16-vjeçari shqiptar shtypet për vdekje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Itali, ku një 16 vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Media italiane e ka identifikuar të riun si Veismail James. Media lokale ende nuk i ka raportuar detajet sesi ndodhi aksidenti, por deri më tani mësohet se i riu është goditur nga një makinë e tipit “Peugeot” nga një shtetase me inicialet C.S. Nga këqyrja e parë e skenës, nuk dallohen shenja të frenimit të makinës, çka ka bërë që hetuesit të dyshojnë se drejtuesen e mjetit mund ta ketë zënë gjumi në timon. Tashmë pritet edhe rezultati i autopsisë së viktimës, për të dalë në një përfundim.
Please follow and like us: