Albspirit

Media/News/Publishing

“Dita e Ballkanit” në Ashdod, edhe Shqipëria do të prezantohet në Izrael

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, së bashku me tre homologët nga Maqedonia, Serbia dhe Bosnja, priten nga nënkryetari i Bashkisë së qytetit të Ashdodit në Izrael. Fokusi ishte themelimi i “Ditës së Ballkanit”, për promovimin e traditave kulturore dhe artistike, si dhe krijimi “Balkan Bussines Club”.


Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, së bashku me tre homologët nga Maqedonia, Serbia dhe Bosnja, kryen një vizitë zyrtare në qytetin e Ashdodit, ku u pritën nga nënkryetari i Bashkisë, Eli Nacht.

 

Fokusi ishte themelimi i “Ditës së Ballkanit”, për promovimin e traditave kulturore dhe artistike, si dhe krijimi “Balkan Bussines Club”, një forum biznesi dhe i teknologjisë.

Vizitë historike e katër ambasadorëve nga Ballkani në Ashdod. I ftova ambasadorët e Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë dhe Bosnjës, me shumicën e të cilëve unë kam marrëdhënie personale, tek ne në Ashdod. Ashdod duhet të jetë në hartën botërore dhe ky është qëllimi ynë. Kjo është hera e parë që, ambasadorët vijnë në qytet, shëtisin në të dhe dëgjojnë rreth tij. Tashmë ka disa ide, për të promovuar “Ditën e Ballkanit” në Ashdod, në aspektin kulturor, por gjithashtu edhe në një forum biznesi në aspektet e sipërmarrjes dhe të teknologjisë”, shkruan Eli Nacht, Nënkryetar i Bashkisë së Ashdodit, në faqen e tij në Facebook.

Edhe Ambasada e Shqipërisë në Izrael pati një reagim të sajin në lidhje me këtë takim.

Ambasadorët e Ballkanit në Izrael, të ftuar nga Elli Nicht, Nënkryetar i Bashkisë së Ashdodit, dakordësohen që të organizohet Dita e Ballkanit në Ashdod, e cila e do të shërbejë si promovim i turizmit, traditave kulturore-artistike si dhe krijimin e “Balkan Bussines Club”, shkruan ambasada shqiptare në një njoftim të saj në rrjetet sociale.

Albania in Israel

@AlEmbassyIsrael

Ambasadorët e Ballkanit në Izrael, të ftuar nga Elli Nicht, Nënkryetar i Bashkisë së Ashdotit, dakordësohen që të organizohet Dita e Ballkanit në Ashdot, e cila e do të shërbejë si promovim i turizmit, traditave kulturore – artistike si dhe krijimin e “Balkan Bussines Club”.

View image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter

Please follow and like us: