Albspirit

Media/News/Publishing

Këto super ushqime janë fruta të thata

Ju tashmë e dini për fuqinë që frutat e thata kanë për shëndetin e zemrës. Por këto ushqime ofrojnë gjithashtu shumë përfitime të tjera shëndetësore. Sepse çdo frut i thatë ka vlerat e tij të veçanta. Trajtoni veten tuaj me një shumëllojshmëri arrorësh, thotë Tonia Reinhard, RD, autore e librit “Superfoods” (200 ushqimet më të shëndetshme në planet). Këto proteina të fuqishme janë gjithashtu të mbushura me kalori.

  1. KAJSUS- (18 kokrra përmbajnë 163 kalori).

Nëse nuk jeni një tifoz i spinaqit, ju mund të merrni gati 10% të vlerës së përditshme të hekurit në një racion. Krahasuar me të tjera fruta të thata, kasjusi është gjithashtu një burim i mirë i folatit dhe vitaminës K, që ndihmon në mbajtjen e kockave të forta dhe koagulimin normal të gjakut.

2. ARRAT -(14 gjysma kokrrash përmbajnë 185 kalori)

Kjo lloj arre mund të klasifikohet si arra më tipike e familjes së arrorëve – ato janë një burim i mirë i proteinave, fibrave dhe magnezit. Çfarë i bën të fuqishme? Ato kanë një nivel të lartë të acidit alfa-linolenik, një lloj acidi yndyror me përmbajtje të omega-3 që ndihmon kujtesën tonë.

3. BAJAMET- (23 kokrra përmbajnë 163 kalori).

Një ushqim i preferuar i të pasionuarve pas dietave, bajamet nuk bëjnë asgjë më tepër vecse ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Ato përmbajnë më shumë fibra dhe kalcium se çdo arrë tjetër në listën tonë dhe janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës E.

4. ARRAT AUSTRALIANE MAKADAMIA- (10-12 kokrra përmbajnë 204 kalori)

Ato përmbajnë sasi yndyre më të lartë se ndonjë arrë tjetër këtu, ato gjithashtu kanë përqindjen më të lartë të yndyrës monounsaturated të shëndetshme për zemrën. Makadamiat janë gjithashtu një burim i mirë i thiaminës, që ndihmon në mirëfunksionimin e sistemit nervor.

5. FISTIKET-(49 kokrra përmbajnë 162 kalori).

Këto kokrra të gjelbëra kanë më pak kalori për kokërr se shumë lloje të tjera, por kjo nuk është e vetmja gjë qe ata kanë: ata janë të pasura me lutein, një antioksidant që gjendet edhe në zarzavatet me gjethe jeshile dhe është e rëndësishme për shikimin dhe lëkurën e shëndetshme. Plus, një racion ju jep pothuajse  aq kalium sa një banane e vogël.

6. ARRA BRAZILIANE- (6 kokrra përmbajnë 186 kalori).

Kjo lloj arre e anashkaluar është arrë me përmbajtje të lartë selenit, një mineral mjaft i rëndësishëm për shëndetin e tiroides. Në një arrë mund të merrni një sasi prej rreth 30 kalori. (Ky është një produkt me përmbajtje të lartë të selenit, prandaj ju këshillojmë t’a bëni sa më pare pjesë të dietës suaj.)

7. ARRA AMERIKANE- (19 gjysma kokrre përmbajnë 196 kalori) .

Ky specialitet jugor është i pasur me beta-sitosterol, një lloj steroli bimor që gjendet në kolesterolin e ulët, si dhe kontribuon në shëndetin e prostatës-kështu inkurajoni njerëzit që keni pranë në jetën tuaj për t’i ngrënë!

8. FARA PISHE-(167 kokrra përmbajnë 191 kalori) .

Arrat e pishave janë të mbushura me mangan, një mineral që ju ndihmon të mbani nivelet e duhura të sheqerit në gjak dhe metabolizoni karbohidratet dhe proteinat. Bonus: Studimi i bërë tregon se acidet yndyrore të farave të pishës mund të rrisin hormonet e ngopjes, të cilat mund t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur pa konsumuar shumë ushqim.

Të gjitha këto fruta të thata i gjeni tek dyqanet e rrjetit Neranxi.

Please follow and like us: