Divina e Neranxit, zgjedhje për t’u nderuar te miqtë e huaj me kuzhine dhe shërbimin me cilësore ne treg!
Sot u sugjerojmë lexuesve të Perqasje.com që, nëse duan ti bëjnë përshtypjen e duhur një mikeje apo miku te huaj, kolegu apo partneri, ndërsa janë ne Tirane, për ti kënaqur apo për te diskutuar për një biznes te mire, ti mik-presin te restorant Divina e Neranxit në zemër të Bllokut.
Ky sugjerim, padyshim që nuk do limitohet vetëm te kjo kategori e njerëzve sepse, në hapësirën dhe shërbimin e kualifikuar të personelit të formësuar nga Instituti Kulinar Neranxi, gjejnë shijen e duhur edhe të rinjtë, studentet po ashtu edhe për familjet.
Nga unaza, vetëm tre minuta ne këmbe drejt zemrës se Bllokut në të majtë, të shfaqet mbishkrimi i mirënjohur i brendit “N. Neranxi” ku në oborr të këtij Bar-Restorant & Hotel, sheh tavolina komode të mbushura me grupe simpatike studentësh që në atmosferën e një muzike të mirë përzgjedhur dhe shërbimit të kamerierëve elegantë dhe të sjellshëm, konsumojnë pije freskuese dhe ëmbëlsira për të cilat prodhimet N.Neranxi njihen në mbarë rajonin ballkanik si produktet me cilësore .
Nëse hyn ne ambientin qendror brenda lokalit ku gjendet edhe banaku kryesor e holli i barit, të merret vëmendja nga shumëllojshmëria e ëmbëlsirave dhe banakieri gjithmonë i buzëqeshur që, përveçse u shërben kamerierëve, orienton klientelën që shkon drejt restorantit në katin e dytë ku gjithçka është e pastër dhe mondane, apo në të djathtë lart në verandën e lokalit ku përgjithësisht sheh çifte të rinjsh, apo grupe familjare të cilat nën gjelbërimin e lokalit i gëzohen mbrëmjes së qetë në shijen profesionale të N. Neranxit dhe sigurisht ëmbëlsirave cilësore dhe te çdollojshme.
Nëse ke zgjedhur të drekosh apo darkosh te Divina do vesh re shume-llojshmërinë e menusë , ku pjatat shoqërohen gjithmonë me kremra e erëza shumë ngjyrëshe dhe shumë shijesh të cilat të mbeten në mëndje për cilësinë e tyre që sigurisht, në fund të mendosh të kthehesh aty përsëri.
Nëse jeni aty, mos e humbisni pjatën e parë me feta të përziera me djathë dhe mbarështimi te shijshëm vegjetarian, shoqëruar me sallam të mishit të veshur në salcat dhe erëzat e shijshme si ato që rrethojnë karkalecat shërbyer si një varietet të sushit të Amerikës Latine, ëmbëlsirave tradicionale shqiptare dhe italiane dhe hijeshisë së tyre.
“Zgjedhja e Divinës është një zgjedhje e mirëpritur për një komunitet gjithnjë e më ndërkombëtar në Tiranë dhe Shqipëri, por është e qartë se bashkëbiseduesi ynë i parë është Italia dhe Greqia pa mënjanuar shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë për arsye historike dhe kulturore – shpjegon shefi i kuzhinës i cili është djalë i ri, por i diplomuar në Institutin Kulinar Neranxi me rezultate të shkëlqyera – Kjo dashuri kulinare, apo pasion gatimi pasqyrohet në kuzhinën tonë dhe në zgjedhjen e lëndëve të para të kuzhinës sonë qe vjen nga Italia e Greqia dhe shoqërohen me erëzat tona dhe salcat me te mira në treg.
Ajo që mund tu sugjerojmë ne për ta mbyllur këtë shkrim qëndron ne faktin se ne e provuam me miq qe erdhën nga Piemonte te Italisë se Veriut, zonë që njihet për gatimet dhe restorantet e famshme te guzhinës më të mirë italiane dhe, përshtypja e tyre ishte se, aty mund te mësonin edhe shefat e restoranteve te tyre dhe premtuan qe pasi te rikthehen ne Shqipëri për vazhdimin e projekteve te tyre, padyshim qe do ktheheshin edhe te “Divina e Neraxit”.
Sigurisht qe ne te Perqasje.com qe e sugjeruan këtë zgjedhje kulinare ne zemër te Bllokut, u ndjemë mire dhe falënderojmë edhe ata që kryejnë punë për te cilat duhet të jemi të gjithë mirënjohës./perqasje.com/