Albspirit

Media/News/Publishing

Mark Ruçi: Drejt Albanistanit!

 

Fotografia e Mark Ruci

Marrëzitë e pushtetit të Sulltanit të Tiranës, Edi Rama, nuk kanë fund!

Pa frikë po tentohet, drejt një regjimi autokratik, alla Erdogan, në një shtet vend anëtar i NATO-s dhe aspirante për anëtarësimin në BE!

Me dhënien e sektorëve strategjikë si banka, energjitikë dhe minerale investitorëve turq, pasojë e papërgjegjshmërive të qeverive të tranzicionit të tejzgjatur të të gjitha krahëve politikë dhe injorimit të partnerëve strategjikë si SHBA dhe vendet e BE, përfundimisht jemi kthyer në vasalë, të një shteti neo otoman!

Shteti shqiptar po i shërben orekseve të vjetra të neo otomanëve turq për hegjemoni në Ballkan, të cilat zbatohen me zell nga autokrati Erdogan!

Veprimi i fundit i vendosjes së një memoriali në mes të Tiranës, në nderim të viktimave, të grushtit imagjinar të shtetit në Turqi, tregon jo vetëm servilizëm politik, por dhe mungesën e dinjitetit të shtetit shqiptar, që drejtohet nga bastardë të tillë si Edi Rama!

Po na shndërrojnë në Albanistan, dallkaukët e pushtetit të korruptuar!

Please follow and like us: