Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Një ‘selfie’ për spitalet publike jo me celular, por me mekanizma matës, larg propagandës!

 

Image result for albina deda

Drejtuesit e spitaleve janë fajtorë, por nuk kanë më shumë faj se Ministria e Shëndetësisë dhe Rama që iu takonte të bënin politika shëndetësore bashkë me ta dhe jo propagandë për të mbulluar vjedhjen dhe mashtrimin.

Spitalet duhet të akreditohen.

Akreditimi është praktikë e re, si mekanizëm matës i cilësisë së institucioneve shëndetësore, në radhë të parë i spitaleve tona. Qëllimi më esencial është që kjo matje të shërbej si sinjal për nxitjen e përmirësimit.

Në gjuhën mjekësore akreditimi është si “hormoni” që nxit institucionet shëndetësore, pra spitalet, të përmirësohen pandërprerë nga një fazë tek tjera.

Pacientët sot si mund ta zgjedhin shërbimin në spitale për problemin e tyre?!

Nga opinionet, thashethemet, reklamat?

Apo një strukturë informuese që është shkencërisht e besueshme dhe e autorizuar!

Dy institucionet, Ministria e Shëndetësisë që drejton politikat shëndetësore dhe ISKSH apo Fondi që është blerës i vetëm i shërbimeve shëndetësore nuk kanë sot një informacion për cilësinë, por vetëm volumin.

Mbas 2009 u reflektuan disa tregues të performancës.

Spitalet duhet të njohin çfarë rezultatesh kanë t’i analizojnë e krahasojnë mes tyre që të përmirësohen seriozisht dhe të centivojnë stafin mbi bazën e arritjeve dhe të nis motovimi për përmirësim.

 

“Pa njohur vetveten nuk mund të përmirësohemi”.

Sektorët e tjerë e kanë një strukturë të vlerësimit të cilësisë.

Në shëndetësi ka një mentalitet “që bëhet më e mira” e “më mirë nuk bëhet dot” duke u nisur nga kodi etik mjekësor që profesionistët bëjnë më të mirën e mundshme për pacientin.

Shërbimet shëndetësore janë “mall” që ofrohet dhe konsumohet.

Principet e tregut bëjnë të domosdoshmë akreditimin.

Akreditimi korrigjon maksimalisht anomalinë e futjen në një thes të mirës, mediokres, së keqes dhe pagesës njësoj të tyre.

Akreditimi ka dhe dy elementë të domosdoshëm: elementi demokratizues, transparenca për shërbimet ndaj pacientëve dhe llogaridhënies publike.

Vetëvlerësimi i standarteve nga stafi iu shërben atyre dhe drejtorive si pasqyrë.

Akreditimi është vulë besueshmërie për spitalin, cilësinë e tij dhe koston.

Nuk ka një metodë të unifikuar as në vende të Bashkimit Europain, por ajo formulohet sipas kontekstit specifik të secilit vend.

Në vendet e BE standardet janë më të shumta në numër dhe kërkesa, ndërsa tek ne më të pakta.

Spitalet publike nuk janë nënshtruar as licensimit, plotësimit të standardeve minimale.

QKCSA e ngritur tek ne disa vite më parë, është antarësuar dhe bashkëpunon intensivisht me shoqatat europiane dhe botërore, por ne e kemi nisur nga një nivel tepër i ulët i trashëguar në spitale.

Deri tani janë bërë pilotime në spitale dhe asnjeri nuk përmbush nivelin për akreditim.

Publiku nuk duhet të humbasë më kohë pasi privati për hir të konkurencës ka nisur të kryej procesin e vetëvlerësimit të standardeve.

Motivimi i personelit në publik mungon, po ashtu i drejtuesve të spitaleve.

Mendësitë, mangësitë, mungesa e mjeteve, mosmotivimi, ndërrimi i drejtuesve të spitaleve, dhe ministrave, sa herë ndërron politika janë faktorë pengues.

Spitalet publike kanë sot mungesa të shumta, probleme të strukturës dhe pajisjeve, mungesa në barna, në sorollatjen nga mungesa e planifikimit, mangësitë në sistemin informacionit, të përdorimit të dhënave, infeksionet e shumta spitalore, gabimet mjekësore dhe mosparandalimin e rreziqeve, mungesa e analizës së vdekjeve, mungesa e zbatimit të udhërrëfyesve të hartuar dhe protokolleve klinike, në disa raste indiferenca e elitës mjekësore.

Nuk duhet të dorëzohemi pasi të gjitha janë të korigjueshme, të matshme.

“Si mendje të mëdha dyshja Rama – Beqaj për katër vite patën frikë e tmerr nga faktet”.

Faktorë janë “të duash”, “të dish”, “të kesh”, “të mos pengosh”.

Por siç kemi parë dhe faktet tregojnë këta që qeverisën dhe për fat të keq “u votuan” nuk duan dhe nuk kanë vendosur mekanizmat e duhur ligjor.

Asgjë nuk arrihet me diktat apo ndëshkim.

Kërkohet përgjjegjshmëri, por papërgjegjshmëria ka kohë që ka mbërthyer shëndetësinë.

Pa harruar hajdutërinë e dhënien me koncension të shërbimeve publike tek privatët, klientelistë të qeverisë.

Ajo që duhet bërë është një “selfie” për spitalet, jo me celular jo, por me mekanizma matëse dhe monitorimi larg mburrjeve, propagandës, manipulimit, mashtrimit për shëndetësi falas.

Sot modernia dhe primitivja bashkëjetojnë në shëndetësi. Aparatura moderne që nuk ka specialistë t’i vënë në punë ngelen në magazina dhe barna të shtrenjta “gjoja të domosdoshme” që mbeten stok.

Farmacitë dhe laboratorët si kërpudha rrethojnë spitalet tona e brenda në spitalet tona mungojnë ato më baziket.

Përmirësimi nuk duhet ta presim të bjerë nga qielli! Ajo është sfidë e të gjithëve, e lidershipit, e elitës mjekësore, akademike, e vetë bluzave të bardha, menaxherëve dhe koordinatorëve të cilësisë dhe vetë pacientëve.

Mjafton të duam, të kemi strategji të qartë, të vëmë në lëvizje kapacitetet e mekanizmat dhe të financojmë aty ku duhet duke mirëmenaxhuar e rritur mekanizmat e kontrollit!

Por këtë nuk mund ta bëjë sekti që mashtroi me shëndetësi falas, e paratë publike që duheshin përdorur për spitalet publike dhe pacientëve në skemë, iu dhanë me koncension privatëve duke degraduar përfundimisht sistemin!

Please follow and like us: