Albspirit

Media/News/Publishing

OSSHE po shkatërron biznesin me “ik e ardhjet” e energjisë çdo ditë mbi 10 herë!

Energjia është motori i biznesit dhe jo rastësisht ata e paguajnë më shtrenjtë se familjarët. Një pjesë e bizneseve po u dëmtohen makineritë nga ikja e energjisë dhe ardhja pa lajmërime të paktën formale!

Asaj pjese të biznesit, i cili i përket industrisë ushqimore, po u rezikon malli sepse u prishen aparaturat dhe frigoriferët dhe mallrat në këtë stinë dëmtohen shumë shpejt!

Dëmet llogariten në shifra të mëdha, por hapësirat ligjore për t’u ç’dëmtuar janë inekzistente në Shqipëri! Ndërmarrja shtetërore e shpërndarjes së energjisë nuk mban asnjë përgjegjësi për dëmet që u shkakton biznesit dhe shoqatat e biznesit kanë frikë të reagojnë sepse besojnë se të nesërmen do t’u duhet të përballen me kontrolle tatimore abuzive!

Vetëm sot, brenda ditës në autostradën Tiranë – Durrës energjia elektrike ka ikur pa paralajmërim dhe ardhur përsëri po paralajmërin brenda një gjatësie kohe rreth 5 – 10 minutash rreth 10 herë!

Të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike e dinë sa të dëmshme janë këto “ik e ardhje” të dritave, por pak dinë të thonë çfarë dëmi i bëjnë ato bizneseve dhe vetë familjarëve! Vetë bizneset flasin nëpër dhëmbë, por pak ose asnjë prej tyre flet, kur në fakt, duhet bërtitur!

Këtu ka vetëm një rrugë zgjidhje dhe ajo është që t’i shkruash “Shqipëria që suam”, pra kryeministrit Rama që në rrugë ekstraligjore lëviz! Ai vepron, por kur do dhe, pastaj të fton në kryeministri për ta treguar si ta zgjidhi kryeministri hallin me “magji”, kur në fakt duhet që këto probleme të mos ndodhin, ose të paktën të zgjidhen nga institucionet që biznesi dhe qytetarët i paguajnë me taksat e shumta që u merren!

Policia e Shtetit kur i duhet të arrestojë ata që lidhin dritat pa i paguar, i arreston dhe dërgon në burg, ndërsa nëse i telefonon për raste të tilla ku kontratat shkelen dhe krijohen dëme të mëdha, të thonë që nuk është kompetencë e tyre!

Sot njëri prej biznesmenëve me influencë në treg ka telefonuar policinë, por ajo ishte e pafuqishme për të ndërhyrë kur dëmi në fakt, është i madh dhe për atë nuk mendon askush në parlament për të bërë ligjin e duhur ku përgjegjësitë t’i mbajë ai që e sjell dëmin, pra OSSHE’ja në rastin konkret!

Deri kur do vazhdojë kështu!? Për të tilla gjëra duhet protestuar që përgjegjësit të japin llogari për dëmet dhe të jenë ata që i ç’dëmtojnë bizneset! Deri kur kështu!?

Please follow and like us: