Albspirit

Media/News/Publishing

Pjetri i Madh terrorizonte femrat e oborrit, duke u masakruar dashnorët

Cari i Rusisë, Pjetri i Madh, kishte vazhdimisht dëshirë t’u tregonte grave që kishte pranë se kush ishte shefi. Në vitin 1698, një dashnor i motrës së Pjetrit, Sofia, të cilën Cari e kishte mbyllur në një manastir, udhëhoqi një kryengritje të dështuar, duke synuar ta zëvendësonte atë me Sofian.

Pjetri e shtypi brutalisht rebelimin, ndërsa torturoi dhe ekzekutoi mijëra njerëz. Pjetri luajti një rol aktiv në ekzekutime, duke i prerë personalisht kokën me një sëpatë në Sheshin e Kuq të Moskës.

Ai i hodhi trupat e kryengritësve të ekzekutuar në manastirin ku ndodhej Sofia, dhe e

vari trupin e të dashurit të motrës në një litar jashtë dritares së saj. Dy dekada më vonë, kur e dashura e Pjetrit, Meri Hamilton, u rreshtua në anën e gabuar, ai e arrestoi dhe e akuzoi për abort, vjedhje, dhe për shpifje ndaj perandorit.

Pasi i preu kokën, e vendosi atë në një kavnoz me alkool. Në vitin 1724, kur qarkullun zëra se gruaja e Pjetrit, perandoresha Katerina, kishte lidhje me sekretarin e saj, Pjetri i preu sërish kokën të dashurit të saj. Më pas, ai e ruajti sërish kokën në alkool në një kavanoz të madh, të cilin e vendosi në dhomën e gjumit të Katerinës. / bota.al

Please follow and like us: