Xhoi Jakaj: “Më jep besim se edhe unë jam pjesë e bukur e kësaj bote”!
“Më jep besim se edhe unë jam pjesë e bukur e kësaj bote”! Ky është titulli i aktivitetit që iniciova me shumë dashuri për të mbështetur “Fëmijë më probleme autizmi”.
Grupi vullnetar për realizimin e tij po punon me përkushtim në terren dhe si inisiatore i falenderoj për gadishmërinë dhe impenjimin.
Vetes sime nuk i kam vendosur rol drejtues, por ushtrimin e fuqisë në terren për të siguruar sallë, foni, ushqime e veshmbathje për këta fëmijë sepse familjet e tyre janë me probleme të theksuara ekonomike.
Aktiviteti do të zhvillohet më datën 31 gusht ose 1 shtator, në varësi të ecurisë së punëve në terren.
Nga 4 pika të shpallura te statusi i parë për aktivitetin duam që ta integrojmë sa më mirë në shoqëri këtë grup fëmijësh me “probleme autizmi”.
1- Reklamë në një biznes,
2-Një ekspozite me piktura dhe kurse falas,
3- Koncert ku te ardhurat të përdoren për artin e këtyre fëmijëve,
4- Një sfilate mode me veshje popullore.
Tre prej tyre janë në rruge të mbarë për t’u realizuar me sukses.
Grupi i punës përbehet nga:
- Nevila Hoxha Karalliu, kordinatore e përgjithshme.
- Rexhina Ana, organizatore e pjesës së baletit dhe sfilatës së modes me rroba popullore.
- Ardiana D. Allamani, identifikimin dhe orientimin e femijëve te qendra ‘Rexhina Dence Akademy’, sigurimin e fotografit dhe aspekte të tjera ndihmese.
- Xhoi Jakaj, Refxhei Tola, Marjon Marjon Gorica për sigurimin e sallës, fonisë dhe të pakove me ushqime e veshmbathje për fëmijët me probleme autizmi.
- Doljana Velia dhe Elidona Lamnica, pjesa psikologjike e aktivitetit dhe asistencë falas për fëmijët gjatë muajit të pergatitjes sa herë të jete e nevojshme.
- Rikela Fusha, skenar dhe regji e tërë eventit të bamirësisë në bashkëpunim me Rexhina Cuko dhe koordinatoren e përgjithshme Nevila Hoxha Karalliu.
- Meri File, kurse falas për këtë kategori fëmijësh dhe kuratore ekspozite pikture sapo të identifikojmë talentet që kanë punime picture.
- Mirilda Tili ka qenën e gatshme si mike e hershme imja dhe i kam ngarkuar detyrën e kronikës televizive dhe pasqyrimin e aktivitetit që të sensibilizojmë shoqërinë shqiptare se bamirësia nuk bëhet për të pasuruar veten sic shpesh ndodh në Shqipëri, por për t’i vënë shpirtin asaj inisiative që merr në dorë dhe e shndërron në kauzë….
Konkretisht shumë persona kanë shkruar te statusi im se ‘jemi të gatshëm për mbështetje të aktivitetit’, por ka ngecur në kuadrin e fjalëve dhe urimeve deri tani. Të shohim më vonë sepse jemi në kërkim të një biznesi për të pranuar të realizojë një reklamë me portretet e këtyre fëmijëve të dashur dhe ju siguroj që do jetë reklamë shumë më e bukur se raklamat që realizoni me një miss, një modele, apo një personazh publik.
Post Scriptum: Personat e sipërpërmendur po punojnë vullnetarisht sepse nuk kemi fonde, madje disa prej tyre sakrifikuan dhe pushimet e veta.
Faleminderit pafund!