Albspirit

Media/News/Publishing

Endira Bushati: Këtu të gjithë qajnë hallet e Sandrit dhe Vjollcës…

Askush nuk flet për thelbin…

Gjysma i qan hallin Sandrit, gjysma Vjollcës…

AMA nuk vepron dot…sepse po të veprojë, duhet të pranojë SKANDALIN se si janë dhënë licencat kombëtare…

Klani ka një licencë kombëtare të vetën, rrjeti + programesh…

Pra, sipas kushteve të licencës, duhet të shtrihet në 80% të territorit dhe të ketë dhe kanale si KLAN Fëmijë, KLAN Rini, KLAN Shkencë etj….

Dhe…duke pasur rrjetin e vet, s’kishte pse të mbështetej në Digitalb për të shkuar tek shikuesi…

Por…rrjeti kushton rreth 10 milionë euro…pse të shpenzojmë?

Por…meqë licencat i donin që DIGITALB të vazhdonte të ekzistonte siç kishte ekzistuar në paligjshmëri për 10 vjet, atëherë çfarë s’u shpik…:

  • Si fillim, u emërua një ish drejtor i Digitalb në AMA…
  • Pastaj, Taulant Balla propozoi shfuqizimin e nenit 62 që lejonte familjen Frangaj e Hoxha të kishin licenca krejtësisht të vetat…

Kur, OSBE e BE dolën kundër, atëherë Sandri gjeti zgjidhjen: kapi Gjykatën Kushtetuese dhe neni 62 u shfuqizua si antikushtetues…

Pastaj, që Digitalb të vazhdonte mbretërimin, u krijua shpejt e shpejt kompania ADTN (në pronësi të Digitalb) që dhe kjo të merrte një licencë kombëtare…

(Kanë dëgjuar teleshikuesit ndonjëherë për platformë televizive ADTN?!).

Pastaj, licencat u dhanë me 4 vota, nga 5 që kërkonte ligji…

Çështja shkoi në gjykatë administrative dhe me vendime skandaloze u dhanë licencat…

As AMA e as Avokati i Shtetit nuk e ankimuan vendimin…

Etj, etj, etj…

Këto janë ÇËSHTJE TË OPOZITËS së një vendi…

Po ku ka OPOZITË ky vend…

Këtu të gjithë qajnë hallet e Sandrit dhe Vjollcës…

Please follow and like us: