Albspirit

Media/News/Publishing

Regjimi iranian, 46 ekzekutime brenda 5 javësh, asnjë dorëheqje nga profesorët shqiptarë të revistës ‘Perla’

Ekzekutime arbitrare për të përhapur frikë në mënyrë që të ndalet përshkallëzimi i kryengritjes

Regjimi çnjerëzor i mullahëve, i dëshpëruar për t’i shtypur kryengritjet popullore, i ka shtuar ekzekutimet. Agjentët e mullahëve varën 39 të burgosur vetëm brenda korrikut. Katër prej tyre ishin gra dhe një varje u bë në publik. Gjatë ditëve të fundit, regjimi ka varur shtatë të burgosur të tjerë.

Ekzekutimet janë kryer në burgjet e Birjand, Ghohardasht, Karaj, Kashan, Khondab, Mahshahar, Kelardasht, Orumeh, Noor, Mashhad, Mahabad, Zanjan, Minab, Bandar-Abbas, Borujerd, Shiraz, Tabriz, Gorgan, Dezful, Rasht dhe Kermanshah.

Fashizmi fetar që sundon Iranin i ka shtuar ekzekutimet për të shpëtuar nga shpërthimi i shoqërisë.

Rezistenca Iraniane i bën thirrje Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, si dhe organizatave e mbrojtësve të tjetër të të drejtave njerëzore që ta dënojnë valën e re të ekzekutimeve në Iran. Rezistenca Iraniane bën thirrje gjithashtu për marrjen e vendimeve detyruese për t’i ndalur ekzekutimet barbare e sistematike që kryhen nga regjimi i mullahëve në Iran. Heshtja dhe mosveprimi vetëm sa e trimërojnë më shumë regjimin mesjetar të mullahëve në krimet e tij.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

 

Redaksia e revistes ‘Perla’


REDAKSIA E REVISTËS

Seyed Ahmad Hosseini Alast

Drejtor


Emil Lafe

Kryeredaktor


Skënder Sala

Anëtar


Skënder Muçaj

Anëtar



Hamit Xhaferi

Anëtar


Feti Mediu

Anëtar


Artan Puto

Anëtar


Adelina Çerpja

Anëtar



Abdulla Rexhepi

Anëtar