Izraeli, pikë referimi për studentët shqiptarë
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, ishte i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të studentes Sonila Dubare në Universitetin e Haifas.
Izraeli po shndërrohet në një pikë referimi për studentët shqiptarë.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, ishte i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të studentes Sonila Dubare në Universitetin e Haifas, në degën e “Child Development” (Zhvillimin e Fëmijës).
“Me studenten shqiptare Sonila Dubare ne ceremonine e Diplomimit te saj ne Degen “Child Development”, Universiteti i Haifa-s, duke i uruar suksese te metejshme ne rrugetimin e saj akademik, profesional dhe shpresojme se tradita e bashkepunimit me Universitetin e Haifa-s me programet e shkembimit akademik, per studentet dhe stafet akademike shqiptare, do te vijoje edhe ne te ardhmen”, shkruhet në njoftimin e ambasadës shqiptare në Izrael.