Superushqimet më të mira për humbjen në peshë
Superushqimet ndërtojnë kockat , parandalojne sëmundjet kronike , ndihmojnë në përmirësimin e shikimit, dhe gjithashtu ndihmojnë në mprehtesinë e mendjes suaj.
Por a e dini se studimet të reja sugjerojnë se këto ushqime mund t’ju ndihmojnë gjithashtu të bini nga pesha dhe të qëndroni në formë?
Superushqimet që ju dobësojnë
-Fasulet e zeza: Një filxhan me fasule të zeza siguron një sasi prej 15 gramësh të proteinave të kënaqshme dhe nuk përmban asnjë yndyrë të ngopur që gjendet në burime të tjera të proteinave, si mishi i kuq.
-Tërshëra: Tërshëra është e pasur me fibra, kështu që një porcion mund t’ju ndihmojë të ndiheni të plotë gjatë gjithë ditës. Vetëm një gjysmë filxhani përmban një sasi prej 4.6 g fibra. Një karbohidrat i shëndetshëm që nxit metabolizmin dhe djeg yndyrën.
-Avokado: Nuk ka arsye të kesh frikë nga ngrënia e yndyrave, përderisa ato janë yndyrnat e duhura. Acidi Oleik, një përbërës që gjendet në yndyrnat monounsaturated (MUFAs) të shëndetshëm të avokados, ndihmon trupin tuaj në largimin e urisë. Konsumoni një çerek ose gjysmë avokado dhe shihni se yndyra e barkut tuaj do të shkrihet. Ky frut i butë është gjithashtu i mbushur me fibra dhe proteina.
-Salmoni: Burimet me sasi të ulët të proteinave ju ndihmojnë të ndiheni të plotë . Megjithatë, 50% e grave të moshës 18 deri në 50 vjeç nuk e dinë nëse marrin mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese esenciale. Ushqehuni me salmon. Kjo është një zgjedhje shumë më e mirë se ajo e mishit të kuq pasi ka përmbajtje të MUFAs (acide monosaturaded).
Një studim i vitit 2001 zbuloi se personat që mbanin dietë dhe ndoqën një dietë të pasur me MUFA humbën mesatarisht 9 kilogramë, ndërsa homologët e tyre të dietës me konsumim të ulët yndyre fituan mesatarisht 6 kilogramë.
-Boronicat: Të njohura për efektet etyre kundër plakjes, boronicat edhe pse të vogla mund t’i cilesojmë si ushqime të fuqishme. Një porcion (1 filxhan) përmban 80 kalori dhe 4 gram fibra të cilat ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur.
-Brokoli: E gatuar apo e papërpunuar, ky perim i pasur me antioksidantë është e njohur për kompetencat e saj parandaluese të kancerit, me një sasi prej 30 g fibra në një porcion. Parandalon gjithashtu dhe problemet e peshës.
-Orizi kaf: Orizi kaf është i mbushur me fibra shumë më shumë se alternativat e tjerë të saj (si i bardhi p.sh) . Është e pasur me molekula të amidonit të cilat funksionojnë si fibra që rrisin metabolizmin dhe djegin dhjamin e tepërt(Resistant Starch) . Plus, orizi kaf është një ushqim me dendësi të ulët të energjisë, që do të thotë se është i bollshëm dhe i mbushur, por i ulët në kalori.
Një studim zbuloi se gratë që ndoqën një dietë me densitet më të lartë të energjisë fituan tre herë më shumë peshë gjatë gjashtë viteve sesa gratë që ndoqën një dietë me densitet të ulët të energjisë.
-Dardhat: Vetëm një kokërr dardhë përmban 15% të sasisë suaj të rekomanduar të fibrave. Një studim zbuloi se gratë që hanin tre dardha gjatë një dite konsumonin më pak kalori dhe humbën më shumë peshë sesa ata që nuk kishin konsumuar. Hiqni lëkurën pasi aty është vendi ku fshihet gjithë fibra që ju shton në peshë!
-Vera: Resveratrol, antioksidant i njohur në lëkurën e rrushit, ndalon ruajtjen e yndyrës. Studimet tregojnë se pijet e moderuara të verës kanë sasi më të ulët yndyre se pijet e tjera alkolike. Konsumimi i një gote ju djeg kaloritë e marra gjatë nje kohe afro 90 minuta.
-Qitro: Edhe nëse nuk keni ndryshuar asgjë tjetër në lidhje me dietën tuaj, hani një gjysëm kokrre qitro para çdo vakti dhe mund t’ju ndihmojë të humbni deri në një kilogram në javë! Një përbërës i gjendur në frutat me ngjyrë të errët mund të ulë insulinën, një hormon i ruajtjes së yndyrës, dhe kjo mund të çojë në humbje peshe. Është gjithashtu një burim i mirë i proteinave, dhe për shkak se ajo është së paku 90% ujë, ajo mund t’ju ngopë kështu që hani sa më pak.
-Fasule e kuqe: Një nga varietetet e ndryshme të fasuleve është dhe ky lloj i cili ka një përmbajtje të lartë të fibrave dhe proteinave ( më shume se 5 g për një porcion). Fasulet e kuqe janë gjithashtu të pasura me molekulat e amidonit Resistant Starch . Gjysmë filxhani përmban afërsisht 2 g nga kjo molekulë.
-Bajamet: Frutat e thata janë një tjetër lloji superushqimi që janë të pasura në yndyrna të shëndetshme të cilat ju ndihmojnë ju të bini në peshë. Në vecanti bajamet ju ndihmojnë në uljen e kilogramëve tepërt. Gjatë një studimi, njerëzit të cilët ndiqnin një dietë me pak kalori por që konsumonin bajame, humbisnin më shumë peshë se ata të cilët në vend të bajameve konsumonin crackers.
