Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadorja shqiptare në Universitetin e Groningenit

Sabina Gjocaj do ta përfaqësojë këtë universitet ndërkombëtarisht. Sabina Gjocaj në muajin korrik të këtij viti është zgjedhur zyrtarisht ambasadore e Univeristetit të Groningenit, në Holandë. Gjocaj do ta përfaqësojë këtë universitet ndërkombtarisht, i cili njëherësh bën pjesë në top 100 universitetet më të mira në botë. Ajo është shprehur e nderuar dhe privilegjuar që është zgjedhur në mesin e studentëve që do ta përfaqësonte universitetin. Sabina aktualisht është në përfundim të studimeve në Programin LLM në Ligjin Global Penal, në këtë universitet. Padyshim që Gjocaj është një shembull i mirë për të gjithë të rinjtë shqiptarë, se me punë dhe përkushtim mund të arrihet gjithçka edhe jashtë kufijve shqiptarë, shkruan gazeta Sinjali.

Please follow and like us: