PD i përgjigjet Topallit: Sa herë Rama është në pozitë të vështirë, shfaqet Jozefina!
Sa herë Rama është në pozitë të vështirë, shfaqet Jozefina Topalli duke sulmuar demokratët dhe Kryetarin Basha!
Rastësi apo shërbim ndaj Ramës, këtë e gjykojnë vetë qytetarët e Shkodrës dhe të Shqipërisë!
Çudia është se s’kishte asnjë fjalë për Valdrinin, si trafikant i dënuar droge!
Asnjë fjalë për Ramën që përdhosi dinjitetin e qytetarëve të Shkodrës me kandidatin e dënuar për trafik droge!
Me gjasa është kujtuar, që duke injoruar kontributin e çdo demokrati të ndershëm, gjatë kohës që qeveriste PD, për hatër të Luigjit, babait të Valdrinit dhe mikut të saj, e promovoje Valdrinin në poste drejtuese, edhe pse pa asnjë kontribut në Partinë Demorkatike.
Koha kur interesi i demokratëve nëpërkëmbej për interesa personale, ka marrë fund! Këtë duhet ta kuptojë edhe znj. Topalli!
Partia Demokratike dhe demokratët e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë janë në një betejë të përditshme me të keqen dhe krimin e organizuar që qeveris Shqipërinë. Ne jemi të vendosur ta çojmë deri në fund betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.