Albspirit

Media/News/Publishing

1979/Ministria e Brendshme-Kryeministrisë: S’ka më vende të lira në psikiatri!

Shqipëria e viteve 1978 ka pasur 17.214 persona por nuk ka pasur hapësirë të mjaftueshme për shtrimin e tyre në spitalin psikiatrik. Një shifër e tillë ishte shumë e lartë duke marrë parasysh numrin e popullësisë në rang vendi, apo krahasimin me sëmundjet e tjera. Në një dokument që sjellë studiuesi, Kastriot Dervishi, shihet që Drejtoria e Policisë Popullore e Ministrisë së Punëve të Brendshme, drejtuar aso kohe nga Kadri Hazbiu, kërkonte që spitali psikiatrik që ishte parashikuar të ndërtohej me kapacitet prej 250 shtretërve duhet të shihej mundësia për shtimin e kapacitetit. Ata kërkonin edhe ndërtimin e një spitali psikiatrik në Lezhë, por për këtë Ministria e Shëndetësisë ishte kundër.

Please follow and like us: