Albina Deda Gjoci: Dielli i shqiptarëve nuk lind në Anadoll!
Vuçiç me Erdogan
Dielli i shqiptarëve nuk lind në Anadoll!
Një memorial në dukje i pakuptimtë, por që cenon jo vetëm autoritetin e demokracisë por dhe sovranitetin e Shqipërisë pikërisht në tokën ku prehet Abdyl Frashëri ky korife i anti-turqizimit të atdheut tonë.
Erion Veliaj po i del për zot, por kushdo e din që autori i vërtetë i kësaj zhgaravine me pasoja të rënda është Edi Rama.
Natyrisht përgjegjësi mban cilido politikan që u bë pjesë e kësaj ceremonie që në fakt është inagurim i Erdoganizimit të Shqipërisë dhe një provë për funeralin e historisë dhe demokracisë sonë.
Ne jemi shqiptarë dhe kemi me mijëra figura për t’i kujtuar dhe memorializuar pa u bërë sentimentalë pankozmikë globalistë që ‘merakosemi’ për ‘vëllezërit aziatikë’ si dikur Enver Hoxha për kinezët!
Ky është jo vetëm një skandal historic, por dhe një gafë diplomatike e cila konvenon me arritjen e raketave të Putinit në Ankara!
Natyrisht Edi Rama e din mire, por mediokriteti dhe laku i nbledhur në qafë nga perëndimi e bëjnë të mendojë çmendurisht se mund t’i bëjë presion aleatëve tanë euroatlantikë.
Ai memorial do të zhduket shumë shpejt së bashku me ‘idhujt e rremë’ të këtij vendi…pasi dielli i shqiptarëve nuk lind në Anadoll.