Rama ‘hedh në Bunë’ Valdrinin e dënuar në Firence, asnjë ndjesë për detyrat e mëparshme të rëndësishme
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të bëra nga PD-ja se Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar në 2003 në Itali për drogë. Përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, Rama është treguar i prerë në reagimin e tij, teksa ka deklaruar se deri sa të zbardhet e vërteta, rrugët e Pjetrit me PS janë plotësisht të ndara.
“Jo Valdrini, po vëllai im të jetë, s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale. Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual! I edukuar, i zoti, i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar, po kjo s’mjafton më!”, shkruan Rama.
Ndërsa shton se kurrë s’ka menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.r
“E me këtë rast, të tërë ta fusin mirë në kokë: Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt!Shkoj në luftë për çdo ide,qëllim a shok armësh,po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky,as marr më,as lejoj më t’i marrë PS”, shprehet Rama