Hatixhe Hasandocaj: Mirënjohje e pafund për Xhoi Jakaj dhe ekipin e saj të bamirësisë!
Me jetën time kam qeshur, s’jam dorëzuar dhe do të buzëqesh sepse jeta një here jetohet. Për mua s’ka rëndësi se si gjykohem nga persona të ndryshëm, unë jam e fort, s’dorëzohem para ligësive dhe thashethemeve, jam burrneshë Tropoje. Zoti më ka falur vetëm në këtë jetë dhe vetëm ia dola e do ia dal. Falenderimi i takon Zotit dhe ca njerëzve që s’e prisja përkrahjen e tyre sepse ishin në një pozicion të lartë arsimor, kulturor dhe më afruan mbështetje për fëmijtë e mi, në veçanti për birin tim që e kam me aftësi ndryshe. Xhoi sakrifikoi pushimet, kohën dhe vuri në punë grupin e vet të bamirësisë. Kjo është e nderuara Xhoi Jakaj, që po punon me sakrificat e me forcat e saj në interes të shoqërisë, pra të bëj diçka për djalin tim dhe fëmijët që janë si djali im me aftësi ndryshe… E para femër, e vetmja intelektuale, e hijshme dhe me shpirt të bukur, që po merr guximin të bëjë diçka për këta fëmijë të mrekullueshëm. Të falenderoj Xhoi Jakaj, për çdo gjë që po bën për këta fëmijë.