Gara ndërkombëtare e trupave klasikë, shqiptari renditet në vendin e dytë
Toronto- Kanada
Është mbajtur në Toronto gara ndërkombëtare “2019 Natural Canadian IFBB Pro Qualifier Classic Physique”. Takimi i zhvilluar në 2-3 gusht, risolli sërish në vëmendje shqiptarin Admir Xhani. Duke mbajtur titullin kampion për provincën e Quebec, prej vitit të kaluar, këtë herë shqiptari garoi në rang ndërkomëtar. Për Ligën IFBB Natural, garat e klasit fizik, Xhani u rendit i dyti duke u bërë fitues i medaljes së argjendtë.
I mirëstërvitur prej kohësh, Xhani në bashkëpunim me trajnerët e tij janë ende në nivele të konsiderueshme të arritjeve të reja. Katëgoria 40 + duket se është thjesht një sfidë më shumë për shqiptarin i cili është pretendent edhe në të ardhmen.
Edhe pse nën siglën e flamurit të Kanadasë, shqiptari nga Tirana nuk ka harruar të përshëndesë me flamurin kuqezi. Përveç stafit përgatitor, Xhanit nuk i ka munguar asnjëherë mbështetja e komunitetit shqiptar të vendosur në Kanada për të cilin ndihen krenar.
I kontaktuar nga Albanian Montreal Press, Xhani përvecc arritjeve në karrierën e tij, u shpreh se nuk do të ndalet deri në marrjen e titullit kampion. Sipas tij, ishte puna në skuadër e cila solli një rezultat të mirëpritur nga të gjithë, angazhimi dhe këmbëngulja. Shqiptari gjithashtu shpreh mmirënjohjen e tij edhe mbështetësve të komunitetit tonë./ Albanian Montreal Press/