Albspirit

Media/News/Publishing

NUK ËSHTË VETËM MEMORIALI ‘ERDOGAN’; BASHKË ME MONUMENTIN E ‘USHTARIT TË PANJOHUR’, FLEN SIMBOLI ME TRE GISHTA I SERBISË, NË QENDËR TË SHQIPËRISË…!

 

Fotografia e Dashamir Uruçi

Dashamir URUÇI

 

I drejtë është reagimi i qytetarve shqiptarë për memorialin e të rënëve, në grushtin e shtetit, në Turqi.

Një betejë e brendshme politike, midis kundërshtarëve të njohur Gylen-Erdogan mbase dhe një skenar i përgatitur për të goditur me një rruge e dy punë, kundërshtarët e regjimit të sotëm, jo demokratik, në Turqi.

Sido që të jetë, ky është një memorial i pa vend, i pajustifikueshëm në të gjitha anët dhe për disa njerëz që ranë për kauzën e tyre politike e kombëtare, gjithmonë nëse kanë rënë?!

Sido që të jetë, ky lloj memoriali, nuk e ka as rradhën dhe as vendin në Tiranë.

Nuk dua të listoj sepse janë pafund memorialet që shqiptarët duhej të ngrinin, në kodrat e bukura të liqenit: Memoriale kushtuar te renve tanë, në luftrat kundër sundimit të gjatë osman, kundër pushtuesve italo-gjermanë; të rënve tanë të KOSOVËS, TË ÇAMËRISË, TË KOSOVËS LINDORE, TË MAQEDONISË…!

Kemi shumë për të bërë,për të nderuar ata që nuk janë më e që ranë për lirinë e popullit të vet.

Edhe po të duhej ta vinim një ditë, këtë memorial nuk do t’i vinte rradha kurrë, ”fatkeqësisht”.

Ai memorial nuk duhet zhgulur me brutalitet, nuk ka nevojë.

AI THJESHT DUHET HEQUR, PA BUJË E PA ZHURMË, ASHTU SIÇ BËNË ATA QË E KANË VENDOSUR.

Qëllimi i postimit tim nuk ishte thjesht, memoriali “ERDOGAN”.

Kemi një tjetër më të rëndë,në mesin e TIRANËS, bash tek monumenti i Partizanit të Panjohur.

Është SIMBOLI SERB ME TRE GISHTA, (nëse nuk e kanë hequr), që fle prej gati 70 vjetësh, bashkë me monumentin e “PARTIZANIT TË PANJOHUR”, në qendër të SHQIPËRISË.

E denoncoi publikisht, PETRO LUARASI por askush nuk e vuri ujin në zjarr.

Provoni të dashur bashkëatdhetarë, të vini një shqiponjë të zezë dykrenare, në qendër të Beogradit e shikoni mirë se çfarë mund të bëhet…!

Një dron fluturoi mbi stadium dhe mirë e pamë të gjithë se çfarë ndodhi.

Me mijra serbë bërtisnin në kor: VRITINI SHQIPTARËT…!

Për këto arsye memorialet, simbolet kombëtare e të tjerë duhen marrë seriozisht e duhen vlerësuar në të tëra dimensionet.

Politikanët tanë duhet të jenë të kujdesshën, në të kundërt do të fitojnë urrejtjen e popullit e cila e afron fundin e tyre politik…!

UNIONI SHQIPTAR I SHOQËRISË CIVILE-USHC

Tiranë, 14 gusht2019.

 

 

Please follow and like us: