Albspirit

Media/News/Publishing

Vetëdorëzohet në polici zyrtari i lartë socialist, Arben Isaku

Vetëdorëzohet në policinë e Durrësit zv.drejtori i shpallur në kërkim i Kadastrës së Durrësit, Arben Isaku, i cili aktualisht është sekretari organizativ i PS në këtë qytet. Po kështu së bashku me Isakun është vetëdorëzuar edhe specialisti agjencisë së Kadastrës, F.R. Urdhri për arrestimin e tyre u dha nga organi i Prokurorisë së Durrësit për shkak se akuzohen për falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre si dhe mitmarrje. Më 10 gusht Policia ndaloi R.K., 27 vjeç, ekonomist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës ndërsa në kërkim u shpallën dy personat që u vetëdorëzuan sot. Skema e tyre për legalizimet kundër ligjit është zbuluar pas një hetimi disa -mujor ku është pikasur rasti i shkeljes nga tre personat në fjalë. Ata kishin pajisur me leje legalizimi të falsifikuar Xh.N., 29 vjeç, banues në Durrës dhe E.S., 39 vjeç, banues në Berat për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.

Please follow and like us: