Albspirit

Media/News/Publishing

Kryeministri shpjegon makinën me targën ‘Edi Rama’

“S’kam asnjë lidhje me këtë makinë, se s’di as ta ngas.”

Ka qenë ky në një farë mënyre shfajësimi i Kryeministrit Edi Rama, lidhur me këtë autumjet, të cilin ai e bëri publike në profilin e tij Instagram.

“Po vërtetë bukur të shohësh se si Pazari i Vjetër i Korçës, pasi doli nga gropa e zhulit e rrënimit ku qe zhytur dhe u transformua, në një qendër të re graviteti për turizmin, qenka kthyer këto ditë, në një platformë ekspozimi të xhevahireve të vjetra të automobilizmit”, shtoi më tej Rama.

Kryeministri lidhur me projektin mbi koleksionistët e riparuesit e apasionuar të makinave të vjetra falënderoi edhe Blendi Gonxhen dhe skuadrën e tij, për reformimin e ndryshimeve të mëdha, që po sjellin në menaxhimin e sektorit të automjeteve.

Please follow and like us: