Xhoi Jakaj: Ky vend duhet bërë patjetër, por pas burgosjes së atyre që zhvatën gjithçka nga të dy krahët
Kur shikoj këto ditë të nxehta vere kalimin e pushtetit nga opozitarët e kamur (ndërkohë në bashkitë e tyre ne nxjerrim statistika të fëmijëve me “probleme autizmi” dhe familje ekstremisht të varfra e rropatemi për të realizuar një aktivitet bamirësie me një grup vullnetarësh që në thelb është detyrë e çdo bashkie në gjithë vendet e botës të kujdeset për banorët e zonës ku është zgjedhur, por meqë ata janë të zënë me punët e tyre vetiake po e realizojmë ne pa mbeshtetje të asnjë bashkie por me inisiativë private) më kujtohet shprehja popullore e katandisët PD nga “nga një pele në një thelë” sepse e molët, e volët, e masakruat, e denigruat e djalloset e përdhosët dhe e bëtë më zhele se zhelet.
Pikërisht këto lloj bashkiakësh e të zgjedhurish në PD që u kthyen në “sheikë të majmur” që nuk e lëshuan poltronin e bashkiakut me nga 25 vite rresht, por e kthyen në pronë privatë që askush nuk kishte fuqi të mos i kandidonte për herë të dytë, të tretë, të katërt e me rradhë, e bënë PD të mos ishte më PD e as të djathë, e si pasojë të mos u besonin më as militantët më të flaktë që dikur jepnin shpirtin e tyre për liri-demokraci… Pu pu sa fjalë e huaj duket kjo shprehje tashmë në Shqipërinë tonë, pikërisht zgjedhjet e gabuara të këtyre hajnave dhe të përsëritura e zbehën dhe e zhbënë modelin edhe të politikanit vendor…
Sepse në bashkitë e tyre varfëria është në kufijtë e mbijetesës, kurse vilat luksoze që ata posedojnë, paratë e makinat e shtrejta që ka secili pjestar i familjes kalon miliardat, ja pra pse ka kaq shumë varfëri në një vend me pak banorë dhe me të gjitha resurset që i dha nëna natyre, por u privatizuan në format më të padrejta në 29 vite.
Mua thjesht më vjen në mend një këngë e Aurela Gaçes, që thotë:
Ku po shkon kjo botë?
Nuk e di as njeri.
Nuk e di as unë?
Nuk e di as ti…
Ky vend duhet bërë patjetër, por pas burgosjes së atyre që zhvatën gjithçka nga të dy krahët. Atë ditë mbase ka dritë jeshile në fund të tunelit…