‘Twitter’ lehtëson ndjekjen e temave
Twitter po teston një veçori të re që mundëson për përdoruesit të ndjekin temat në të njëjtën mënyrë që ndjekin llogaritë.
Rrjeti social ka njoftuar se po përdor inteligjencën artificiale për të filtruar numrin e madh të mesazheve në twitter përsa i përket çështjeve specifike, me qëllim që të mundësojë për përdoruesit të shikojnë vetëm mesazhe të vlefshme dhe cilësore. “Objektivi është që një temë të ndiqet po aq thjeshtë sa ndiqet një llogari”, theksoi Sriram Krishnan, drejtor kryesor i menaxhimit të produkteve, gjatë një mbrëmjeje të organizuar në selinë e Twitter në San Francisco. “Funksioni i ri është testuar aktualisht nga disa përdorues të Android, por duhet të arrijë tek të gjithë përdoruesit e Twitter-it deri në fund të vitit”, theksoi kompania.