Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta ish-zëvendësministri

 

Ka ndërruar jetë ish-zëvendësministri i ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Kosovë, Shpetim Rudi.

I ndjeri ka qenë edhe kryetar i degës së AKR-së në Gjakovë për disa vite si dhe këshilltar i asamblesë komunale.

Rudi gjithashtu ka kontribuar në sferën ekonomike dhe politike të qytetit të Gjakovës dhe me gjerë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër (18.08.2019) në ora 14:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Për vdekjen e tij, ka ngushëlluar kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Rudi që ishte pjesë e Aleancës Kosova e Re shërbeu si zëvendësministër në kohën e Qeverisë së Hashim Thaçit.

“Ndarja nga jeta e mikut dhe bashkëpunëtorit tonë Shpëtim Rudi, është një lajm i rëndë për të gjithë ne që patëm fatin ta njihnim dhe të ndanim kohë të çmuar me të. Familjes Rudi dhe të afërmve të Shpëtimit u shprehi ngushëllimet më të sinqerta duke bashkëndarë dhimbjen e thellë për këtë humbje të madhe”, shkroi Pacolli.

Rudi ka qenë edhe kryetar i degës së AKR-së në Gjakovë për disa vite si dhe këshilltar i asamblesë komunale.

Please follow and like us: