Albspirit

Media/News/Publishing

Bardh Spahia: Dinjitetin nuk ta jep pushteti!

Image result for valdrin pjetri

Valdrin Pjetri

 

Figura e kujt pretendon të jetë qytetari i parë i Shkodrës është padyshim interes i çdo qytetari shkodran, i majtë apo i djathtë. Refuzimi i një pretendenti të tillë, me një të shkuar të errët në Itali, të cilën fillimisht e fsheh, e pastaj kur i zbulohet, nuk arrin ta justifikojë, por struket pas fuqisë së pushtetit, që mbron të ngjashmit e tij, është një detyrim qytetar i çdo shkodrani, i majtë apo i djathtë.

Papërgjegjshmëria që e detyron të shmangë transparencën, duke përdorur klishe të lodhura, veçse fut në siklet atë 5% që e votoi në 30 qershor. Përveç të shkuarës së errët, duket se ka edhe një tjetër problem: si ish prefekt, nuk flet dot në ajër për abuzime të bashkisë, pasi vendimet (abuzive apo jo) sipas ligjit shumica konfirmohen nga prefekti, si gjithmonë, përfaqësues i partisë në pushtet! As si përfaqësues i një mazhorance e i një kryeministri që nuk ka lënë vegël të këtij pushteti pa përdorur kundër Shkodrës dhe bashkisë së saj.

Një figurë me të kaluar të errët është padyshim e keqja e Shkodrës, dhe abuzimi me fuqinë e pushtetit veçse diskretiton edhe më thellë atë vetë dhe PS që vazhdon të kandidojë individë me probleme! Pretendenti në Shkodër thjesht po tregon devotshmëri, si pjesë e të njëjtit karvan të errët, që koha e ka treguar se nuk shkon dot larg! #ShkodraDoNjerezDinjitozeJoSejmeneTeKapur

Please follow and like us: