Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Katiola Karoli

Image result for katiola karoli

 

Dashuria ime!

 

Urimin tim ta dërgova me një fishekzjarr

Me çukitjen e gotës së verës.

Dhe pse ti nuk je pranë meje,

Je brenda shpirtit e zemrës.

 

Urimin tim ty, dashuri ime.

Ti e ndjen dhe pse je larg.

Sepse unë rrjedh në dejet e tua.

Dhe trup e zemër me shpirt t’i fal.

 

Prandaj me sytë e zemrës të imagjinoj

Ulur në verandën tënde krenar

Me yjet dhe hënën puthjet t’i dërgoj

Qofsh përherë i lumtur ti, mirësia ime.

 

Në vjeshtën e shpirtit tim

 

Në vjeshtën e shpirtit tim

Ti trokite papritur me një buzëqeshje

Në çast shpirti u kthye në pranverë.

Në kopësht Edeni u kthye ai menjëherë.

 

Në vjeshtën e shpirtit tim

Nuk mbeti asnjë gjethe e kuqërremte

Gjithçka u kthye në pranverë

Kur ti rrezatove më tepër se një diell.

 

Faleminderit për praninë tënde.

Për flladin e drithërimat që përcjell

I thashë lamtumirë vjeshtës së shpirtit

E tashmë ndjej vetëm pranverë.

 

Tek ty

 

Frymën e mbajta vrap tek ty.

Ti nuk e di si ndihesha unë.

Zog që më prenë krahët në fluturim.

Që donin të bija në greminë.

 

Frymën e mbajta vrap tek ty.

Brenda shpirtit tënd doja të fshihesha.

Tē zhdukesha njëhere e përgjithmonë.

Dhe askënd tjetër nuk doja të shihja.

 

Të them shpesh pa ty nuk ia dal.

Se kuçedra me shtatë kokë ka për jashta.

Ti qesh, më puth sy dhe flokēt.

Më thua ‘je me e fortë se një mijë vasha’.

 

Frymën e mbajta vrap tek ty.

Më thanë fluturo, por m’i prenë krahët.

unë sërisht me forcën e brendshme.

Çaj qiej lumturie e le të më quajnë të marrë.

Please follow and like us: