Përbuzje dhe përçmim për shqiptarët që bashkëpunojnë me një regjim fashist, por edhe me hienat që i janë bashkuar MEK
Ka dalë sërish numri i ri i revistës ‘Perla’ për 2019, financuar nga regjimi i Iranit, ku bashkëpunojnë, kundrejt pagesës, intelektualë dhe akademikë nga Shqipëria dhe Kosova. Redaksia e revistës ‘Perla’ përbëhet nga drejtori Seyed Ahmad Hosseini Alast, kryeredaktori Emil Lafe, anëtarët Skënder Sala, Skënder Muçaj, Hamit Xhaferi, Feti Mediu, Artan Puto, Adelina Çerpja dhe Abdulla Rexhepi. Regjimi aktual iranian, ashtu si Palestina zyrtare,e quan Kosovën pjesë të Serbisë dhe var përditë në mes të ditës të kundërshtarët e vet politikë. Përbuzje dhe përçmim i madh për këta individë të angazhuar! Po aq përbuzje dhe përçmim kam gjithashtu për një aradhë kryetarësh e kryetaresh të politikës, shoqërisë civile e medias që i janë afruar rezistencës iraniane, të cilët janë po aq të dëmshëm sa të parët se nuk kanë kurrfarë ideali të demokracisë, shtetit të së drejtës, etj.