KRYETARI I VATRËS, TAKIM MIQËSOR ME ISH PRESIDENTIN BILL KLINTON
Kryetari i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “Vatra” z. Dritan Mishto zhvilloi një takim miqësor informal me ish Presidentin Bill Klinton, mikun e madh të shqiptarëve.
Kryetari Mishto i shprehu Presidentit Klinton respektin më të thellë për gjithë kontributin e tij në ndihmë të shqiptarëve dhe proceseve integruese. Gjithashtu z. Mishto e njohu Presidentin Klinton me reformat rrënjësore të Federatës Vatra dhe qëndrimet e saj lidhur me zhvillimet më të fundit në Shqipëri, Kosovë e Ballkan. Gjatë kohëve të fundit Kryetari i Federatës Pan shqiptare të Amerikës “Vatra” është takuar disa herë miqësisht me Presidentin Klinton./gazeta dielli/
Please follow and like us: