U akuzua nga tetë këngëtare dhe një balerinë për ngacmime seksuale, Ermonela Jaho bën deklaratën për tenorin e famshëm
Pas lajmit në mediat e huaja për akuzat e disa grave që e akuzonin tenorin e famshëm Placido Domingo për sulme seksuale ndaj tyre, sopranoja me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho ka postuar në rrjete sociale një dedikim për tenorin spanjoll, duke shprehur mirënjohjen e thellë për vlerat e tij. “Kam pasur nderin dhe privilegjin të këndoj me Maestro Placido Domingo në disa prodhime dhe koncerte në të gjithë botën. Përveç të qenit një artist legjendar dhe madhështor që ka dhënë një kontribut të pakrahasueshëm në botën e muzikës, dhe jo vetëm përmes shfaqjeve të tij, por edhe përmes përkushtimit të tij të thellë për zhvillimin e brezave të këngëtarëve të rinj, Maestro Domingo ka qenë gjithmonë jo vetëm më të hirshmit dhe të gjithëpërfshirurit e kolegëve, por edhe gjithmonë respektivi më elegant dhe i patëmetë i zotërinjve. Unë gjithmonë do të vlerësoj kujtesën e çdo përvoje artistike që kemi ndarë së bashku”, shkruan Ermonela Jaho. Tetë këngëtare dhe një balerinë kanë rrëfyer për ‘The Associated Press’ se janë ngacmuar nga Domingo tre dekadat e fundit duke filluar që nga fundi i viteve 1980. Vetë Domingo i ka hedhur poshtë këto akuza, duke theksuar se “pretendimet nga këta individë pa emër që datojnë rreth tridhjetë vjet më parë janë thellësisht shqetësuese, dhe siç paraqiten, të pasakta.”