Ismail Qemali-Turqisë në 1900: Të zyrtarizohet gjuha shqipe!
“Le Matin” ka botuar, të hënën e 7 majit 1900, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me kërkesat e Ismail Qemalit ndaj regjimit turk, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për lexuesin shqiptar:
Qemal Beu
Athinë, 6 maj.
Mahmud Pasha i telegrafoi nga Gjeneva Qemal beut, për ta uruar atë për largimin e tij nga Konstandinopoja.
Qemal beu është në favor të reformave serioze në Shqipëri, duke thënë se ndryshe situata në atë zonë mund të çojë në komplikime serioze.
Shkurtimisht, ai bën thirrje për njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, përdorimin e taksave të paguara nga populli shqiptar për Shqipërinë dhe krijimin e një sistemi gjyqësor të paanshëm.
Si rezultat i shkresave të shpeshta që ai mori nga Yildiz-Kiosk, ministri turk ka pasur shkëmbime të shumta me Qemal beun; ai përpiqet ta bindë këtë të fundit që të kthehet në Turqi, por Qemali refuzon kategorikisht këto këshilla.