Anglia rregullon banjat me pagesë që përdoreshin edhe për seks
Një qytezë bregdetare në Britaninë e Madhe kanë bërë të mundur që banjat publike të mos jenë dosido, por të kenë masa kundër vandalëve, atyre që mund t’i përdorin për të fjetur ose për seks.
Dyshemetë e banjave janë të ndjeshme ndaj peshës, dhe mundësojnë që të futet vetëm nga një përdorues për çdo herë.
Nëse ka lëvizje të vrullshme, si në raste seksi, një spërkatës do t’i lagë përdoruesit automatikisht dhe do të ndizet një alarm me zhurmë.
Po ashtu, koha e qëndrimit do të jetë e kufizuar, në mënyrë që të mos përdoren për të fjetur gjumë.
Kushdo që do të ndezë një cigare brenda do të laget automatikisht, ndërsa muret do të jenë rezistente ndaj shkarravinave.
E vetmja gjë e keqe e këtyre banjave publike, është që janë me pagesë.