-Caj jeshil: Kjo bimë ka një përmbajtje shumë të lartë të lagështirës , e cila ju ndihmon ju në rënien e peshës. Plus, antioksidantët e gjetur në çajin e jeshil do të djegin yndyrën tuaj dhe do të digjni kalori. Një studim zbuloi se pesë gota në ditë mund t’ju ndihmojnë të humbni dy herë më shumë peshë, se shumica e atyre që nuk e konsumojnë.
-Thjerrëzat: Thjerrëzat janë një burim i madh i proteinave dhe fibrave. Një gjysmë filxhani përmban 3.4 g molekula të amidonit Resistant Starch, i shëndetshëm dhe nxit metabolizmin e djeg yndyrën.
– Fasulet e bardha: Gjysmë filxhani e kësaj pakete të mbushur me fibra përmban plot 4 g të molekulës së amidonit Resistant Starch.
-Djathi: Djathi i freskët i dhisë dhe djathi i bardhë përmbajnë një acid yndyror që ju ndihmon të ndiheni të plotë dhe të digjni më shumë yndyrë. Shikoni për djathrat e paketuar të cilat shkruajnë “përmbajtje bimore”, pasi ato do të kenë përmbajtjen më të lartë të kësaj yndyre të shëndetshme.
-Qumështi me përqindje të ulët yndyre: I njëjti acid yndyror që gjendet në qumësht, dhe proteinat e qumështit mund t’ju bëjnë të ndiheni të kënaqur. Kalciumi i shtuar mund të ndihmojë gjithashtu. Në një studim rezultoi se gratë djegin më shumë yndyrë dhe kalori kur ato kishin marrë 1.000 deri 1.400 miligram kalcium në ditë.
-Bananet: Bananet janë një superushqim që ndihmon në dobësim dhe ndodhen në zemër të të gjithë ushqimeve të shëndetshme për ata që mbajnë dietë. Një banane pak e gjelbër dhe e mesme do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur dhe do të rrisni metabolizmin tuaj me 12.5 gram të molekulës së amidonit Resistant Starch . Edhe një banane e pjekur ende renditet në klasifikime të larta në listën e ushqimeve që përmbajnë RS, me gati 5 gram.
-Vezët: Veza është ai ushqim që nuk mund të përdoret kur bie fjala për humbje peshë. Por ushqimi bazë i mëngjesit është e ngarkuar me proteina që do të frenojnë oreksin tuaj. Një studim zbuloi se gratë mbipeshë që hanin në mëngjes vezë, humben dy herë më shumë peshë se gratë që filluan ditën e tyre me bagels (gjevrek). Dhe mos u shqetësoni për kolesterolin: Studimi gjeti se konsumuesit e vezëve nuk kanë kolesterol më të lartë të keq ose kolesterol më të ulët se sa ata qe nuk konsumojnë.
– Çokollata e zezë: Ju të dashuruarit pas çokollatës, gëzohuni! Një grimcë çokollatë e zezë mund të ngadalësojë tretjen, kështu që ju do të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë dhe do të hani më pak në vaktin tuaj të ardhshëm. Çokollata e zezë është e mbushur me MUFAs; studimet tregojnë se ndjekja e një diete me përmbajtjen e këtyre yndyrnave të shëndetshme mund të ndihmojë metabolizmin tuaj për të djegur dhjamin dhe kaloritë e tepërta. Kjo mund t’ju ndihmojë gjithashtu duke frenuar dëshirat për kripëra, ëmbëlsira, apo yndyrna.
-Portokalli: Me vetëm 59 kalori, nuk mund të prisni shumë nga një portokall, por në sajë të një doze të fuqishme fibrash që ajo përmban, ajo renditet më e larta midis frutave në një listë prej 38 ushqimesh që të ngopin, të grupuara nga studiuesit australianë. Ndjenja e ngopjes mund t’ju ndihmojë të hani më pak gjatë gjithë ditës.
-Patatet: Vërtetë, patatet janë me përmbajtje të lartë të karbohidrateve, por ato janë tri herë më të mbushura se një fetë buke e bardhë dhe kryen të gjitha funksionet në të njëjtin indeks të ngopjes si portokalli. Plus, patatet janë gjithashtu të pasura me molekulën e amidonit Resistant Starch, i cili ndihmon trupin tuaj të djegë dhjamin.
-Speci djegës: Speci djegës e merr ekstraktin e saj djegës nga një përbërës i quajtur capsaicin. Po i njëjti përbërës është përgjegjës për djegjen që ju ndjeni kur e konsumoni , duke bërë që trupi juaj të djegë kaloritë shtesë. Është shumë e lehtë për të përfshirë specat djeges në dietën tuaj. Hajeni atë të papërpunuar, të gatuar, të thatë ose në formë pluhuri.
-Banane e thatë: Një filxhan me banane të thata përmban përkatësisht 3 gram të molekulës së amidonit Resistant Starch, i cili ndihmon trupin tuaj të djegë dhjamin.
-Kinoa: Kinoa është e pasur me proteina, të cilat luftojnë ndjenjën e urisë. Ju mund të ndiheni gjatë të ngopur dhe të mbushur në kalori duke shmangur kështu llojet e tjera të ushqimeve.
-Kafja: Ju e dini qe kafja ju ndihmon ne kufizimin e oreksit. Por ju dini gjithashtu që ajo përmirëson metabolizmin tuaj. Meqë kafja përmban acidin klorogenik antioksidues (CGA), ai në fakt mund të rrisë përdorimin e yndyrës së trupit tuaj për të prodhuar energji.
Shumë superushqime të listës së mësipërme do ti gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.