Albspirit

Media/News/Publishing

Kristi Pinderi denoncon lidhjet e Veliajt me “Sylën”: I ka pasur që në Mjaft, na la 50 mijë euro borxh

Featured image of article: Kristi Pinderi denoncon lidhjet e Veliajt me “Sylën”: I ka pasur që në Mjaft, na la 50 mijë euro borxh

Kristi Pinderi, aktivisti i njohur i LGBT, pak ditë më parë ka bërë një denoncim për lidhjet e Erion Veliajt me kompaninë skela “Syla”. Denoncimi i Pinderit, që është një nga ish-bashkëpunëtorët e Veliajt është bërë pak ditë para se të ndodhte ngjarja e rëndë, kur një skelë e kësaj kompanie u rrëzua dhe u mori jetën dy punëtroëve. Sipas aktivitsit Veliaj në kohën kur ka ikur nga mjaft ka lënë një borxh prej 50 mijë eurosh ‘Mjaft-it’. Sipas Pinderit gropa e krijuar në buxhet i ksihte lënë ata pa rroga.

POSTIMI I PLOTË

P.S. Ne vitin 2008, kryetari aktual i Bashkise se Tiranes e la Mjaft-in, duke shitur narrativen e tipit “nuk ka qene kurre me e forte se kaq, edhe financiarisht”. Grupi i njerezve qe do e drejtonin (perfshire mua) kuptoi qe javen e pare qe nuk kishte leke per rrogat e stafit. 50 mije euro kishte borxh organizata vetem per skela Syla (per shkak te organizimit te Mjaft Fest). Gropa e borxhit ishte e llahtarshme. Dikush duhet tia permende keto gjera nje njeriu qe menaxhon qindra miliona euro ne qeverine lokale me te madhe te Shqiperise. Kur borxhi qe e fuste organizaten kapte 70-80 perqind te buxhetit vjetor te saj, sa eshte borxhi ku e fut gjysmen e Shqiperise ne qytetin qe e menaxhon pa asnje transparence?! Flini gjume tani se neser dite e re 😉

Postimi i Kristi Pinderit

Një skelë u shkëput nga një pallat në Tiranë pak ditë më parë duke bërë që të ndërronin jetë dy prej punëtorëve, Orjan Kodra dhe Ergys Brahimaj. Tre të tjerë Genti Bardhi 29 vjeç punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, ndërsa Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç punëtor i firmës skela “Syla”, mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Faik Konica”, në pallatin ku banon Erion Braçe.

Please follow and like us: