Rexhep Shahu: Të kujtuam sonte, në 31-vjetorin e varjes tënde, Havzi!
Havzi, u mblodhëm pak miq sonte në kafe për ty në bar-kafe ‘Lux’, pranë Bibliotekës Kombëtare në Tiranë.
Dhe heshtëm sonte për ty, siç të pata thënë. Këtë gjë e kemi ne në dorë.
Ishte me ne vëllai yt, Shukriu që të ka ruajt fletoret me poezi.
Të përshëndeti shumë ngrohtësisht ty e mua sonte, profesor Shefqet Hoxha.
Me vlerësime maksimale, si gjithmonë për ty foli Sadik Bejko.
Foli Izet Duraku, Isa Halili, Shukriu rrëfeu për valixhen tënde të llamarinës që e pate marrë me vete në Prizeren kur u arratise në 1967.
Të kujtuam sonte, në 31-vjetorin e varjes tënde Havzi.
Unë ndava librin e fundit ‘Bisedë e përfytyruar me Havzi Nelën’.
Please follow and like us: