditjen e elementit armik e keqbëres. Më shumë se kudo në këtë sektor del në pah puna e p. operativ të sigurimit si puntor politik puntor partie. Kjo u duk që në vlerësimin e të dhënave që merrnin nga agjentura, në analizën e tyre në armoni dhe në vartësi me shumë faktorë sidomos në ngurimin e disa fshatarëve për të mos hyrë në kooperativë bujqësore. Ata ditën të dallojnë veprimtarinë e elementit armik i cili synonte për t’ë penguar formimin e kooperativës bujqësore me psikollogji dhe mentalitetin e fshatarit tonë i cili ishte i lidhur ngushtë me pronën personale, koncepte këto që ishin rrënjosur me kohë. Gjatë kësaj periudhe organet e sigurimit të shtetit i kushtuan rëndësinë e duhur edhe sektorit të pyjeve dhe sharrave. Kjo për faktin se rrethi Librazhdit mbante një pjesë të rëndësishme në shkallë republike për prodhimin e lëndës së drurit. Në këtë drejtim organet e sigurimit organizuan punën dhe muaren mamsat e duhura për zbulimin e punës sabotuese që ishte bërë në sektorin e sharrave Stravaj në ngritjen e montimin e bazamentit të sharrave i cili kohë më parë u shkatërrua dhe u desh të shpenzoheshin shuma të konsiderueshme për ndrtimin e tij. Qoftë për këtë ashtu edhe për forma të tjera dëmtimi e shpërdorimi në ekonominë socialiste shkaqe kryesore ishte se agjentura jo vetëm nuk ishte në gjendje ti kuptonte në kohë këto por në shumë raste ajo neglizhonte. Prandaj për të dalë nga kjo gjendje duke forcuar akoma më shumë punën agjenturalo- operative në sektorin e ekonomisë organet e sigurimit muarën masat e nevojshme qoftë për seleksionimin e agjenturës ekzistuese dhe tërheqjeve të reja ashtu dhe për drejtimin dhe edukimin e saj. Sidomos ne fshat vetë situata e krijuar ku vazhdonte me sukses kolektivizimi i bujqësisë, krijimi i brigatave e sektorëve e kooperativave bujqësore shtronte detyrën qoftë në bazë teritori ashtu edhe drejtimi të tërhiqej agjenturë e re.

  1. Prefeksionimi mëtejshëm i edukimit politik dhe profesional të kuadrit.

Si gjithnjë edhe gjatë kësaj periudhe organet e sigurimit të shtetit me qëllim që të përballonin detyrat e mëdha qe shtroheshin para tyre një rëndësi të veçantë në radhë të parë i kushtuan edhe punës që duhej bërë për edukimin ideopolitik dhe ushtarakoprofesional të kuadrit. Ato nën udhëheqien e Partisë kanë luftuar për forcimin e rrolit udhëheqës të organizatës bazë të partisë, për realizimin në kohe të detyrave që ajo ka shtruar si dhe në veçanti për realizimin e rrolit kontrollues të saj.

Gjatë kësaj periudhe efektivi i organizatës bazë të Partisë përbëhej nga 17 antarë Partie dhe 2 kandidatë Partie. Punonjësit e organeve të sigurimit si puntorë politik e shikonin më shumë se asnjë herë të nevojshme punën dhe luftën për edukimin ideopolitik të tyre, kjo e lidhur edhe me situatat ndërkombëtar në një kohë kur Partia jonë zhvillonte me sukses luftën kundër revizionizmit, më shumë se asnjë herë kërkohej qartësi politike dhe ideollogjike. Në të njëjten kohë kujdes i veçantë ju kushtua edhe ruajtjes së pastërtisë së figurës morale, rritjes se vigjilencës revolucionare forcimit të mëtejshëm të unitetit dhe në veçanti të lidhjeve me popullin. Organizata bazë e Partisë duke parë disa qëndrime jo të drejta të disa kuadrove n mungesën e korektësisë te lidhjeve e të qendrimit me popullin ndëshkoi 6 komunistë për këtë qëndrime në kundërshtim me kërkesat e Partisë. Gjithashtu u bë një punë e madhe ideopolitike për për luftën kundër karierizmit e çfaqieve të tjera të huaja. Në të gjitha problemet që diskutonte organizata bazë e Partisë 50% e tyre ishin politike. Krahas kësaj u vu detyra që komunistët dhe kuadrot të vazhdonin dhe perfundonin arësimin shtetëror pa shkëputje nga puna. Në kuadrin e punës ideopolitike që bënte organizata bazë e Partisë gjatë vitit 1959, u punuan vendimet e KQ për kuadrin, vendimet e Kongresit të III-të të Partise, Konferencës së Partisë së rrethit etje. Një shtytje të madhe punës ideopolitike me komunistët e kuadrot veç punës që bënte organizata bazë e Partisë i dha edhe vetë miratimi i organikes të një instruktori politik. E gjithë puna e Partisë ne degë dretohej nga Komiteti Partisë i rrethit. Në sajë të punës së mirë që bënë komunistët dhe kuadrot gjatë kësaj periudhe u shlyen edhe disa masa ndëshkimore që ishin dhënë për punë të dobët kohë më parë në veçanti me rrastin e djegies së magazinës së konsumit Librazhd.

Përballë formave dhe metodave gjithnjë më të kamufluara dhe të sterholluara që elementi armik e zhvillonte veprimtarinë armiqësore kundër nesh kuadrove të sigurimit në degë u dilnin detyra të rëndësishme dhe për thellimin e mëtejshëm të dijeve profesionale e për rrjedhim të prefeksionimit të formave e metodave të punës agjenturalo-operative për zbulimin në kohë në thellësi e gjerësi të veprimtarisë armiqësore e keqbërëse. Përveç punës profesionale e cila zhvillohej me program të rregulltë kuadrot e sektorit të sigurimit kaluan dhe në kurse kualifikimi me afatëe të ndryshme në të cilat u aftësuan qoftë për njohjen më të mirë të normave të punës së organeve të sigurimit të shtetit ashtu edhe në vlerësimin dhe marrjen e masave për situatat operative të krijuara. Pozitivisht ndikoi edhe vazhdimi i shkollave pa shkëputje nga puna të kuadrove të sektorit të sigurimit detyrë të cilën e bënte organizata bazë e Partisë dhe po zbatohej me sukses. Në vartësi me situatat operative të krijuara dhe format e veprimtarisë armiqësore që zhvillonte elementi armik të cilat ndryshonin me të kaluarën; u zhvillua me profesionale edhe në bazë seksioni apo drejtimi e cila sygjeroi shkallën e njohjes për problemet mjaft të ndërlikuara që delnin para organeve të sigurimit të shtetit. Kështu punë e diferencuar u zhvillua me p. operativë qe ndiqnin zbulimin dhe kapjen e rezidenturave armike apo të agjentëve të veçantë të këtyre zbulimeve që vepronin në rrethin tonë.

Ndalohet publikimi pa lejen e autorit Bedri Blloshmi.

Please follow and like us: